GJUHA SHQIPE
Mėnyrat pėr ta njohur dhe pėr ta pėrdorur sa mė pastėr gjuhėn qė na lanė tė parėt tanė:
Shqipja ėshtė gjuhė e folur dhe e shkruar. Ajo pėrdor tingujt (gjuha e folur) dhe shkronjat (gjuha e shkruar), fjalėt dhe rregullat gramatikore me anė tė cilave fjalėt lidhen nė fjali dhe marrin njė kuptim tė caktuar. Fjalėt dhe rregullat e kombinimit tė tyre formojnė njė sistem, ēdo pjesė e tė cilit ėshtė e lidhur me pjesėt e tjera. Tėrėsia e rregullave tė lidhjeve tė fjalėve formon strukturėn e kėtij sistemi.
Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Shqipja formon njė degė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane, pra nuk ka lidhje bijėsie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės dhe Dibrės, nė Preshevė, nė Bujanovcė dhe nė Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin Lindjen me Perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.
Rreth dy mijė fjalė tė shqipes janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj.
Shqiptarėt janė pasardhės tė Ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes. Nga kjo gjuhė na kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe: sika=thika, peli=pleq, aspetos=i shpejtė. Dhe disa emra gjeografikė dhe emra personash Ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė shpjeguar me fjalėn shqipe dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal, dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash.
Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė qė zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj. Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė. Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e gjuhės dhe kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė nga greqishtja e vjetėr latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj. Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qershi, shpellė; nga latinishtja: arė, kalė, mbret, furkė, ungj; nga greqishtja bizantine: fis, ikonė, kallogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si dhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojė (velike+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.

Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime nga gjuhėt e huaja sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr ti asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj. Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon, nė shqip dalin drapėr, qershi, shpellė; nė latinisht arvum, vicinium, impertorem nė shqip arė, fqinj, mbret; nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafsh.

Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė, ishin nėn influencėn e kulturės e tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave, turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e vet si gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.

Nė historinė e Shqipėrisė dhe shqiptarėve Rilindja shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė. Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (187 hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.

Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit XVI(1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkruar nga Lukė Matrėnga dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar ose mė mirė gjuhė standarde.
Nė kėtė rubrikė tė faqes sonė do tė merremi kryesisht me trajtimin e MORFOLOGJISĖ dhe tė DREJTSHKRIMIT tė shqipes pasi mendojmė se janė kolonat kryesore tė gjuhės. Pjesėt e tjera qė marrin pjesė nė strukturėn e gjuhės si Fonetika qė merret me studimin e veēorive tė artikulimit tė tingujve, Leksikologjia qė merret me studimin e fjalėve dhe lidhjeve qė ato kanė ndėrmjet tyre. Semantika qė merret me kuptimin e fjalėve dhe kuptimin e thėnieve qė rrjedh nga pėrdorimi i kėtyre fjalėve dhe nga ndėrtimi i tyre sintaksor. Sintaksa qė merret me studimin e funksioneve dhe strukturave.









1. EMRI, Gjinia e Emrave
1. Gjinia e emrave nė shumicėn e rasteve mund tė dallohet morfologjikisht nga mbaresat qė marrin ata nė trajtėn e shquar tė rasės emėrore tė njėjėsit:
Emrat mashkullorė marrin mbaresėn -i ose -u: plep-i, mendim-i, vėlla-i, burr-i (burrė), gjum-i (gjumė),
zog-u, dhč-u etj.;

Emrat femėrorė marrin mbaresėn -a ose -ja (kėtu ėshtė fjala pėr nė radhė tė parė pėr emrat e pėrgjithshėm).

Gjinia gramatikore e emrave tė pėrveēėm tė njerėzve pėrcaktohen nga seksi i personit pėrkatės, p.sh. Lekė-Leka, Dedė-Deda, Kolė-Kola, Koēo-Koēoja janė emra mashkullorė, megjithėse shkojnė sipas lakimit tė emrave femėrorė, nga ana tjetėr, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janė emra femėrorė, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave mashkullorė.
Po kėshtu disa emra si axhė-axha, dajė-daja, gegė-gega, toskė-toska, qė shėnojnė frymorė tė seksit mashkullor, megjithėse shkojnė pas lakimit tė emrave femėrorė, i pėrkasin gjinisė mashkullore, janė emra mashkullorė tė lakimit tė tretė).

Gjinia gramatikore e emrave tė mėsipėrm, tė pėrveēėm e tė pėrgjithshėm, shprehet sintaktikisht:
Fjalėt pėrcaktuese edhe fjalėt e tjera qė pėrshtaten me kėta emra, vihen nė trajtėn e gjinisė mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola ėshtė punėtor i dalluar; Nermini ėshtė punėtore e dalluar; axha im; daja i vogėl etj.
2. Ka njė numėr emrash, tė cilėt dikur pėrdoreshin nė tėrė gjuhėn si asnjėanės dhe e formonin trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -t, p.sh,: drithė-t, gjalpė-t etj. Kjo formė dėgjohet ende sot nėpėr dialektet e nė tė folurit tė brezit tė vjetėr. Nė gjuhėn letrare tė sotme kėta emra pėrdoren si mashkullorė, d.m.th. e formojnė trajtėn e shquar tė emėrores sė njėjėsit me mbaresėn -j dhe formojnė trajtėn e shquar tė emėrores me mbaresėn -in.
Emrat nė fjalė janė:
ballė - balli - ballin
brumė - brumi - brumin
djathė - djathi - djathin
drithė - drithi - drithin
dyllė - dylli - dyllin
dhallė - dhalli - dhallin
dhjamė - dhjami - dhjamin
grurė - gruri - grurin
gjalpė - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltė - mjalti - mjaltin
ujė - uji - ujin
vaj - vaji - vajin
Trajtat asnjanėse tė kėtyre emrave mund tė pėrdoren nė vepra letrare pėr tė individualizuar ndonjė personazh me anė tė gjuhės ose pėr tė karakterizuar gjuhėn e njė epoke tė kaluar. Ato mund tė pėrdoren gjithashtu edhe nė shprehje frazeologjike, p.sh.: m'u ngjeth mishtė, ose kur kanė marrė njė kuptim tė veēantė, p.sh.: ujėt (nė kuptimin "ujėt e hollė„ ), dhjamėt (nė mjekėsi, p.sh.: operoi dhjamėt).

Emri krye, kur pėrdoret me kuptimin "kokė", nė rasėn emėrore ose kallėzore, ėshtė kurdoherė asnjanės dhe formon trajtėn e shquar me mbaresėn -t, p.sh.: mė dhemb kryet, ndėrsa, kur pėrdoret me kuptimin "kryetar, i parė„ ose "kapitull" (libri) ėshtė kurdoherė mashkullor dhe e formon trajtėn e shquar me mbaresėn -u, p.sh.: kreu i vendit, kreu i tretė e
Njė numėr emrash, tė cilėt janė pėrdorur mė parė edhe si mashkullorė, edhe si femėrorė ose pėrdoren ende keshtu nėpėr tė folme tė ndryshme, kanė kaluar sot pėrfundimisht nė gjininė mashkullore, p.sh.:
borxh-i, djep-i, kryq-i, ligj-i, lot-i, nder-i (pėr kėtė arsye duhet thėnė faleminderit, falemnderit dhe jo faleminderės, falemnderės), pyll-i, qiell-i, shėndet-i, turp-i etj.;
Po kėshtu edhe: problem-i, program-i, komunizėm-i, marksizėm-i, organizim-i, reumatizėm-i, sarkazėm-i, etj.

Trajtat femėrore tė tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera, problema, komunizma, reumatizma, sarkazma etj, kanė dalė jashtė normės sė sotme letrare dhe nuk duhen pėrdorur. Emri "furrė" ėshtė i gjinisė femėrore: furra (dhe jo furri)











2. MBIEMRI
Mbiemra quhen fjalėt qė shėnojnė se ēfarė lloji ėshtė ose ēfarė vetie ka emri (qen i zi, qen i vogėl, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri pėrshtatet nė numėr, gjini dhe rasė me emrin me tė cilin lidhet:

- pėrshtatje nė gjini :
mjeku i ri
mjekja e re
- pėrshtatje nė numėr :
mjekėt e rinj
mjeket e reja
- pėrshtatje nė rasė :
mjeku i ri
i mjekut tė ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes sė re
mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen nė dy grupe: mbiemra tė nyjshėm dhe mbiemra tė panyjshėm.
Mbiemra tė nyjshėm janė:
- ata qė mbarojnė me -ė : i bardhė, i mirė, i gjatė;
- ata tė formuar me prapashtesat -(ė)m, -shėm, -(ėt): i mesėm, i shėndetshėm, i hekurt, i ftohtė etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zėnė, i lodhur;
- disa mbiemra qė dalin me -ėr : i vjetėr, i varfėr, i verbėr, i shurdhėr,
Mbiemra tė panyjshėm janė :
- mbiemrat e formuara nga emrat pėrgjegjės me konversion: tiranes, shkodran, korēare, vlonjate;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ė)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegės, ngjitės, vlerėsues, ushqyes, rrėmbyes;
- tė gjithė mbiemrat e pėrbėrė: zemėrgjerė, zemėrgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqėror, largpamės, mirėbėrės etj.
*




3. NUMĖRORI
Numėrorė quajmė fjalėt qė tregojnė numėr dhe sasi tė caktuar qeniesh ose sendesh:
njė, dy, tre, : dy fėmijė tri gra, katėr burra, 20 metra

Fjalėt qė tregojnė radhė si: i parė, i dytė, i dhjetė, tė cilat kanė kategoritė gramatikore tė mbiemrave, nuk do tė trajtohen si numėrorė po si mbiemra.
Numėrorėt pėrdoren pėr tė treguar :
- datėn, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nėntor.
- njė periudhė tė caktuar kohe:-
Kur ke qenė nė Amerikė ? Nga 1990 deri mė 1997 .
- pėrmasa ose pėrqindje : 0,5 m, 50 pėr qind etj.
- notat nė shkollė :
Ēfarė more sot ? - Dhjetė.
-nė domino: katėr-treshi, pesė-gjashta.
Kur pėrdoret me nyjėn e pėrparme "tė" numėrori ka njė kuptim pėrmbledhės:
Erdhėn tė dhjetat.
Numėrori pėr tė mos pėrsėritur edhe njė herė emrin e dhėnė nė fjali ose pėr tė mos e zėnė nė gojė fare, pėrdoret i emėrzuar:
Ē’tė bėnin ata tre kundėr dhjetėve ?
Numėrori pėrdoret i emėrzuar edhe nė veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy herė.
Rrėnja katrore e nėntės ėshtė treshi.
Pėrdoret nė emėrtimin e viteve:
A anėtar shoqate i nėntėdhjetė e katėrshit.
Numrat njė, dy, tre, emėrzohen me anė tė prapashtesės -sh : njėsh-i, dysh-i, tresh-i.
Numėrorėt janė :
- fjalė tė parme: zero, njė, dy, tre, katėr etj.;
- fjalė tė pėrngjitura: njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, trembėdhjetė etj.;
- fjalė tė pėrbėra: tridhjetė, pesėdhjetė, gjashtėdhjetė;
- lokucione: tridhjetė e njė, pesėdhjetė e katėr etj.
Numėrorėt nė pėrgjithėsi nuk e kanė kategorinė gramatikore tė gjinisė: katėr djem, katėr vajza.
Bėn pėrjashtim numėrori tre i cili e ka kategorinė e gjinisė: tre djem, tri vajza, por edhe njėzet e tre djem dhe njėzet e tri vajza.
Numėrori e ka kategorinė e gjinisė edhe kur ka kuptim pėrmbledhės:
Sa djem erdhėn ? Tė dy(tė tre).
Sa vajza erdhėn ? Tė dyja(tė tria).
Ky dallim ruhet edhe kur numėrori tre/tri pėrdoret pa emrin pėrkatės:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numėrorėt kur tregohen si tregues tė emrave, marrin kategorinė gramatikore tė rasės:
RASA Numėrori Mashkullore Femėrore
Emėrore dy tė dy tė dyja
Gjinore i,e, dyve i,e,tė dyve i,e, tė dyjave
Dhanore dyve tė dyve tė dyjave
Kallėzore dy tė dy tė dyja
Rrjedhore dyve tė dyve tė dyjave
*














4. PĖREMRI
Pėremra quhen fjalėt qė pėrdorim nė ligjėrim nė vend tė emrave ose mbiemrave:
Nė strehėn e shtėpisė dallėndyshet vit pėr vit bėjnė folenė.
Ato fluturojnė me shpejtėsi para shtėpisė.
Vjollca i do shumė dallėndyshet.
Ajo kėnaqet kur i shikon ato duke fluturuar.
Pėremrat janė shtatė llojesh :
- vetorė: unė, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

- vetvetorė: vetja, vetvetja;

- dėftorė: ky, kjo, kėta, kėto, i kėtillė, e kėtillė, tė kėtilla, i tillė, e tillė, tė tillė, tė tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillė, e atillė tė atillė, tė atilla;

- pronorė:
Veta I. im, ime, ynė, jonė, e mi, e mia, tanė, tona,
Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

- lidhorė: qė, i cili, e cila, tė cilėt, tė cilat, ēka, ē, ēfarė, kush, sa,

- pyetės: kush, cili, cila, cilėt, cilat, ē, ēfarė, sa, i sati, (me, pėr, nga) se;

- tė pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurrkush; njė, ndonjė, njėri, ndonjėri, asnjė, asnjėri; secili, gjithsecili, cilido, ēfarėdo, gjithēka, diēka, ca, disa, tė gjithė etj.









5. FOLJA, Njohuri tė pėrgjithshme
Folje quhen fjalėt qė tregojnė se subjekti vepron ose pėson diēka ose ndodhet nė njė gjendje tė caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmė se ėshtė fjala pėr njerėz, kafshė dhe sende, po nuk dimė se ēfarė bėjnė ose ēfarė ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollėt u poqėn, macja fle atėherė prej fjalės punon mėsojmė se motra po kryen njė veprim (punon), prej fjalės u poqėn mėsojmė se mollėt pėsuan diēka (u poqėn), prej fjalės fle mėsojmė se macja ndodhet nė njė gjendje tė caktuar (fle).
Fjalėt punon, u poqėn, fle janė folje.
5.1. FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i tė cilave i kalon njė personi ose sendi tjetėr, d.m.th. qė pranojnė njė kundrinor:
Beni ēdo ditė lexon gazetėn.
Foljet qė pranojnė njė kundrinor tė drejtė janė folje kalimtare tė drejta:
Blerta ēdo ditė vadit lulet.
Foljet qė mund tė marrin kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė janė kalimtare tė zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh qė njė folje tė marrė njėkohėsisht njė kundrinor tė drejtė dhe njė kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė, pra tė jetė njėkohėsisht folje kalimtare e drejtė dhe e zhdrejtė
Ia dhashė librin Zanės.
Ia afrova Zanės tufėn e luleve.

Folje jokalimtare janė ato qė nuk pranojnė kundrinor: fle, eci, rri, qėndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetėsuar.
Dje fjeta gjithė ditėn.

Disa folje pėrdoren herė si kalimtare, herė si jokalimtare. pėr tė gjetur se cilit grup i pėrkasin duhet parė se nė ē'kuptim janė pėrdorur.
5.2. FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare tė drejta kanė dy forma , formėn veprore dhe formėn joveprore :
Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem
Veprore ( laj, fshij, thaj ) janė foljet qė tregojnė se subjekti vepron ( laj fytyrėn, fshij dhomėn, thaj rrobat )
kurse joveprore foljet qė tregojnė se subjekti pėson, d.m.th. i nėnshtrohet veprimit tė njė tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
5.3. Kohėt e Foljes
Kohėt themelore tė foljes janė e tashmja, e shkuara, e ardhmja.
E tashmja tregon diēka qė bėhet tani.
Fryn erė dhe bie shi.
E shkuara ka pesė nėnndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtė dhe e kryera qė shprehin veprime tė kryera para ēastit kur flasim dhe mė se e kryera dhe e kryera e tejshkuar qė shprehin veprime para njė ēasti tė caktuar tė sė shkuarės:
Frynte erė dhe binte shi.
Kishte fryrė erė dhe kishte rėnė shi.
E ardhmja ka dy kohė tė ardhmen
dhe tė ardhmen e pėrparme.
E ardhmja shpreh njė veprim qė pritet tė kryhet pas ēastit kur flasim ose qė do tė kryhet nė tė ardhmen:
Do tė bjerė shi.
E ardhmja e pėrparme shpreh njė veprim qė pritet tė kryhet para njė veprimi tjetėr nė tė ardhmen:
Kur do tė ktheheni ju, unė do t'i kem mbaruar detyrat.
Pėrveē pėrdorimeve themelore kohėt kanė edhe pėrdorime tė tjera mė tė veēanta.
Kohėt e foljeve janė: tė thjeshta dhe tė pėrbėra.

Tė thjeshta janė e tashmja, e pakryera,
e kryera e thjeshtė dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa qė i shtohen foljes: mėso-j, mėso-n, mėso-j-a, mėso-je, mėso-v-a, mėso-v-e
Kohėt e pėrbėra janė:
e kryera ( kam mėsuar ),
mė se e kryera ( kisha mėsuar ),
e kryera e tejshkuar ( pata mėsuar ),
e ardhmja e pėrparme ( do tė kem mėsuar ).
Kėto formohen me ndihmėn e foljeve ndihmėse.
5.4. Mėnyrat e Foljes
Kuptimi i asaj qė shprehet nga folja mund tė paraqitet prej folėsit nė mėnyra tė ndryshme:
- si diēka e realizuar : Ne punuam.
- si diēka e dėshirueshme, e pritshme: Tė punojmė apo tė mos punojmė.
- si urdhėr: Punoni!
- si habi: Punuakan!
Trajtat e ndryshme qė merr folja pėr tė shprehur pikėrisht kėta kuptime quhen mėnyra. Nė gjuhėn shqipe folja ka gjashtė mėnyra:
dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore.
Mėnyra dėftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diēka tė vėrtetė ose reale, qoftė ky pohim, mohim ose pyetje:
Iliri po mėson.
Iliri nuk po mėson.
A po mėson Iliri ?
Mėnyra lidhore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diēkaqė dėshirojmė ose presim tė ndodhė
Po tė punosh do tė fitosh.
Mėnyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur tė foljes si diēka tė mundshme qė varet (kushtėzohet) nga njė veprim tjetėr:
Po tė punoje mė shumė, do ta mėsoje mė mirė kompjuterin.
Mėnyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diēka tė papritur qė shkakton habi:
Sa qenka rritur !
Ju mėsoni shumė !
Mėnyra dėshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes nė formė urimi ose mallkimi:
Shkofsh e ardhsh shėndosh !
U bėfsh njėqind vjeē !
Tė raft pika !
Mėnyra urdhėrore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes nė formė urdhri, kėrkesė, kėshillė:
Punoni mė mirė.
Mėsoni mė shumė.
Dėftorja, lidhorja, kushtorja, habitorja, dėshirorja dhe urdhėrorja kanė forma tė veēanta pėr kohė dhe pėr veta tė ndryshme tė ēdo numri.

Veē kėtyre mėnyrave ka edhe forma foljore tė pashtjelluara tė cilat nuk kanė as kohė as vetė as numėr.
Format e pashtjelluara tė foljeve janė: pjesorja, paskajorja, pėrcjellorja dhe mohorja:
- pjesorja: punuar, mėsuar, blerė, gjetur, tharė etj.;
Foljet kanė edhe njė pjesore tė shkurtuar e cila gjendet duke i hequr pjesores prapashtesėn -r, -rė, -ur, -ė,: punua(r) - punua, bler(ė)- ble(rė), gjet(ur) - gjet
thėnė(ė) - thėnė.
- paskajorja: pėr tė punuar, pėr tė mėsuar, pėr tė marrė etj.;
- pėrcjellorja: duke punuar, duke mėsuar, duke marrė etj.;
- mohorja: pa punuar, pa mėsuar, pa mėsuar, pa marrė etj.;
Nė kėto trajta, ajo qė shprehet nga folja nuk mund tė paraqitet prej folėsit nė mėnyra tė ndryshme, prandaj ato nuk merren si mėnyra.

5.5. Veta dhe Numri i Foljes
Vetė e foljes quhet forma foljore qė tregon se kush e kryen veprimin
(unė, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato):

Veta I njėjės: unė punoj
Veta II njėjės ti punon
Veta III njėjės ai punon
Veta I shumės: ne punojmė
Veta II shumės: ju punoni
Veta III shumės: ato punojnė
Numėr i foljes quhet forma foljore qė tregon se veprimi kryhet nga njė ose mė shumė qėnie apo sende. Folja ka dy numra, njėjėsin dhe shumėsin:
Unė punoj (Veta I njėjės)
Ne punojmė (Veta I shumės)















6. NDAJFOLJA *
Ndajfolje quhen fjalėt e pandryshueshme qė plotėsojnė para sė gjithash foljen, duke treguar mėnyrė, vend, kohė, shkak, qėllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartė dhe saktė.
Ndajfoljet mund tė plotėsojnė edhe njė mbiemėr ose ndajfolje tjetėr:
Detyra ishte tepėr e vėshtirė.
Ata u ngritėn shumė herėt atė ditė.
Por nga kuptimi ndajfoljet janė gjashtė llojesh:
mėnyre, vendi, kohe, shkaku, qėllimi, sasie.
NDAJFOLJET E MĖNYRĖS
Ndajfoljet e mėnyrės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor mėnyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshėm (=nė mėnyrė tė natyrshme) me tė gjithė.
Ndajfoljet kryesore tė mėnyrės janė:
- mirė, keq, bukur, pastėr, qartė, shkurt, thjesht, qė tregojnė cilėsinė e veprimit. Tė tilla janė edhe ndajfoljet gėzueshėm, natyrshėm, furishėm, etj.;
Vjollca flet bukur frėngjisht.

- menjėherė, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Qė tregojnė ecurinė e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekėt, gjerė, gjatė, thellė, ulėt qė tregojnė pėrmasa:
Toka duhet punuar thellė.

- bujarisht, trimėrisht, artistikisht, besnikėrisht, teorikisht, qė kanė kuptimin e togut nė mėnyrė + mbiemėr: bujarisht (nė mėnyrė bujare), po edhe shqip, frėngjisht, anglisht:
Nė Shqipėri mė pritėn dhe mė pėrcollėn bujarisht (nė mėnyrė bujare).
NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnė rolin e grupeve parafjalorė plotės vendi.
Ndajfoljet kryesore tė vendit janė:
- afėr, larg, pranė, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjėkund, gjithkund, anembanė, gjithandej, kudo, ngado, asgjėkund, kurrkund, etj, qė tregojnė vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (nė anėn e djathtė).

- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Nė tė vėrtetė ku dhe nga janė ndajfolje pyetėse, po merren edhe si ndajfolje vendi:
NDAJFOLJET E KOHĖS
Ndajfoljet e kohės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.
Ndajfoljet kryesore tė kohės janė :
- dje, pardje, nesėr, pasnesėr, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, qė tregojnė kohėn e saktė tė kryerjes sė veprimit:
Erdha sot (=ditėn e sotme) nga Tirana dhe do tė nisem nesėr (ditėn e nesėrme).

- njėherė, njė herė e njė kohė, gjithmonė, kurdo, sė shpejti, sė lashti, qė tregojnė njė kohė tė papėrcaktuar:
Sė shpejti do tė organizohet nė Tiranė njė konferencė pėr gjuhėn shqipe.
NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnė rolin e njė grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janė: pėrse, pse tė cilat pėrdoren pėr tė pyetur pėr shkakun e kryerjes sė njė veprimi:
Pse (pėr ēfarė arsyeje) nuk punon edhe ti si tė tjerėt?
Pėrse (pėr ēfarė qėllimi) mė kėrkon?
Kėtu mund tė fshihen edhe fjalėt prandaj, andaj, (=pėr kėtė shkak, pėr kėtė arsye, pėr kėtė qėllim) tė cilat funksionojnė edhe si lidhėza.
NDAJFOLJET E SASISĖ
Ndajfoljet e sasisė luajnė rolin e grupeve emėrore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore tė sasisė janė:
- shumė, pak, tepėr, fort, sė tepėrmi, pėr sė tepėrmi, njėherė, dyherė, etj, qė tregojnė nė ē`masė realizohet veprimi:
E njoh mirė Butrintin, se e kam vizituar tri herė.
Gjeta njė libėr shumė tė vjetėr, tė ruajtur shumė mirė.

- fort, tepėr, sė tepėrmi, njėfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. qė shprehin intensitetin ose shkallėn e njė veprimi a tė njė cilėsie.
Dėgjomė, mua plakun, se di mė tepėr se ti.
SHKALLĖT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet pėrdoren nė shkallėn pohore, krahasore dhe sipėrore, kryesisht ndajfoljet e mėnyrės: mirė, bukur, qartė, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtė, afėr, larg, vonė, herėt, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipėrore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalė me tė cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipėrore e mbiemrave.
- Shkalla pohore
Miri ecėn shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazisė : Mirri ecėn aq shpejt sa Genti.
e sipėrisė : Miri ecėn mė shpejt se Genti.
e ultėsisė : Miri ecėn jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipėrore
Miri ecėn shumė shpejt.
7. PARAFJALA
Parafjalė janė fjalėt e pandryshueshme qė qėndrojnė pėrpara emrave, pėremrave, numėrorėve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrėdhėnie vartėsie ndėrmjet fjalėve :
Punoj me lopatė.
E njoha nga zėri.
U rreshtuan pėr tre.
Ka ardhur njė ftesė pėr ty.
Beni ėshtė i dashur me tė gjithė.
E njohin pėr mirė.
Parafjalėt, sipas strukturės morfologjike, janė tė thjeshta, tė pėrngjitura dhe shprehje :
- tė thjeshta : me, nė, nga, afėr, brenda, larg, para etj.;
- tė pėrngjitura : nėpėr, pėrmbi, pėrveē, sipas, etj.;
- shprehje : ballė pėr ballė, rreth e qark, nė kundėrshtim me, nė lidhje me etj.
Parafjalėt sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen nė :
- parafjalė tė rasės emėrore: nga, te (tek):
Ėshtė nga Tirana.
U rrėzua nga lodhja.
Nga darka do tė dukemi.
Ėshtė i madh nga trupi.
Shtėpitė u ndėrtuan nga vetė banorėt.
Nė krye doli njė nga ish tė burgosurit.
Rrinte te pragu i derės dhe vėshtronte avionėt qė fluturonin.

- parafjalė tė rasės gjinore : me anė, me anėn, nė sajė, nė vend, pėr arsye, pėr shkak, etj.:
Me anė tė njė miku arrita ta kapėrcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet nė sajė tė kontributit qė jep populli.
Ju kemi nė vend tė prindėrve.
Shtėpia mbeti pėrgjysmė pėr shkak tė largimit tė vėllait.

- parafjalė tė rasės kallėzore: nė, me, pa, pėr, mė, mbi, nėn, ndėr, etj.:
Erdhi vonė nė shtėpi.
U takua me vėllain nė Prishtinė.
Nuk rrihet pa punė.
Mira u nis dje pėr Bruksel.
Mė 10 qershor kam ditėlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nėn kėmbė.
Parisi ėshtė njė ndėr qytetet mė tė bukura.

- parafjalė tė rasės rrjedhore: prej, ndaj, pėr, etj.
Ishte prej Durrėsi.
Ndaj tij u morėn masa tė rrepta.
E kapi pėr gryke.

8. LIDHĖZA
Lidhėzat janė fjalėt e pandryshueshme qė shėrbejnė pėr tė lidhur fjalė, grupe fjalėsh ose fjali midis tyre:
Kur vdiq Skėnderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia janė tė mijat! Mjerė Evropa, se i humbi shpata dhe mburoja".
Sipas kuptimit qė kanė, lidhėzat janė:
- shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo vetėm… por(edhe), jo vetėm qė … por as, le qė… por(edhe), jo qė…po, jo qė… po(r) edhe, jo veē (qė)… por edhe, jo vetėm (qė)… por, jo vetėm (qė)… por as, jo vetėm (qė)… por edhe, jo vetėm (qė)… porse, le qė… por as (qė), le qė… por edhe;
- kundėrshtore: po, por, kurse, megjithatė, megjithėkėtė, mirėpo, ndėrsa, teksa, porse, veē, veēqė, veēse, vetėm, vetėm se etj.;
- veēuese: a, apo, ose, daē… daē, ja… ja, ndo… ndo, qoftė… qoftė, ose… ose, o… o;
- pėrmbyllėse: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethėnė, etj.
- ftilluese: se, qė, nė, nėse;
- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, qė ku, kudo qė, ngado qė, kurdoherė qė, para se, posa qė, qė kur, qė se, qysh se, sapo qė, sa herė (qė), sa kohė (qė), pėrpara se;
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, pėrderisa, kur, qė, sapo, meqenėse, meqė, ngaqė, ngase, duke qenė se, nga frika se, nga shkaku qė, pėr arsye se, pėr shkak se, posa qė, sapo qė, etj.

- qėllimore: qė, me qėllim qė, nė mėnyrė qė, me tė vetmin qėllim qė;

- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ē`, nga ē`, nga sa.

- mėnyrore: si, siē, ashtu si(ē), po(r) si, sikurse, sikundėrse, etj.;

- kushtore: nė, po, nėse, kur, sikur, nė qoftė se, nė ėshtė se, nė rast se, po qe se, me kusht qė etj.;

- rrjedhimore: sa, saqė, qė, aq sa, kėshtu qė;

- lejore: megjithėse, megjithėqė, ndonėse, sado(qė), sido(qė), edhe nė, edhe nė qoftė se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.
Lidhėzat mund tė grupohen nė dy grupe tė mėdha: lidhėza qė bashkojnė dy gjymtyrė ose dy pjesė qė kanė tė njėjtėn vlerė nė fjali (lidhėza bashkėrenditėse) dhe lidhėza qė bashkojnė pjesė mė vlera tė ndryshme, njėra kryesore dhe tjetra e varur (lidhėza nėnrenditėse).

Bashkėrenditėse janė lidhėzat shtuese, veēuese, kundėrshtore, pėrmbyllėse.

Nėnrenditėse janė lidhėzat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qėllimore, krahasore, mėnyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.

9. PJESĖZA
Pjesėzat janė fjalė qė plotėsojnė kuptimin e njė fjalie.
Pjesėzat, sipas kuptimit, mund tė grupohen si vijon:
- dėftuese: ja:
Ja kush erdhi…
- pėrcaktuese - saktėsuese: mu, pikėrisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikėrisht ai mė ka paditur.
- pėrforcuese: vetėm, veē, bile, sidomos, veēanėrisht, madje etj.;
Tė gjithė flasin mirė frėngjisht, sidomos Mira.
- pėrafruese - veēuese ose kufizuese: vetėm, veē, veēanėrisht:
Vetėm tė rinjtė punonin.
- pėrafruese: afėrsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Nė stadium ishin rreth 10.000 vetė.
- pohuese: po, posi, po qė po, po se po, si urdhėron etj:
A do tė shkosh nė Prishtinė? Posi.
- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo qė jo, as qė etj.;
Nuk e kam takuar.
- pyetėse: a, ė, e:
A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallė, gjė etj.:
Pėrse erdhi vallė?
E keni takuar gjė Mirėn?
- zbutėse: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
- emocionale shprehėse: ē`, de, pa, pra, se, seē, etj.:
Ja pra kėshtu ndodhi.
E pse pa, pėr njė fjalė goje u zumė.
Pjesėzat janė dy llojesh: me vend tė ngulitur ose me vend tė lirė.
Tė parat qėndrojnė gjithmonė para apo pas fjalės ose grupit emėror a foljor tė dhėnė:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.
Pjesėzat me vend tė lirė mund tė vendosen nė fillim, nė mes dhe nė fund tė fjalės:
Vallė, kush erdhi?
Kush erdhi vallė?
Kush tė jetė, vallė, ky qė erdhi?
10. PASTHIRRMAT
Pasthirrmat janė tingujt ose fjalėt e pandryshueshme qė shėrbejnė pėr tė treguar ndjenjat e folėsit ose pėrdoren pėr tė tėrhequr vėmendjen e dėgjueseve:
- O, sa mirė qė erdhėt! Ishim bėrė merak pėr ju.
Ato janė karakteristike pėr gjuhėn e folur dhe kuptimi i tyre shpesh qartėsohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen nė pasthirrma emocionale, qė shprehin ndjenja, dhe nė pasthirrma urdhėrore, qė shprehin dėshirėn ose vullnetin e folėsit.
Pasthirrma emocionale qė shprehin:
- ndjenja tė gėzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, tė lumtė, urra, ah, sa mirė;
- frikė, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

- mosbesim, mospėrfillje, pėrbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

- pakėnaqėsi, keqardhje, mėrzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

- nxitje (thirrje, urdhėr, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pėst, o burra, forca, hop, hė, na, sus, shėt, tė keqen etj.;

- pėrshėndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushėllime etj: faleminderit, lamtumirė, mirėmėngjes, mirėdita, mirėmbrėma, mirupafshim, mirė se erdhe, mirė se vjen, mirėmbeē, ditėn e mirė, natėn e mirė, tungjatjeta, udha e mbarė etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht nė fillim tė fjalisė, por shpesh pėrdoren edhe nė mes edhe nė fund tė saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi tė veēantė pas tyre vihet pikėēuditje:
Oh, ē'na gėzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
ONOMATOPETĖ
Janė fjalė qė shėrbejnė pėr tė riprodhuar tingujt, zėrat, zhurmat, britmat. Nė dallim nga pasthirrmat ato nuk shėrbejnė pėr tė shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bėnte macja.



1. RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT: SHENJAT E PIKĖSIMIT
Shenjat kryesore tė pikėsimit janė : pika(.), pikėpyetja(?), pikėēuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikėpresja(, dy pikat(: ), thonjėzat(" „), viza lidhėse(-) .
Pika , pikėpyetja , pikėēuditja , dhe tri pikat pėrdoren nė fund tė fjalisė pėr tė shėnuar pushimin qė ndan dy fjali nė gjuhėn e folur .
Pika shėnon intonacionin zbritės qė shoqėron zakonisht fundin e fjalisė dėftore :
Gazmendi erdhi vonė nė shtėpi (.)
Pikėpyetja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės qė karakterizon pyetjen gjatė tė folurit :
Nga na vjen o djalė (?)
Pikėēuditja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės dhe intensitetin e veēantė qė karakterizon shprehjen e njė emocioni ( njė e papritur , kundėrshtim , zemėrim , gėzim ) :
Merre lahutėn dhe na kėndo njė kėngė trimash (!)
Tri pikat tregojnė qė fjalia pėrmban njė nėntekst ose qė mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhėroi ushtarėt tė dilnin roje se shejtani besė s'ka (…)
Presja , pikėpresja , kllapat pėrdoren brenda fjalisė .
Presja shėnon grafikisht njė pushim tė shkurtėr brenda fjalisė . Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje :
- njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre tė veēuar :
Artani (,) djali mė i madh(,) punonte nė tregti …
Njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre homogjene :
Skėnderbeu mishėronte vetitė mė pozitive tė popullit : urtėsinė (,) menēurinė e trimėrinė .
Fjalėt e togjet e fjalėve tė ndėrmjetme :
Agimi (,) pėr ēudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesėt e njė fjalie tė pėrbėrė
Sanēoja (,) pasi rregulloi kafshėt (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .
Pikėpresja shėnon grafikisht njė pushim mė tė gjatė se presja . Ajo ndan nė pėrgjithėsi pjesė tė ndryshme tė pavarura tė njė fjalie tė pėrbėrė :
Ata qė mė donin , erdhėn ( ata qė s’tė donin , nuk erdhėn .
Dy pikat shėnojnė njė pushim qė zgjat pothuajse sa pikėpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanė njė vlerė , lajmėrojnė njė shpjegim , njė varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lėvizte dot asgjė (: )as duart, as kėmbėt. Disa pemė p.sh.(: )
portokallėt, limonėt , mandarinat i pjekin frutat nė dimėr .
Kllapat shėnojnė njė pushim tė shkurtėr si presja e shėrbejnė pėr tė dalluar , shquar dhe veēuar njė grup fjalėsh qė shprehin njė sqarim ose njė mendim tė ndėrshtėnė :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej kėshtu , se nė mes tė saj njė shkėmb i kuq )--- Dritėn e priste Agimi .
Thonjėzat dhe vizat .
Thonjėzat dhe viza shėrbejnė pėr tė rrethuar fjalėt e njė ose mė shumė bashkėbiseduesve nė njė ligjėratė tė drejtė .
(") Zemra e prindit nuk gėnjehet aq kollaj(") , - tha plaku .
Thonjėzat shėrbejnė gjithashtu pėr tė shėnuar emėrtimet e rrugėve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .:
Banon nė rrugėn (")Naim Frashėri(").
11.1. Shkurtimet
Njė numėr fjalėsh tė gjata qė pėrdoren shpesh, shkruhen tė shkurtuara sipas njė mėnyre tė caktuar. Kėto fjalė quhen shkurtime. Shkurtimet mė tė pėrdorshme janė:
emrat e gjatė tė shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSH-- (Republika e Shqipėrisė), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSH-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Kėto shkurtime shkruhen me shkronja tė mėdha, pa vėnė pikė, as ndėrmjet, as pas tyre;
emrat e personaliteteve tė njohura: N. Frashėri, A. Gj. Fishta, F. Konica etj. Nė kėto raste pas shkurtimeve vihet pikė;
Disa fjalė qė pėrdoren shpesh: d.m.th. (domethėnė), p.sh. (pėr shembull), etj. (e tė tjerė), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vėll. (vėllimi) etj. Nė kėtė rast pas ēdo shkurtimi vihet pikė;
Njėsitė qė tregojnė masė: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit nė kėto raste nuk vihet pikė.
Fjalėt qė shkurtohen lexohen tė plota. Disa prej tyre mund tė lexohen edhe sipas tingujve tė shkurtuar: ATSH (atėshėja), OKB (okėbėja).

11.2. PĖRDORIMI I Ė-SĖ
* *
ė-ja pa zė, ku pėrdoret??? Rregullėn pėrkatėse.

Shkronja ė ka njė rol shumė tė veēantė dhe shumė domethėnės nė gjuhėn shqipe.

ė- (pa zė) tregon intonacionin, pra kur nė fund tė njė fjale qėndron shkronja ė, atėherė zanorja qė qėndron para ė lexohet gjatė.
P.sh. njė mollė- kėtu ė ėshtė pazė, mirėpo shkronja o lexohet gjatė (edhe kėtu vėrej - gjatė, ė ėshtė pazė, ndėrsa a lexohet gjatė, apo sigurt-kėtu u lexohet shumė shkurt, andaj edhe nuk ka nė prapashtesė ė)

ė- tregon gjininė femėrore, pra njė emėr femėror, qoftė emėr i veēantė apo i pėrgjithshėm, ne rasėn emėrore merr prapashtesėn ė, si Elirė, Afėrditė. Nė raste kur nuk je e sigurt se cilės gjini i takon njė emėr atėherė e bėn njė test nė rasėn kallėzore, pra me pyetjen- kush?
P.sh. Emri lis - kush? Lisi- nga prapashtesa vėren qė ėshtė emėr mashkullor dhe shėnohet pa ė nė prapavijė, pra vetėm LIS.

ė- tregon shumėsin. p.sh. Disa fėmijėt etj. (natyrisht qė ka edhe pėrjashtime)

Kur ėshtė fjala pėr togfjalėsh, atėherė ė largohet nga mesi i togfjalėshit vetėm atėherė nėse fjala bashkėngjiste fillon me zanore. p.sh. bukėpjekės- kėtu ė qėndron, sepse fjala pjekės fillon me bashkėtingėllore. Nė tė kundėrtėn anulohet shkronja ė apo zanorja.
11.3. "q" apo "ē", "gj" apo "xh"

Ku pėrdoret ē-ja e forte dhe ku ajo e bute, njashtu edhe “gj” e “xh” ???

Kėtu fatkeqėsisht nuk ka rregulla, sepse nė tė vėrtetė nuk ka "ē" tė fortė apo "q" tė butė. Thjeshtė ėshtė e metė e tė parėve tanė kosovarė, qė nuk kanė ditur tė i shqiptojnė fjalėt si duhet.

Kjo dukuri ėshtė pėrcjell edhe te ne. Kur nuk e shqipton edhe nuk mund tė e dėgjon tingullin/shkronjėn, dhe si rrjedhim nuk mund tė shėnohet si duhet.
Pėr kėtė problem mė sė miri tė blihet fjalori shqip/shqip. Pra ē dh q, si dhe gj dhe xh janė shkronja qė dallojnė njėra me tjetrėn sikurse edhe qė dallon e me ė. Pra ėshtė problemi qė ne kosovarėt nuk i shqiptojmė si duhet.

ēdo => gjdo, bile edhe ne “xhudo” kam hasur dikund !!!!!!

Kėtu ėshtė e vetėkuptueshme qė shėnohet me ē, pra ēdo, gjdo dhe xhdo janė dialekte dhe si tė tilla janė gabim.







11.4. PĖRDORIMI I "SE" APO "TE", "IU" APO "JU"

Kur apo ku dhe perse pėrdoret “se” dhe “te” p.sh. te nėnės, se nėnės ???

Kjo rrjedh nga fjala qė qėndron para nėnės.
Tani nuk kam ndonjė ide pėr ndonjė shembull. Nėse mė kujtohet do tė shėnoj.

Perse "iu" dhe jo *"ju"

Kjo nuk vlen cdo herė. Pra ndonjėherė pėrdoret iu dhe ndonjėherė ju.
p.sh.
Ju lutem. (formė e drejtpėrdrejtė)
Asaj iu errėsuan sytė. (vėrej: sytė - ė tregon shumėsin