Receta Gatimi

Nėndrejtori i ēon letra ngacmuese gjimnazistes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Nėndrejtori i ēon letra ngacmuese gjimnazistes

    07/02/2008 “E dashur nėse ke dėshira tė parealizuara....”

    Njė letėr e shkruar me dorė nga vet mėsuesi i njė shkolle tė mesme dhe qė i ėshtė adresuar njė nxėnėseje tė klasės sė dytė tė arsimit tė mesėm, ka vėnė Drejtorinė Arsimore Rajonale tė Durrėsit pėrballė situatės sė vėshtirė pėr tė zbuluar tė vėrtetėn. Njė ditė mė parė prindi i vajzės ka shkuar vet nė shkollė dhe nė katin e dytė, nė kohėn qė nxėnėsit futeshin nė mėsim, ėshtė pėrballur me ngacmuesin e gjimnazistes. Shkak pėr tė nisur polemika nė prani edhe tė nxėnėsve ėshtė bėrė dyshimi i vajzės dhe mė pas i prindėrve tė vajzės lidhur me pėrmbajtjen e letrės, e cila mė shumė sesa kėrkesė pėr tė ofruar ndihmė u ėshtė dukur si ngacmim. Mosha e mėsuesit qė ka ushtruar edhe detyra tė tjera nė arsim nuk ka bindur dhe as nuk ka mundur tė tėrheqė pretendimet e prindėrve dhe mė pas edhe tė drejtuesve tė arsimit.

    Letra

    “E dashur F. nėse ke ndonjė dėshirė tė parealizuar mund tė mė telefonosh nė njė nga numrat e mi tė telefonit”.

    Kjo ėshtė pėrafėrsisht pėrmbajtja e letrės sė drejtuar adoleshentes 16-vjeēare, e cila ka sjellė edhe bujė e pėshtjellime nė shkollė dhe nė institucionin e arsimit nė qarkun e Durrėsit. Vajza sė pari thuhet se e ka biseduar me njė shoqen e saj dhe sė bashku kanė vendosur tė vėnė nė dije edhe prindėrit. Ajo ia ka bėrė tė ditur tė ėmės, e cila i ka kėrkuar vajzės tė mos e diskutojė me tė atin, por pagjumėsia deri nė mėngjes e ka shtyrė gruan t’ia tregojė dyshimet lidhur me letrėn edhe burrit tė saj. Ky i fundit nuk e ka zgjatur shumė dhe pasi ka urdhėruar tė bijėn ta presė, ėshtė bėrė gati dhe sė bashku me vajzėn kanė shkuar nė shkollė. Nė katin e dytė tė godinės ai ėshtė ndeshur me nėndrejtorin qė thuhet se ka shkruar letrėn ngacmuese. Pikėrisht nė kohėn qė nxėnėsit i janė drejtuar klasave prindi ka kėrkuar shpjegime pėr pėrmbajtjen e letrės, ndėrkohė qė replikat janė dėgjuar nga shumė nxėnės. Pėr incidentin dhe pretendimet e prindit si dhe tė bijės sė tyre ėshtė vėnė nė dijeni Drejtoria Arsimore Rajonale.

    Reagimi

    Drejtori i Drejtorisė Arsimore Rajonale Vaso Papai ka pohuar se ėshtė vėnė nė dijeni lidhur me njė incident tė pretenduar nė njė shkollė nė qytet. Me urdhėr tė institucionit nėndrejtori 55-vjeēar i shkollės ėshtė urdhėruar tė ndėrpresė mėsimin dhe tė paraqitet urgjent nė DAR pėr tė dhėnė shpjegimet. Burime tė sigurta thonė se ai e ka pranuar se e ka shkruar vet letrėn, por se nuk ka pasur asnjė qėllim tjetėr pėrveē vullnetit tė tij pėr tė ofruar ndihmė. Por nėndrejtori ka heshtur teksa ėshtė pyetur se ēfarė e ka shtyrė qė kėtė kėrkesė pėr ndihmė tė mos ia ofronte edhe tė tjerėve apo nė prani tė tė gjithė nxėnėsve, ndėrkohė qė ka heshtur edhe pėr shpjegimin e numrit tė celularit tė ofruar. Papai ėshtė deklaruar se do tė ndjekė me pėrgjegjėsi incidentin, por shpreson se mė sė shumti tė jetė njė keqkuptim.

    Drejtori i DAR Vaso Papai

    Masa mė e vogėl, largimi i nėndrejtorit nga shkolla

    Drejtori i DAR Vaso Papai ka pranuar se nė njė nga shkollat e mesme tė Durrėsit ka ndodhur diēka e pazakontė dhe burime nga ky institucion bėjnė me dije se shumė shpejt mėsuesi qė ka edhe funksionin e nėndrejtorit tė shkollės do tė largohet nga ajo shkollė. Kjo thuhet se do tė jetė masa mė e vogėl ngase edhe prindėrit e vajzės mėsohet se presin fillimisht reagimin e Drejtorisė Arsimore dhe mė pas do tė vendosin. Me urdhėr tė Drejtorisė Arsimore nėndrejtori 55-vjeēar i shkollės ėshtė urdhėruar tė ndėrpresė mėsimin dhe tė paraqitet urgjent nė DAR pėr tė dhėnė shpjegimet. Atje ai ka theksuar se ėshtė ofruar pėr ndihmė ndaj 16-vjeēares, por nuk ka mundur tė gjejė shpjegim tė qartė pėr veēimin nė dhėnien e ndihmės dhe vėnien nė letėr tė numrit personal tė telefonit.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e X-man
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    45
    Reputacioni
    0

    Re: Nėndrejtori i ēon letra ngacmuese gjimnazistes

    nuk eshte as i pari e as i fundit

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Nėndrejtori i ēon letra ngacmuese gjimnazistes

    Do e kete dashur shume besoj!

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Nėndrejtori i ēon letra ngacmuese gjimnazistes

    per mua nuk mjafton vetem largimi nga shkolla

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Letra te pa postuara asnjehere
    Nga kuklla nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-12-2015, 12:20 AM
  2. Letra e nje femije per prinderit e tij!
    Nga EMAUS nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-02-2013, 08:11 PM
  3. Martesat per “letra”???
    Nga Enkelejda_24 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2009, 12:08 PM
  4. Letra drejtuar Filemonit
    Nga EMAUS nė forum Komuniteti i krishterė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 10:01 AM