Receta Gatimi

Gramatika


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Gramatika

    Po vazhdojmė *kapitullin me tema nga gramatika e gjuhės shqipe, kėsaj radhe me shenjat e pikėsimit, tė cilat po ashtu janė njė nder gabimet mė tė shpeshta tė shumica e anėtarėve tė faqes sonė. *
    Ėshtė gabim tė shkruhet *"fjala – njė hapėsirė – shenja e pikėsimit – njė hapėsirė – fjala pasuese", si p.sh. “Istogu , ėshtė …”. Duhet tė jetė * "fjala – shenja e pikėsimit – njė hapėsirė – fjala pasuese", pra “Istogu, ėshtė …". Presja dhe tė gjitha shenjat tjera tė pikėsimit DUHET t’i ngjiten fjalės sė fundit. Pra rregull shumė e thjesht!

    Shenjat kryesore tė pikėsimit janė: pika ».«, pikėpyetja »?«, pikėēuditja »!«, tri pikat »…«, presja »,«, pikėpresja »;«, dy pikat »:«, thonjėzat »” ”«, viza lidhėse »-«.

    Pika, pikėpyetja, pikė ēuditėsja, dhe tri pikat pėrdoren nė fund tė fjalisė pėr tė shėnuar pushimin qė ndan dy fjali nė gjuhėn e folur.
    1. Pika shėnon intonacionin zbritės qė shoqėron zakonisht fundin e fjalisė dėftore: Gazmendi erdhi vonė nė shtėpi.
    2. Pikėpyetja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės qė karakterizon pyetjen gjatė tė folurit: Nga na vjen o djalė?
    3. Pikėēuditja shėnon grafikisht intonacionin ngjitės dhe intensitetin e veēantė qė karakterizon shprehjen e njė emocioni (njė e papritur, kundėrshtim, zemėrim, gėzim): Merre lahutėn dhe na kėndo njė kėngė trimash!
    4. Tri pikat tregojnė qė fjalia pėrmban njė nėntekst ose qė mbetet e pambaruar: Komandanti i urdhėroi ushtarėt tė dilnin roje se shejtani besė s'ka …

    Presja, pikėpresja, kllapat pėrdoren brenda fjalisė. Presja shėnon grafikisht njė pushim tė shkurtėr brenda fjalisė. Ajo shėrben pėr tė vėnė nė dukje:
    • njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre tė veēuar: Artani, djali mė i madh, punonte nė tregti …
    • njė fjalė a njė grup fjalėsh nė rolin e njė gjymtyre homogjene: Skėnderbeu mishėronte vetitė mė pozitive tė popullit: urtėsinė, menēurinė e trimėrinė.
    • fjalėt e togjet e fjalėve tė ndėrmjetme: Agimi, pėr ēudi, nuk shkoi larg.
    • pjesėt e njė fjalie tė pėrbėrė: Sanēoja, pasi rregulloi kafshėt, shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr.

    Pikėpresja

    Pikėpresja shėnon grafikisht njė pushim mė tė gjatė se presja. Ajo ndan nė pėrgjithėsi pjesė tė ndryshme tė pavarura tė njė fjalie tė pėrbėrė:
    Ata qė mė donin, erdhėn; ata qė s’tė donin, nuk erdhėn.


    Dy pikat

    Dy pikat shėnojnė njė pushim qė zgjat pothuajse sa pikėpresja, por ndryshe prej saj dy pikat kanė njė vlerė, lajmėrojnė njė shpjegim, *njė varg shembujsh etj. Ishte paralizuar; nuk lėvizte dot asgjė: as duart, as kėmbėt. Disa pemė p.sh.: portokalltė, limonėt, mandarinat i pjekin frutat nė dimėr.

    Kllapat

    Kllapat shėnojnė njė pushim tė shkurtėr si presja e shėrbejnė pėr tė dalluar, *shquar dhe veēuar njė grup fjalėsh qė shprehin njė sqarim ose njė mendim tė ndėrshtėnė: Te fusha e kuqe (ajo quhej kėshtu, se nė mes tė saj njė shkėmb i kuq). Dritėn e priste Agimi.

    Thonjėzat dhe vizat

    Thonjėzat dhe viza shėrbejnė pėr tė rrethuar fjalėt e njė ose mė shumė bashkėbiseduesve nė njė ligjėratė tė drejtė. "Zemra e prindit nuk gėnjehet aq kollaj", - tha plaku.
    Thonjėzat shėrbejnė gjithashtu pėr tė shėnuar emėrtimet e rrugėve, institucioneve, titujt e librave, revistave, gazetave etj.:
    Banon nė rrugėn "Naim Frashėri".

    Shumė mė rėndėsi pėr tė cekur nė kėtė rast ėshtė edhe njė gabim shumė i shpeshtė tė shumica e anėtarėve tė faqes sonė, pra "fjala – njė hapėsirė – shenja e pikėsimit – njė hapėsirė – fjala pasuese", pra janė shumė tė shpeshta gabimit si “Istogu , ėshtė …” e duhet tė jetė “Istogu, ėshtė …", pra presja dhe tė gjitha shenjat tjera tė pikėsimit DUHET t’i ngjiten fjalės sė fundit.

    vazhdon ...

    KAMPIONI99

    Burimi:
    1. Drejtshkrimi i gjuhės shqipe, Prishtinė 1974
    2. Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė 1980









    Po fillojmė njė kapitull te ri nė kėtė faqe, me disa kapituj tė zgjedhur nga gramatika e gjuhės shqipe. Nuk ėshtė i vogėl numri i vizitorėve tanė me probleme tė mėdha me gjuhėn shqipe dhe shpresoj se dikujt do t' hynė nė punė kėto tekste.
    Njėkohėsisht ftoj tė gjithė gjuhėtaret nė mesin tuaj *tė kyēen nė kėtė temė dhe me kritika e sugjerime tė begatojnė kėto tema, autori i kėtyre teksteve nuk ėshtė gjuhėtar me profesion andaj kritika e sugjerime profesionale janė tė mirėseardhura.

    Shkronja »ė« ka njė rol shumė tė veēantė dhe shumė domethėnės nė gjuhėn shqipe dhe shumė njerėz kanė probleme nė pėrdorimin e drejtė tė saj.

    Shkruhen me »ė« tė gjitha fjalėt te tė cilat kjo zanore e theksuar i pėrgjigjet historikisht njė a-je tė ndjekur nga njė bashkėtingėllore hundore. Me *»ė« shkruhen edhe tė gjitha fjalėt e prejardhura ose tė pėrbėra, tė formuara prej tyre, pavarėsisht nga lėvizja e theksit: bėj, ēėshtje, dėm, dėmtoj, dhėmb, dhėmballė, dhėndėr, (kam) dhėnė, ėmbėl, ėndėrr, gojėdhėnė etj.

    »ė« *- (e pa zė) tregon intonacionin, pra kur nė fund tė njė fjale qėndron shkronja »ė«, atėherė zanorja qė qėndron para »ė« lexohet gjatė.

    p.sh. njė mollė - kėtu »ė« ėshtė pa zė, mirėpo shkronja »o« lexohet e gjatė (p.sh. te gjatė, »ė« ėshtė pa zė, ndėrsa »a« lexohet e gjatė, apo te fjala “sigurt” – kėtu »u« lexohet shumė shkurt, andaj edhe nuk ka nė prapashtesė »ė«). Pa »ė« shkruhen edhe kur (pra ngase »u« e shkurtė), mot (ngase »o« e shkurtė) etj. etj.

    Sqarim: nė gjuhen shqipe tė gjitha ata emra tė cilėt mbarojnė me »i« dhe »u« janė tė gjinisė mashkullore (Kush? – lisi, bujku, bariu etj.) ndėrsa me »a« dhe »e« janė tė gjinisė femėrore (Adelina, baresha, ara, abetare etj.), kjo rregull ka shumė pak pėrjashtime.

    »Ė« nė fund tė njė emri tregon gjininė femėrore, pra njė emėr femėror, qoftė emėr i veēan apo i pėrgjithshėm, ne rasėn emėrore merr prapashtesėn »ė«, si Adelinė, Kosovė, Prishtinė, Elirė, Afėrditė etj.

    Pėr tė pėrcaktuar gjininė e njė emri, atėherė shto pyetjen nė rasėn kallėzore, *pra - kush?
    *
    p.sh. Emri lis - kush? Lisi - nga prapashtesa vėren qė ėshtė emėr mashkullor dhe shėnohet pa »ė« nė fund, pra vetėm LIS. Por kush? – Adelina (pra emėr i gjinisė femėrore) pra me »ė« nė fund: Adelinė.

    »ė«- tregon shumėsin p. sh. disa fėmijė, shqiptarė, Kosovarė etj. (natyrisht qė ka edhe pėrjashtime)

    Kur ėshtė fjala pėr togfjalėsh (bashkimi i dy fjalėve), atėherė »ė« largohet nga mesi i togfjalėshit vetėm atėherė nė se fjala bashkė ngjitėse *fillon me zanore. p.sh. bukėpjekės - kėtu »ė« qėndron, sepse fjala pjekės fillon me bashkėtingėllore, pra me »p«. Nė tė kundėrtėn anulohet shkronja »ė« apo zanorja si p.sh. bashkautor.

    Vazhdon …

    KAMPIONI99

    Burimi:
    1. Drejtshkrimi i gjuhės shqipe, Prishtinė 1974
    2. Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Tiranė 1980
    3. Fjalor shqip – gjermanisht, Langenscheidt, 1996

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Gramatika

    Pse une nuk e kam "e" me dy pika ne tastieren time??!?

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gramatika

    Faleminderit kampioni per informacionet

    Insomia nqs tastiera nuk i ka te gjitha shkronjat ekzistojne kombinime tastash

    pershembull duke mbajt shtyp tastin ALT dhe pastaj te digitoni numrat 137 do dali ė

    Keto tema mund te interesojne:
    Kombinime tastash dhe karaktere special

    Te shkruajme shqip

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gramatika

    bravo kampioni vazhdo me tema te tilla

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Gramatika

    Une e provova por germa nuk me del!

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e Kampioni99
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    36
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Gramatika

    Germa ose shkronja ė shkruhet nė kompjuter duke shtypur tasyin, * ALT ( e mbani shtypur) pastaj shtypni 137, ndėrsa pėr Ė tė madhe ALT+ 0203
    dhe pėr ē ALT+135.
    *Pėr tė shkruar shqip sa mė drejt nė programet e Microsoft Office ju mund ta instaloni programin tė cilin mund ta gjeni nė faqen. * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *WWW. GJUHA-SHQIPE.COM
    *Nė qoftė se se kuptoni do tė pėrpiqem tju sqaroj prap *
    Nė shėrbim tė juajin

  7. #7
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Gramatika

    Flm kampioni, do te provoj te instaloj programin per office tek websiti qe dhe, sepse mua nuk ma njeh komanden e alt + 137!

  8. #8
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Sa i rendesishem eshte ky shkrim...kohet e fundit as une nuk i perdor sic duhet shenjat e piksimit...ose shkronjen "ė"....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. English Grammar ( Pjesa e parė) Gramatika e Gjuhės angleze
    Nga Kampioni99 nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2008, 09:17 PM