-Nese nuk keni ndonje gje te mire per te thene per njerezit,
ejani te rrime bashke.

-Kot perpiqeni t’i mesoni njerezit jo rralle mund t’ju ndodhe qe kur ju i tregoni Henen,
ata te mos shohin Henen por gishtin tuaj.

-Individualiste te te gjithe botes bashkohuni,
ju s’keni cfar humbisni pervec personalitetit tuaj.

-Hidhu perpjete sa te duash gjerat do te vene atje
ku duhet dhe kur ti ja keput gjumit.

-Jo te gjithe paragjykimet duhen vene ne diskutim. Mbase shumica
e tyre jane te drejte. P.sh ndoshta qente mbajne vertet ere, apo
te gjithe pushtetaret vjedhin ose te gjithe politikanet genjejne.

-Kot perpiqeni te sajoni dicka nga asgje!
(Me perjashtim te ndonje politikani).

-Nese bini ne nje grope ku nuk ka asgje dhe nuk dilni dot qe andej,
vazhdoni te germoni se dicka do te gjeni.
Ai qe e kishte hapur nuk e kishte hapur kot!

-Mos harroni! Ne kemi lindur vetem per vete.
Kush nuk ka kuptuar kete s’ka kuptuar asgje.

-Vajza te pamartuara!
Eshte me mire nje fjale e ashper nga burri,
sesa nje fjale e bute nga vellai.

-Sa me injorante te jeni,
aq me shume do t’ju pelqeje Bibla.

-Ruhuni nga te cmendurit e ditur!

-A doni te beheni poet?
Bini ne dashuri!

-Gra te dashura!
Doni s’doni, por burri duhet te jete kudo dhe kurdohere i pari.
Perse? Sepse eshte ai qe u krijua i pari dhe eshte po ai,
qe i dha jete gruas nepermjet brinjes se vet.

-Krijues! Komedite shkruajini mire.
Nuk eshte aspak e bukur qe me to te qeshin,
kur te lexohen apo te shfaqen!

-Beni si te beni dhe blijeni nje ore diellore.
Ajo perben nje kollajllek te madh.
P.sh. ajo te tregon...kur eshte dite dhe kur eshte nate.

-Gra, vetem dy lloj burrash ka:
Burra te vdekur dhe burra vdekjeprures.

-Beni si te beni dhe zini nje dashnor(e)!
Ai (ajo) do t’i jape jete jetes tuaj dhe do t’ju beje te harroni jeten qe jetoni.

-Arin provoje me zjarr, gruan me ar dhe burrin me grua.

-Hiqni dore nga koprracia!
C’kuptim ka te jetoni te varfer dhe te vdisni te pasur?!

-Njerez nuk jeni as te perjetshem dhe as te pazavendesueshem.
Jeta duhet menduar si puna me turne: Mbaro turnin dhe leri vendin tjetrit.

-Politikane te nderuar!
Per te respektuar dhe per te pershendetur turmat qe ju ndjekin nga pas,
ju duhet t’I hipni gomarit se prapthi.

-Varet nga ju per te qene I varfer ose jo,
Ne kete bote jane shume te rralle njerezit qe I kane mundesite per te qene te varfer.

-Nese ndonjehere beheni Minister i Punes dhe nuk e beni dot punen,
mund te perdorni shprehjen e arte:
“Papunesia rezulton kur njerezit nuk jane te afte per te gjetur pune”.

-Nese jetoni buze nje kenete dhe nuk ju pickojne mushkonjat,
kjo tregon se ato e kane kuptuar qe ju jeni kunder projektit per tharjen e kenetes.

-Une e di qe edhe ju habiteni kur shihni nje njeri te dashuruar me nje qen.
Konsiderojeni ate si nje qen qe ka rene ne dashuri me nje qen dhe habija juaj do te zhduket.

-Jo per cdo gje duhet ankuar se kjo bote eshte e padrejte.
Zoti i madh i ka rregulluar gjerat aq mire sa
p.sh: Ne te gjithe konsumojme te njejten sasi akulli,
por me nje ndryshim te vogel:
Te pasurit e konsumojne ate ne vere, ndersa te varfrit, ne dimer.

-Astmatike te dashur!
Jua qaj hallin se edhe une I tille jam.
Por meqenese kjo semundje eshte bere dicka massive,
nuk shqetesohem me, vecse kur rrethohem nga qente.
Dhe ajo qe me bezdis me shume, eshte kur kam prane nje qen qe pi cigare.

-Midis dy te keqijave zgjidh njeren.
Asnjehere mos I provo ato qysh me pare!

-Nese nuk ju pelqejne burrat, shkoni me grate!
Nese nuk ju pelqejne grate, shkoni me burrat!
Nese nuk ju pelqejne as grate as burrat, shkoni me qente!

-Mos i lani duart kur urinoni!
Urina eshte dezinfektant i shkelqyer.

-Nese e konsideroni veten zonje ne shtepine tuaj,
mos e qortoni burrin me fjale, vishjani me c’te keni ne duar!

-Mekatoni vetem me nje dore,
p.sh. vetem me te majten. Te djathten mbajeni paster,
se mund t’ju duhet kur te betoheni per ndershmerine tuaj.

-Mos harro! Ne kete bote, asnje dreke nuk te jepet falas.

-Po bere qejf, takes e ke gjithmone prapa.

-Po pive vere dhe raki, nuk plakesh kurre…se vdes I ri!

-Vjehrrat jane me te vertete te tmerrshme.
Nese nuk jeni ne gjendje t’i beni ndonje gje vjehrres,
lerjani ndonje tjetri te merret me te.
tende.

-Kujdes kur e ke gjuhen shpate,
se mund t’ju akuzojne per armembajtje pa leje!

-Nese dikush nuk ju thote asgje,
si mund ta dini se ai ka shkuar me pushime?!

-Seicili duhet te besoje ne dicka!
P.sh. pasi ka pire goten e pare,
ai duhet te besoje se i duhet edhe nje gote tjeter.

-Mos u shqetesoni kur ndiheni te vetmuar!
Ne universin ku jetojme, ne te gjithe se bashku jemi krejt vetem.

-Besoji te gjitheve, por letrat priji!

-Mbani diete! Ajo ju heq fodullekun.

-Ju mund te semureni nga gripi edhe qellimisht.

-Nese nuk je per vete, kush do te jete per ty?
Por po te jesh vetem per vete, perse te jesh fare?

-Njelloj keni per te vuajtur kur mbeteni te ve.
Vejushat mbyten ne lote, vejushet ne morra.

-Preferoni me mire oret me zile te brezit te vjeter,
esa ato qe te zgjojne me nje melodi te embel.
Nese ka dicka qe nuk mund t’ju coje heret, eshte hipokrizia.

-Vajza, kot gezoheni kur martoheni.
A e dini sa vlen nje burre?
Nje gjysem(jo nje!) muaj mjalti. Pastaj...pastaj s’ka vec vrer.

-Mos i besoni atyre qe ende perdorin fjalen NDER!
Ne ditet e sotme fjala NDER nuk eshte vecse nje fjale me kater shkronja.

-Djelmosha! Zgjidhni e merrni:
Beqari eshte pallua, i fejuari luan, i martuari gomar.

-Mund te vrisni edhe trembedhjete vete,
por do te vriteni nga i katermbedhjeti.

-Vajza! Per sa kohe qe nje djale, vetem ju flet apo ju telefonon,
ai s’eshte vecse nje djale, nderkohe qe ju keni nevoje per nje...burre.

-Nese ju shkrepet te beni veprime te cmendura,
bejini ato me entuziazem. Vetem keshtu do te jeni i besueshem.

-Nuk mund te beheni avokat I mire nese nuk mbani nga te dy krahet!

-Mos u lodhni te beheni mik i te tjereve!
Zoti ju ka gatuar te jeni vetem mik i vetvetes.

-Nese Krishti vdiq per mekatet tona, mos e zhgenjeni ate!

Nese morri qe kishit ne koke ka ngordhur dhe juve perseri ju ha koka,
mos u shqetesoni .Eshte fisi i morrit qe ka ardhur per varrim ...

- Mos e lini nje zog tju iki nga dora!
Nje zog ne dore eshte me mire se nje zog ne qiell ...lol

-Nuk eshte keq qe here pas here t’ju kujtojne,
se ne shumicen e rasteve ju harrojne.

-Nese te gjithe mendoni njelloj,
asnjeri prej jush nuk mendon.

-Vetem xhelozise nuk I shmangeni dot!
Edhe Eva kur pa per here te pare veten lakuriq ne nje pellg me uje,
vrapoi tek Adami dhe ju ankua per mungese besnikerie.

-Para se te martoheni, eshte mire te keni disa teori per edukimin e femijeve,
pavaresisht se me pas do te keni disa femije dhe asnje teori.

-Punoni sa me shume per arsimimin e popullit!
Sa me shume ta arsimoni, aq me shume e pastroni nga balta e Zotit!

-Kur angazhoheni ne nje projekt,
eshte e rendesishme te kini parasysh gjashte fazat e tij:
Entuziazem, desiluzion, panik, kerkimi i fajtoreve, denimi i te pafajshmeve,
lavde dhe nderime per ata qe nuk moren pjese ne projekt.

-Synimi kryesor i jetes tuaj eshte te fitoni sa me shume para.
Vetem keshtu ju do te jeni i pavarur nga te tjeret dhe te varur nga parate.

-Gaboheni kur mendoni se shijoni ditet, vitet!
Zoteri! Ne kete jete mban mend vetem castet.

-Perpiquni te jeni i ndershem!
Vetem ndershmeria vleresohet ne kete bote, pavaresisht se ajo te le pa buke.

-Besojini vetem atyre qe nuk i njihni!
Vetem ata nuk ju kane mashtruar asnjehere.

-Njerez te varfer! Vraponi dhe brohorisni pas politikaneve!
Eshte nga te paktat privilegje tuajat. Politika do te vdese kur te vdese varferia.

-Nese cdo darke hani kos,
ky eshte nje tregues qe jeni me kulture.
Kosi s’eshte vecse nje qumesht qe ka mbaruar gjimnazin.

-Kot lodheni te gjeni nevojtoret e avokateve!
Ata ***** e bejne ne dosjet e tyre.

-Mund te gjeni edhe politikane te pakorruptueshem,
por kujdes se ata kushtojne shume shtrenjte!

-Kur degjoni te gerthasin:”Rrofte progresi!”,
mos harroni te pyesni:”Progresi i kujt?”.

-Kur arrini nje sukses, ka vetem nje problem te vogel:
Ju duhet te vazhdoni te jeni i suksesshem.

-Armikut dhe eres kthejini gjoksin,
spiunit hapini zemren!

-Burra! Mos u mburrni! Zoti ne fillim beri nje burre dhe mandej,
vendosi te bente dicka me te persosur dhe beri nje grua.

-Kur keni njezetepese vjet martese,
nuk nenkupton se jeni nje cift i lumtur, por nje cift i vjeter.

-Kur nuk e dini ku do te shkoni,
zgjidhni nje rruge cfardo dhe ajo do t’ju coje atje ku deshironi!