TIRANĖ- Ashtu siē erdhi, edhe ėshtė larguar. Pa shumė bujė, djali i kryeministrit i ka dhėnė lamtumirėn postit qė mbante prej pak muajsh nė shoqėrinė e operatorit tė tretė celular nė vend. Nė kompaninė “Eagle Mobile” janė tė paktė personat qė e dinė se shefi i tyre, Shkėlzen Berisha, ka dhėnė dorėheqjen. Pjesa mė e madhe e stafit tė kompanisė, e mėsuar me“mungesat” e Berishės nė zyrė,nuk e kanė vėnė re largimin zyrtar tė djalit tė kryeministrit.Po tė pyesėsh nė kompaninė “Eagle Mobile” tė thonė se Shkėlzeni ka ikur me shėrbim jashtė shtetit. E vetmja qė konfirmon dorėheqjen e Shkėlzen Berishės ėshtė drejtoresha e Personelit tė kėsaj kompanie, Mirela Gega.

Nė fakt, askush nuk e di saktėsisht kohėn kur Shkėlzen Berisha ka dhėnė dorėheqjen nga posti i drejtorit Juridik tė kompanisė “Eagle Mobile”. I vetmi fakt qė dihet ėshtė qė Shkėlzen Berisha nuk ėshtė dukur mė nė zyrė qė prej fillimit tė kėtij viti. Madje, edhe Mirela Geganuk tė pėrcakton kohėn dhe motivin e qartė se pėrse djali i kryeministrit u largua pas emėrimit, sapo “Albtelekomi” kaloi nėn menaxhimin e “Calik Energy”.Por ėshtė vetė Shkėlzen Berisha ai qė argumenton motivet e largimit nga njė post kaq i rėndėsishėm nė kėtė kompani.Nė njė prononcim pėr “Shekullin”,djali i kryeministrit thotė se ėshtė larguar saponė dyert e kėsaj kompanie ėshtėparaqitur “pronari” i ri.Mesa duket, djali i Berishės e ka parė veten tė tepėrt nė kėtė kompani, nė kushtet kur operatori i tretė podrejtohej nga turqit.“ Kam dhėnė dorėheqjen nga detyra ime nė kompaninė “Eagle Mobile”, nė momentin e ardhjes sė investitorit turk. E kam bėrė kėtėpėr t’i dhėnė mundėsikompanisė qė ka marrė menaxhimintė organizojė punėn sipas mėnyrės sė vet”,- ėshtė shprehur dje pėr “Shekullin” djali i kryeministrit, Shkėlzen Berisha. E ndėrsa argumenton arsyet e dorėheqjes nga kompania qė tashmė menaxhohet nga kompania turke, "Calik Energy", Berisha tregohet tejet i rezervuar ndaj jetės sė tij private.

Pasi pranon se i ka dhėnė fund impenjimit tė tij tek “Eagle Mobile”, djali i kryeministrit nuk dėshiron tė bėjė me dije aktivitetin e tijprofessional tė momentit, duke ekonsideruar kėtė si njė ēėshtje krejtėsisht tė tijėn, pa njė interes publik. Por nga ana tjetėr, Shkėlzen Berisha mohon nė mėnyrė kategorike zėrat se qė prej largimitnga kompania e tretė celulare, ai ėshtė punėsuar tek studioja ligjore e Laura Pustinės, njė mike kjo e vjetėr e motrės sė tij, Argita Berishės dhe bashkėshorte e drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Rrugėve, Andi Toma.

Shkėlzen Berisha mohon tė ketė filluar punė nė studion Ligjore tė Laura Pustinės

Djali i kryeministrit, nė studion e bashkėshortes sė Andi Tomės
TIRANĖ- Dha dorėheqjen nga “Eagle Mobile”, pėr t’u punėsuar nė studion ligjore tė mikeshės sė motrės sė tij. Tė paktėn kėshtu pohojnė tė njohurit e Shkėlzen Berishės, duke shtuar se Laura dhe Andia Pustina, pronaret e studiosjanė mike me Argita Berishėn. Madje, falė kėsaj miqėsie tė ngushtė thuhet tė ketė pėrfituar edhe bashkėshorti i Laura Pustinės, Andi Toma, i cili u emėrua pak kohė mė parė drejtor i Pėrgjithshėm i Rrugėve. Megjithėse ėshtė nėn hetim pėr abuzimet e rrugės “Rrėshen-Kalimash”, Andi Toma u emėrua drejtor i Rrugėve, emėrim ky qė nuk pritej pėr kėdo qė nuk i njihte lidhjet e vajzės sė kryeministrit me familjen e tij. Megjithatė, punėn e re, Shkėlzeni duket se nuk e ka fituar vetėm falė sė motrės. Andia Pustina ka mbajtur pozicionin e zv. drejtores sė Pėrgjithshme tė Albtelekomit, para se kjo kompani tė shitej tek turqit e “Ēalikut”. Por tė gjitha kėto tė dhėna qė pėrfliten nė rrethin e ngushtė tė njerėzve qė njohin djalin e kryeministrit, mohohen nė mėnyrė kategorike nga Shkėlzen Berisha. Pėr “Shekullin”,djali i kryeministrit mohon ēdo lidhje me studion ligjore “Pustina”. “Unė nuk jam punėsuar dhe as nuk kam aksione nė kėtė studio ligjore. Jetėn time profesionale dhe private nuk preferoj ta ndaj me median”-ka deklaruar dje pėr “Shekullin” djali i kryeministit, Shkėlzen Berisha.