Receta Gatimi

Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju?

    Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju?



    Ky eshte nje artikull ku eshte prononcuar Prof. Doc. Floresha Dado. (Profesore-doktore nė fakultetin e Historisė dhe Filologjisė. Tė gjithė e njohin si pedagogia e Teorisė sė Letėrsisė.) Duke menduar se, te gjithe ne kemi vizionin tone mendova se do te ishte interesante qe te thoshit dhe mendimet tuaja per to..



    Floresha Dado nė 36 shkronja

    E quajnė Floresha Dado. Profesore-doktore nė fakultetin e Historisė dhe Filologjisė. Tė gjithė e njohin si pedagogia e Teorisė sė Letėrsisė, dhe po ashtu si Titullare tė Kritikės sė Letėrsisė. Ėshtė studiuesja dhe kritikja letrare, e cila i ėshtė pėrkushtuar auditorit, studios sė saj tė punės, e padyshim familjes. Sa e njohim Floreshėn? Si ėshtė ajo nė jetėn e pėrditshme? Ku takohen e ku ndahen tek ajo studiuesja, kritikja e letėrsisė, nėna dhe shoqja?

    A- Apatik, nuk do tė mund ta duroja nė asnjė moment tė jetės dhe tė punės, sepse do tė fyente pėrfytyrimin qė kam unė mbi jetėn dhe energjitė e njeriut.

    B- Babėzi, mė neverit ai qė nuk ka ngopje nė lakmitė dhe pėrfitimet e gjithanshme, sipas meje, kjo pangopėsi vjen nga thyerja e ekuilibrit mendor tė njeriut dhe afrimi drejt instinktit tė kafshės.

    C- Cinizmi, shpreh pėr mua jo vetėm ligėsinė, por edhe varfėrinė shpirtėrore tė njė njeriu. Besoj se ky tipar i keq shpreh disa komplekse tė brendshme, ndoshta tė pavetėdijshme tė tij.

    Ē- Ēorientim, mendoj se kam arritur t’i shpėtoj kėtij pozicioni. tė mos kem ngatėrruar drejtimin e duhur nė jetė dhe nė punė. Tė mos e humbas fillin - ka qenė njė tipar qė mė ka udhėhequr nė jetė, si nėnė dhe si studiuese.

    D- Defamiljarizim, pėrcaktimi mė interesant qė i bėri Formalizmi Rus, nė fillim tė shekullit XX, thelbit tė letėrsisė, nė aspektin e dallimit tė gjuhės artistike nga gjuha e pėrdorimit praktik.

    Dh- Dhembshuria, sipas meje, ka veprim tė dyfishtė: Qetėson njeriun, tė cilit ti i fal dhembshuri! Lumturon atė qė di ta falė kėtė ndjenjė njerėzore! Tė dy palėt gjejnė prehje shpirtėrore. Po unė kam qenė dhe a jam e dhembshur, aq sa duhet?

    E- Ekzistencializmi, pėr mua ėshtė rryma filozofike mė interesante, sepse ka nė qendėr probleme universale tė ekzistencės sė njeriut. Si drejtim letrar mė ka dhėnė vepra tronditėse pėr pėrjetimin e udhėkryqeve, dilemave njerėzore.

    Ė- Ėndėrrim, gjendja emocionale mė e bukur qė kam pėrjetuar, sidomos kur fėmijėt ishin tė vegjėl. Ėndėrrimi me “sy hapur” i ka dhėnė momenteve tė caktuara tė jetės sime kuptim. Njeriu ka nevojė pėr tė.

    F- Figura, me pėrfytyrimin tim e shoh dhe e prek kėtė krijesė emocionale nė ēdo poezi apo prozė. E padukshme, nė konceptin e tė parit tė drejtpėrdrejtė, por e gjallė, e prekshme nė letėrsi dhe art.

    G- Guxim, nuk di nėse kam guxuar gjithnjė nė jetėn time. Disa thonė “po”, disa thonė “jo”. Po tė flisja me vetveten, ndoshta pėrgjigjja do tė ishte mė e plotė!

    Gj- Gjaknxehtė! E di qė ky ėshtė njė tipar qė shfaqet tek unė. E di qė mė pushton kur diēka mė duket e padrejtė. Nga njė herė zemėrimi mė rrėmben. Por, shpejt bie dhe zbutem, e madje pendohem.

    H- Hermetik! Nuk mė pėlqen poezia hermetike. Nuk mė pėlqen as njeriu hermetik, sepse tipari im themelor ėshtė qartėsia dhe mėnyra e drejtpėrdrejtė e komunikimit.

    I- Iluzion, ėshtė zhgėnjimi mė i dhimbshėm nė 15 vitet e fundit, kur ushqeva shumė shpresa pėr njė kuptim tė ri mbi realitetin nė Shqipėri. E shoh vetėm nė sferėn e letėrsisė, figura e sė cilės ėshtė njė iluzion.

    J- Java, pėr mua ėshtė njėsia kohore qė vrapon mė shumė se ēdo gjė tjetėr! Sa fillon, mbaron! Kjo rendje e javėve mė krijon shpesh njė ndjenjė ankthi.

    K- Kontradiktė, e ndjej nė ēdo moment dhe nė ēdo raport njerėzor. Jam nė kontradiktė shpeshherė me veten, jam me njerėzit qė i dua, jam me jetėn, me gjithēka qė na rrethon. Dhe, nė kėtė raport tė sikletshėm, mė duket se unė, pėrgjithėsisht kam tė drejtė.

    L- Lakan, njė ndėr teoricienėt e mi mė tė preferuar, qė bashkoi psikanalizėn dhe strukturalizmin nė interpretimin e letėrsisė. Midis teorive letrare moderne tė shekullit XX, teoria e tij mė tėrheq pėr tezat shumė origjinale qė jep.

    Ll- Llaēkė, ėshtė femra qė nuk e duroj dot, e cilėsdo moshe qoftė, me pėrjashtim tė atyre deri nė 10 vjeē. Po nuk u zhduk ky tipar budallallėku deri nė kėtė moshė, llaēka mbetet llaēkė gjithė jetėn.

    M- Mosmirėnjohje. E urrej kėtė dukuri dhe jam pėrpjekur tė mos e kenė fėmijėt e mi. Ja kam arritur! Mjerė ai qė ėshtė mosmirėnjohės!

    N- Narratologjia. Pėr mua ėshtė sistemi poetik mė interesant nė studimin e veprės letrare. Pak ose aspak e praktikuar nė studimet e mėparshme, ajo pėrfaqėson fushėn shumėplanėshe tė interpretimit letrar.

    Nj- Njėshi! Mė bezdis kur pėrdoret pėr tė emėrtuar e veēuar dikė, si tė parin e tė parėve. Besoj se ėshtė njė karakterizim relativ, qė lėviz te i njėjti individ, nė momente dhe rrethana tė ndryshme.

    O- Orieta, emri i vajzės sime. Vajza mė e menēur, mė e dashur, mė e veēantė nė botė! Kur flet sjell pranverėn, kur luan nė violinė sjell oqeanin, diellin, stuhinė! Me tė pranė ndjehesh me energji dhe besim nė vetvete.

    P- Poetika e Aristotelit. Njė vepėr qė nuk ėshtė vlerėsuar aq sa duhet, lidhur me karakterin universal tė tezave mbi artin letrar. Mendimi teorik modern ka nė themel teza dhe karakterizime tė rėndėsishme tė kėtij filozofi tė parė tė letėrsisė.

    Q- Qeshje, mė pėlqen kur e shoh te njerėzit; duken mė tė bukur. Edhe mua mė pėlqen tė qesh, e di qė mė ēelet e gjithė fytyra. E kam fjalėn pėr tė qeshurėn qė gurgullon nga shpirti.

    R- Racional, veti qė nė momente tė rėndėsishme tė jetės sime mė ka ndihmuar jashtė mase. Por, ndoshta, ndonjėherė nuk kam ditur tė vendos ekuilibėr tė drejtė midis arsyes dhe joarsyes. Ėshtė mirė apo keq? Varet!

    Rr- Rrėmbimthi, ėshtė tipar qė shpesh shoqėron lėvizjet e mia, nė shtėpi dhe nė punėt e ndryshme. Gjithnjė kam vrapuar tė fitoj kohė. Jam e rrėmbyer edhe kur nervozohem pėr diēka. Duke u plakur shpresoj se do korrigjohem!

    S- Studentė. Kur sapo isha diplomuar, e prirur ndaj studimit letrar, nuk mė pėlqente mėsimdhėnia. Por, kur iu ktheva auditorit, kuptova sa forcė rinuese ka ky mjedis. Marrėdhėniet e hapura me studentėt (i dua vėrtet, por shpesh bėhem edhe e ashpėr).

    Sh- Shkenca e letėrsisė, pasioni im qė nė rininė universitare. Mbetet njė fushė shumė interesante, thelbi dhe vlera e sė cilės ende nuk njihet profesionalisht nė nivelet qė i pėrkasin.

    T- Teoria e letėrsisė, specialiteti im mė i ngushtė, qė mė ndihmoi tė kuptoj thelbin e vėrtetė tė letėrsisė dhe interpretimin e saj. Synimi im ėshtė t’i bėj studentėt tė kuptojnė se vetėm teoria e letėrsisė mund t’i bėjė ata kritikė e studiues tė vėrtetė.

    Th- Thashethemaxhi. I shkreti! Ose, e shkreta! Janė vėrtet gjynah pėr mjerimin e tyre shpirtėror. Mė dhimbsen, sepse nuk e kuptojnė se mund tė bėjnė njė punė tjetėr mė tė mirė.

    U- Universitet. Duke qenė pedagoge prej shumė vitesh mė dhemb nė shpirt realiteti i trishtuar, tė cilin duhet tė kemi guxim ta pohojmė. Le tė shtrohemi mirė dhe tė shohim se ku janė, jo njė, por disa thembra tė Akilit.

    V- Violina. Instrumenti qė mė krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. E solli nė shpirtin tim, shumė vite mė parė, vajza ime. Tani, virtuoze, nė CD-tė qė mė dėrgon nga Amerika shoh gėzimin dhe forcėn shpirtėrore tė saj. Do tė kisha dashur tė luaja me njė instrument muzikor. Do ishte fantastike!

    X- Xixėllonja. Ėshtė e vockėl, e vockėl, por e ndritshme, e bukur, nazike, qė tė nxit ta ndjekėsh pas. Sa keq, kam vite pa e parė! Ėshtė e mrekullueshme!

    Xh- Xhaxhiu, profesori im i dashur, i nderuar i letėrsisė antike. Profesor i brezave qė tashmė nuk i numėrojmė dot. I kulturuar, i mirė, me njė botė shpirtėrore tė thellė, si vetė letėrsia e antikitetit greko-romak!

    Y- Ysht, do cenohej personaliteti im, nėse do tė kryeja nė mėnyrė tė verbėr, diēka nga nxitja e paarsyeshme e dikujt, sado i rėndėsishėm tė ishte pėr mua.

    Z- Zbavitje. Gjėja qė kam bėrė mė keq nė jetėn time. Ėshtė njė nga tė metat e mia themelore, sepse gjithnjė mė duket se “sot nuk kam kohė”. “Nesėr diēka do bėj!” Dhe kėshtu po ikėn jeta. Mesa duket unė nuk di tė zbavitem. S’ke ē’i bėn!

    Zh- Zhdėrvjelltėsia. Tipar qė mė pėlqen shumė te vajzat. Nuk i duroj dot tė ngathėtat, ato qė nuk rrezatojnė energji, vitalitet, dėshirė pėr tė “rendur” nė jetėn e tyre. Pu, pu, pu! Nuk mund t’i shoh dot disa tipa tė tillė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju

    Pershendetje Emaus.Shume teme e bukur dhe interesante!

    Ja cfare do perfaqesonin germat e alfabetit per mua:

    A=Akull. Gjithmone i kam duart e kembet e ftohta. Mami me thote je tip i ftohte!!

    B=Burreri. Shpesh ndeshem me kte fjale por ne te vertete ne vendin tone kjo fjale ka marre perposhte!

    C=Cicivile Titullohej nje perralle qe ma tregonte gjyshja e me vjen inat qe e kam harruar!

    C=Cakerdis Ashtu si nje ore e tille ndjehem dhe une jo rralle!!

    D=Dashuri Kjo ma ka sjelle ne maje te hundes do ta heq nga fjalori fare!

    E=E......a Emri im qe ne gjuhen e prinderve te mi tingellon shume bukur!

    E me pika siper=Enderr Shoh cdo nate dhe zgjohem e trembur.Smbaj mend heren e fundit qe pashe nje te bukur!

    F=Flutur Do doja dhe une te isha e afte si fluturat!

    G=Gur Dikush me ka thene e ke zemren gur dhe nuk e harroj per sa te jem gjalle!!

    Gj=Gjaknxehte Opsss kjo fjale nga shume njerez perfaqeson veriun. Nga veriu jam dhe une

    H=Hapesire Sjam kurre e qete dhe shpesh here me zihet fryma kur mendoj ca gjera! Hapesira me ndihmon te kthjellohem!!

    I=Indiferente Nuk me pelqejne keto persona sepse nen shoqerine e tyre te bejne te ndihesh inferiore!

    J=Janar Ditelindja e babit tim qe O Zot sa e dua. Shoku im me i mire!

    K=Kokefortesi Me kte bej shume njerez ti bien murit me koke!!

    L= Largesia Kjo na beri te ndahemi nga shume njerez qe i duam.Te ftohemi me ta dhe te harrohen shume caste te bukura!

    Ll=Llafazan Term qe sme pelqen,por dashur pa dashur te gjithe jemi nga pak!

    M=Mendime Nuk me hiqen nga truri asnje moment.Mendime qe nuk shkaktojne gje tjeter pervec se merzitje!

    N=Nana Awww mbesa e vogel i therret mamit tim.O vdeksha une sa e mire qe eshte. Me ka marre malli shume!

    Nj=Njolle Me kujtohet kur beja detyrat e shpise ne fillore. Sa here qe fletorja behej me njolla qaja se me vinte turp kur mendoja se do ja tregoja te nesermen mesueses!!

    O=Ora Me behen nervat kacurrel kur ne nje dhome e vetme gjithe qetesi degjoj tik tak.Grrrrrr sikur po numeron castet e mia e pres diku gjithcka te perfundoje! Acaruese

    P=Politik Kontrabande,padrejtesi,ironi, qe luhet nen krahet e njerezve te thjeshte!

    Q=Qesh Te gjithe ata qe me njohin me thone qesh mos rri serioze! Thjesht smundem!

    R=Rendomte Me trembin paksa pamjet e rendomta tek njerzit. Hmmmmm........

    Rr=Rrota Bicikleta ka tre rrota kur e ngas cuditet bota tring tring tringellon zilja e vogel ne timon! Sa nostalgji!

    S=Sy Thone qe nje njeri njihet ne sy.Sdi sa e veshtire eshte kjo por tek vetja ime syte i kam fiksim!

    Sh=Shiu Sa me pelqen koha me shi.Me duket sikur qetesohem.Te eci kur bie shi ahhhh! Fati qe jetoj ne nje vend ku bie shi te pakten 154 dite ne vit!!

    T=Tradheti Ves i keq, tradhetar njerez qe nuk mendojne pervec se veten e tyre. Vuajtje!!

    Th=Thapethuq Sa qef i kam femijet qe flasin me Th.Te vecante e me bejne per vete shume shpejt!

    U=Urrejtje Fjale e rende por fatkeqesisht ndjej shume.Dashuria<>urrejtje sa larg aq dhe afer!

    V=Veshtiresi Ohh sa shume kam kaluar e sdi sa te tjera me presin.

    X=Xixellonje Naten me yje ne qiell dhe xixellonjat e vogla qe mundohesha ti kapja ne dore kur shkoja ne fshat! I ke syte si nje xixellonje-kompliment ky! lool!

    Xh=Xhaketa Booo sa here e kam ngaterruar me Zh kur isha e vogel.Edhe tani e madhe e harroj shpesh!

    Y=Yll Te kam yll qe me ndricon cdo hap te hedhur ne jete! Dikur) ........... ........ ................... ...!!

    Z=Zemergjere I adhuroj njerzit e tille. Edhe pse te pakte jane ne kte bote dyfytyreshe!

    Zh=Zhaku Nje aktor filmi emrin e vertet nuk ja di.Film shume i vjeter qe prinderit e mi kane debulese!!

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju

    A- Altin, emri im!

    B- Budalliqe, mos fol!

    C- Cigare, boooooooooooooooooo sa inati e kam!

    Ē- Ēlodhem, me pelqen kur fle!

    D- Dashuri fjale qe nuk do hiqet nga fjalori im per njerezit me te dashur!

    Dh- Dhurata, me pelqen kur i bej te tjereve!

    E- E......, mendoj mendoj mendoj........!!!

    Ė- Ėndėrra, me pelqen kur jane te bukura!

    F- Filloj, cdo dite te re me ndryshime nga ajo dite qe kalon!:

    G- Gabime, spara bej!

    Gj- Gjaknxehtė! Marr vendime te pakthyeshme (ndoshta gaboj)!

    H- Harmoni, me pelqen ne shoqeri, familje!

    I- Interesant, me cudisin njerezit qe sillen keshtu!

    J- Jeten, do ja falja vetem njeriu te zemres

    K- Kokforte, per gjera te cilat i duhen te ardhmes pse jo!

    L- Liria, e fjales me pelqen shum

    Ll- Llafazan, psh Dakun bej shaka fjale e cila nuk eshte brenda meje

    M- Mashtrues, i krahasoj me 0 *

    N- Nostalgji, kujtimet e femijeris

    Nj- Njeri, respektoj cdo njeri qe ja vlen ta meritoje *

    O- Ora, ecen icik shpejt po me merr dhe ditet, iken se ndaloj dot *

    P- Puna, punen e sotme mos e ler per neser (ekziston per mua)!

    Q- Qeshje, humor qe me pelqen ta kem gjate gjith kohes!

    R- Rebelohem, per njerezit qe skane karakter

    Rr- Rruge, do me pelqente te ikja ne nje rruge te gjate larg vendit

    S- Studentė, shkolla eshte baza per te kuptuar personalitet e njerezve!

    Sh- Shqiperia, vend ne trazicion!

    T- Teoria, ndyshon nga praktika!

    Th- Thashethemaxhi, booooooo sidomos kur nderhyjne ne jeten private te tjetrit i barazoj me 0 *

    U- Urrejtje, per njerezit qe abuzojne tek femrat

    V- Viti, eshte 2008 presim ndryshime!

    X- X, (po e perdor per X)

    Xh- Xhelozi, fjale e madhe per mua!

    Y- Yll, spara e perdor si fjale, por personit qe i takon ja them * *

    Z- Zihem, vetem me fjale dhe pa kaluar masen!

    Zh- Zhurme, si kam qef kur behen kot!

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Cfare perfaqesojne 36 germat e alfabetit shqiptar per ju

    36 shkronja te alfabetit per mua do te thone nje ligjerate dhe sintakse qe ta heq trurin ne 8-vjecare dhe shkolle te mesme!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fitness: Cfare eshte dhe per cfare sherben?!
    Nga labja nė forum Fitness dhe Wellness
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-08-2014, 03:34 PM
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-06-2008, 12:01 PM
  3. Ēfarė ėshtė dhe pėr ēfarė shėrben BitTorrent
    Nga ReniX nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 03:38 AM
  4. Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2008, 07:58 PM
  5. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-02-2007, 09:30 AM