Nė shkurt tė vitit tė kaluar, kompania kineze Vivo, e ka lansuar njė telefon qė nė pjesėn e pėrparme ėshtė tėrėsisht ekran pa hapėsira tė kamerės pėr selfie dhe vetėm njė kornizė tė hollė.
Tani ėshtė lansuar pasardhėsi i kėtij telefoni, i quajtur Vivo Apex 2019 qė shfrytėzon tė njėjtin koncept, nė nivel shumė mė logjik, transmeton Telegrafi.
Gjatė muajit janar, Vivo e prezantoi pjesėrisht kėtė telefon pėrmes platformave nė internet, teksa tashmė e ka shfaqur nė njė aktivitet nė Hong Kong tė Kinės.
Telefoni nuk ka butona fizik, ndėrsa funksionon me presion nė sistemin e sensorėve. Porti i zakonshėm USB , ėshtė zėvendėsuar me Megaport, njė lidhės magnetik i vendosur nė pjesėn e pasme, qė i ndihmon tė mbushet bateria.
Nė kohėn e teknologjisė sė avancuar, ky telefon nik ka kartelė SIM, pasi ėshtė zėvendėsuar me eSIM. Gjithė ekrani ėshtė i ndjeshėm nė prekje, ndėrsa identifikimi i shenjave tė gishtit, realizohet ku do qė e prekė pėrdoruesi.
Me fjalė tjera, Vivo Apex 2019, ėshtė njė telefon i avancuar i teknologjisė moderne, qė sistemin e ekranit pa butona, e ngritė nė njė nivel shumė mė tė lartė.