Shumica e telefonėve me Android kanė softuerė tė pėrshtatur i cili shkon pėrtej pamjes pavarėsisht nėse janė bėrė nga Samsung, Xiaomi apo edhe vetė Google.




Besojeni ose jo Samsung ka bėrė diēka qė shumė prej nesh nuk e prisnim: ka krijuar njė softuer tė mrekullueshėm. Ditėn e sotme kompania do tė prezantojė tre telefonė tė rinj, konkretisht modelet e flagshipit Galaxy S10, ku secili prej tyre vjen me softuerin “One UI” i bazuar nė Android 9 Pie.

One UI pa mė tė voglin dyshim ėshtė nė shumė drejtime edhe mė i mirė sesa vetė sistemi operativ i pastėr qė Google ka vendosur nė Pixel 3. Sikur tė mos ishte pėr faktin se Google dėrgon pėrditėsime mė tė shpeshta sigurie, One UI do tė ishte zgjedhja jonė e parė.

Ende ka pjesė problematike nė One UI por nuk prishin tėrė eksperiencėn koherente tė versionit tė ri Android. Nėse keni qenė tė vėmendshėm rreth botės Android nė vitet e fundit mund tė keni parė se komuniteti nuk po flet mė mė rreth pėrshtatjeve tė Android. Jemi gėnjyer duke besuar se ekziston Android-i i pastėr por nė fakt pushtohej nga softuerė tė jashtėm nė nivele tė ndryshme.

Sot Android i pastėr bėn shumė mė pak sesa ishim mėsuar tė shohim. Versioni bazik Android Open Source Project nuk ėshtė diēka qė do tė dėshironit ta pėrdorni sepse shumė pjesė janė hequr ose nga Google ose nga vetė prodhuesi i telefonėve. Prandaj tė flasėsh pėr Androidin e pastėr apo pėr ndėrfaqe tė ndryshme ėshtė e pakuptimtė. Shumica e telefonėve me Android kanė softuerė tė pėrshtatur i cili shkon pėrtej pamjes pavarėsisht nėse janė bėrė nga Samsung, Xiaomi apo edhe vetė Google.

Pėrshtatjet e Android nė Samsung ka rezultuar jo pak herė problematike dhe kanė fituar njė reputacion tė keq. E kemi fjalėn pėr TouchWiz. Ishte i nevojshėm pėr ditėt e para tė Android i cili nuk arrinte nivelin e sotėm. Por pėr Samsung gjėrat nuk shkuan siē duhet nė pėrpjekje ta bėnte ndėrfaqen tė pėrafėrt me iPhone por me mė tepėr funksione. Tė gjitha kėto funksione vetėm bėnė ēdo gjė mė konfuze dhe vetė sistemin operativ mė pak stabil.


Samsung dhe TouchWiz

Nė fund tė fundit TouchWiz i mungonte shija. Njė version i TouchWiz bėnte tingullin e njė pike uji sa herė qė preknit telefonin. Samsung e kuptoi se marka kishte marrė fund dhe i ndryshoi emrin nė “Samsung Experience.” Kėtė vendim e mori kur Samsung kishte filluar tė pėrmirėsonte eksperiencėn e softuerit. Megjithatė ishte e qartė se njė ridizajnim ishte i nevojshėm.

Tashmė kemi One UI. Nuk themi dot se ēdo gjė ka ndryshuar pėrgjithnjė kur flasim pėr pėrshtatjen e Android nga Samsung. Ende ka versione tė ndryshme tė disa aplikacioneve sepse Google dhe Samsung dėshirojnė tė kenė softuerin e tyre prezent. Telefonėt Samsung gjithashtu shquhen pėr vonesa nė performancė me kalimin e kohės dhe nuk e dimė nėse One UI dhe Android 9 do tė pėsojnė tė njėjtin fat.




Por me vetėm njė javė pėrdorim kemi kuptuar se ky sistem operativ ėshtė i dizajnuar pėr tė qenė mė shumė sesa thjeshtė disa funksione tė reja. Historikisht kemi menduar se tė gjitha kėto pėrshtatje tė softuerit ishin tė tepėrta dhe panevojshme. Por pėrshtatja e AOSP ėshtė e domosdoshme ditėve tė sotme. Prandaj duhet tė gjykojmė telefonin mbi meritat qė ka dhe jo nė bazė tė versionit tė idealizuar tė Android.

One UI konsiston prej katėr pjesėsh. Njėra ėshtė pėrditėsim bazik i Android 9 Pie qė do tė thotė se do tė merrni veēori tė vogla falas. E dyta ėshtė njė pėrditėsim gjeneral i pamjes dhe ndjesisė qė ēdo gjė tė jetė mė e pastėr. E treta pėr shkak se ėshtė Samsung, me dhjetėra veēori janė fshehur nė ēdo cep tė sistemit operativ. Disa prej tyre si “Dark Mode” janė tejet tė dobishme. Disa prej tyre tė kujtojnė TouchWiz. Por nė terėsi Samsung ka bėrė njė punė tė mirė.


One UI ėshtė mė shumė sesa ndėrfaqe

Funksioni i fundit i rėndėsishėm i One UI ėshtė ajo qė shumė njerėz kanė vėnė re: njė hapėsirė e madhe teksti brenda aplikacioneve. Kur hapni aplikacione si Mesazhet apo Cilėsimet do tė vėreni emrin e aplikacionit nė njė fushė tė madhe duke zėnė gjysmėn e ekranit. Kur shfletoni hapėsira zvogėlohet dhe pėrmbajtja zė plotėsisht ekranin.

Ideja ėshtė qė e bėn mė tė lehtė pėr gishtin tė arrijė pėrmbajtjet qė dėshiron. Telefonėt janė kaq tė mėdhenj saqė do tė ishte mė mirė sikur gjysma e ekranit tė lihej bosh qė pjesėn tjetėr ta pėrmbajtjes ta arrijmė lehtėsisht. Ka njė diferencė mes njė dredhie dhe njė funksioni. Nė fillim kur e hapni aplikacionit tė duket njė marrėzi tė zihet gjithė kjo hapėsirė. Por kur e pėrdorni ēdo gjė duket mė e natyrshme dhe normale. Njė marrėzi tė thotė “Mė shiko mua” ndėrsa njė funksion e bėn mė tė lehtė pėrdorimin e telefonit.

Por One UI ka njė problem: pėrditėsimet e softuerit. Samsung ju deshėn katėr apo pesė muaj qė Android 9 Pie tė vijė nė Galaxy S9. Kjo nuk ėshtė aspak e mirė. Projekti i ri i Google Treble duhej tė modularizonte sistemin operativ duke e bėrė mė tė lehtė pėr prodhuesit si Samsung tė ofrojnė pėrditėsime mė shpejta. Por nuk ka ndodhur dhe Samsung vazhdon me tė ketė vonesa tė mėdha nė pėrditėsime pėr arsye qė ende nuk i dimė.

Nuk mendojmė se pėrbėn njė problem madhor pėr sigurinė pėr sa kohė kemi pėrditėsime sigurie. Por kur versioni i ardhshėm i Android tė vijė me shumė gjasa do ta merrni nė Galaxy S10 pasi tė ketė mbėrritur tek telefoni Google Pixel.
Por nuk ėshtė arsye e mjaftueshme pėr tė refuzuar Galaxy S10 dhe Samsung One UI. Shumė probleme qė Samsung dikur i ka pasur me Android sot nuk janė mė. One UI ėshtė mė elegant sesa softuerėt Samsung tė sė kaluarės. Urtėsia pas pėrditėsimeve tė softueri mbetet e saktė. Shpresojmė qė Samsung tė bėhet aq agresiv me pėrditėsime sa ē’ishte me anashkalimin e TouchWiz.