Receta Gatimi

Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit

    E Premte, 08 Shkurt 2008

    Nje 70-vjecar nga rrethi i Tepelenes akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me nje vajze 13-vjecare perreth 6 muaj rresht. Gezim Vela, lindur dhe banues ne fshatin Maricaj, te komunes Buz, te rrethit Tepelene, eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme pas denoncimit te bashkefshatares se tij 13-vjecare, me iniciale A.D. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres pohojne se mbi te moshuarin, pronar i dyqanit ushqimor te fshatit, rendon akuza “marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitura”.

    E shoqeruara nga nena e saj, 13-vjecarja ka bere denoncimin ne Prokurorine e Rrethit te Tepelenes. E mitura i ka pohuar policise se bashkefshatari i saj 70-vjecar ka kryer marredhenie seksuale me te perreth 6 muaj, nga korriku i vitit 2007 deri ne janar 2008. “Fillimisht, ai me ngacmonte dhe bisedonte me mua sa here shkoja ne dyqanin e tij ne fshat per te blere ndonje gje”, ka pershkruar per policine historine e saj vajza 13-vjecare. “Madje kerkonte dhe te me perkedhelte”, vijon ajo. Nevoja e perditshme e familjes se minorenes per te blere ushqime ne dyqanin e 70-vjecarit bente qe vajza te shkonte aty disa here ne jave, duke blere keshtu ushqimet per familjen e saj.

    Deri ne fund te vitit 2007, vajza nuk ka treguar ne shtepi per ngacmimet dhe marredheniet seksuale qe kishte me te shitesi 70-vjecar i fshatit. “Vajza me lot ne sy na tregoi fill e per pe gjithcka i kishte ndodhur dhe ne vendosem te kerkonim ndihmen e policise ne lidhje me kete situate”, i ka pohuar grupit hetimor nena e 13-vjecares, pasi ka bere denoncimin ne Prokurorine e Tepelenes. “Nga ana jone, ne kryem te gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, si vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor dhe veprime te tjera operative, duke bere keshtu dokumentimin ligjor te kesaj ngjarjeje”, thone ekspertet e policise. Burime nga grupi hetimor pohojne se ka prova te mjaftueshme ne ngarkim te te moshuarit, i cili ne ditet e ardhshme do te perballet me togat e zeza per masen e sigurise.

    Denoncimi: “Kur e kundershtova, me kercenoi”

    “Nuk mund te duroja me”, ka rrefyer per policine minorenia. Ne ditet e para te vitit 2008, ajo thote se filloi te kundershtonte 70-vjecarin per te vazhduar serish marredheniet seksuale me te. “Jeta ime me dukej se kishte marre fund”, ka pohuar ne mes te trishtimit dhe pikellimit 13-vjecarja. Por, duket se kundershtimi i saj per te mos vazhduar me tej, nuk eshte miratuar nga i moshuari. “Kur i thashe se nuk deshiroja te vazhdoja me tej, ai me kercenoi se do te behej sic thoshte ai”, pohon A.D. ne denoncimin e saj. Nderkohe, duke pasur frike dhe ankth per gjithe kete histori, 13- vjecarja ka vendosur t’i tregoje gjithcka familjes se saj.

    Rrefimi: “Me mashtroi me embelsira”

    “Sa here shkoja, ai donte gjithmone te me mbante afer dhe te me prekte dhe perkedhelte, i ka pohuar policise minorenia. Policia tha se, me kalimin e diteve, deshira seksuale e te moshuarit sa vinte dhe behej me e forte dhe ngulmuese. Sipas provave te mbledhura nga policia, per te pasur vajzen cdo dite te pranishme ne dyqanin e tij, ai filloi t’i ofronte asaj embelsira dhe ushqime te ndryshme falas. “Nepermjet dhenies te ketyre te mirave materiale falas, ai e mashtroi minorenen duke bere qe nga korriku i vitit te kaluar ai te kryente marredhenie seksuale me te ne dyqanin e tij ne fshat”, thone ekspertet e policise kriminale.

    Blerim Kore

    Precedentet:

    29 nentor 2007

    Nje 42-vjecar nga fshati Gjere, i komunes Porocan, ne rrethin e Gramshit, akuzohet se ka perdhunuar vajzen e tij, 15-vjecare, duke sjelle ne jete edhe nje femije. Ferit J., eshte arrestuar dhe izoluar ne qeli dhe mbi te rendon akuza e “marredhenieve seksuale me dhune ne gjini ose kujdestari”.

    25 dhjetor 2007

    Tregtari i moshuar i nje pike ushqimore, Frederik Beqo, 70 vjec, ne fshatin Starje te rrethit te Kolonjes, eshte arrestuar per pedofili me nje te mitur, kliente te tij. Vajza 15-vjecare, me inicialet A.G., rezultoi 6-muajshe shtatzene pas kontrollit te mjekeve te Spitalit Gjinekologjik ne Tirane

    08 janar 2008

    Nje i moshuar eshte arrestuar nga policia e Tiranes, nen akuzen e pedofilise me thjeshtren e tij te mitur. 74-vjecari Kadri Sadria, banues ne Laprake, u denoncua per abuzime me vajzen e gruas se dyte. Sadria ka rene ne pranga per vepren penale te “veprimeve te turpshme me te mitura”

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit

    Ishalla kap sapunin atje ku do shkoje tani dhe tja nxjerrin syte si poca!

    Me falni per shprehjen, por te tille njerez, nuk e meritojne kete jete!

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit

    Seks me tė miturėn, pėr ca ėmbėlsira

    Arrestohet dyqanxhiu 70-vjeēar. Abuzoi pėr 6 muaj me njė vajzė 13 vjeēe

    Ėmbėlsira dhe ēokollata nė kėmbim tė seksit. Dyqanxhiu i fshatit, njeriu qė mban listat pafund tė borxheve tė familjeve tė varfra, mund tė pėrfitojė ē‘tė dojė nga bollėku i dyqanit tė tij. Dyqanxhiu i Maricajt nė Tepelenė qėlloi qejfli dhe dyqani ia pėrmbushi dėshirat perverse. Viktima ishte njė vajzė 13 vjeēe, qė pėr shkak tė varfėrisė dhe moshės, nuk i bėri dot ballė tundimit tė ėmbėlsirave dhe u bė pėr gjashtė muaj me radhė, e dashura e dyqanxhiut 70 vjeē.

    Historia e llahtarshme pėrfundoi dje, kur agjentėt e policisė tė sektorit tė Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Policisė sė Gjirokastrės, arrestuan 70-vjeēarin nga fshati Maricaj i Komunės Buz nė Rrethin e Tepelenės, i cili prej afro 6 muajsh kryente rregullisht marrėdhėnie seksuale me njė tė mitur 13-vjeēare.

    Burime tė policisė tė Komisariatit tė Tepelenės bėnė tė ditur se i akuzuari pėr ngacmime seksuale me tė miturėn ėshtė ndaluar tė mėrkurėn nė mbrėmje, rreth orės 17:30, nė dyqanin e tij nė qendėr tė fshatit Maricaj.

    Ai quhet Gėzim Hyso Vela, i vitlindjes 1938, lindur dhe banues nė fshatin Maricaj tė Komunės Buz tė Rrethit Tepelenė. Denoncimi ėshtė bėrė nga e mitura me inicialet A.D., 13 vjeēe, lindur dhe banuese nė fshatin Maricaj, e cila nė momentin e denoncimit shoqėrohej edhe nga nėna. Policia saktėsoi se denoncimi ėshtė bėrė nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tepelenė. Ndėrkohė, burime tė prokurorisė, qė i referohen denoncimit tė bėrė theksojnė se shtetasi Gėzim Vela, akuzohet se me anė tė mashtrimit e ka detyruar tė miturėn tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė, pėr njė kohė tė gjatė, nga muaji korrik 2007, deri mė datėn 22 janar tė kėtij viti. Raportet seksuale tė tė moshuarit me tė miturėn janė favorizuar dhe kryer nė rrethanat kur i akuzuari qė ka njė dyqan, nė tė cilin tregton artikuj tė ndryshėm, mes tyre edhe ėmbėlsira, ēokollata dhe mallra tė tjerė industrialė dhe ushqimorė.

    Sipas deponimeve tė viktimės, dyqanxhiu plak, fillimisht e ka mashtruar me anė tė tė mirave materiale dhe mė pas i ėshtė imponuar dhe i ka bėrė presion se do tė pėrhapte lajmin dhe namin e keq pėr tė miturėn.

    Pėr shkak tė moshės sė mitur, vajza nuk ka treguar nė familje pėr marrėdhėniet qė kryente rregullisht me tė moshuarin. Nė momentin kur viktima ka refuzuar marrėdhėniet dhe nuk ka pranuar tė vazhdojė mė tej, i arrestuari Gėzim Vela e ka kėrcėnuar dhe nga frika, vajza ka treguar nė shtėpi.

    Rasti


    Njė dyqanxhi nga

    Fieri pret dėnimin



    Njė dyqanxhi 40-vjeēar ėshtė duke pritur dėnimin, pasi nė ditėt e para tė vitit 2008 ka pėrdhunuar njė 15-vjeēare nga fshati i tij. Vasil Kane u arrestua mė 10 janar me akuzėn e "marrėdhėnieve seksuale me tė mitura". Sipas policisė, ngjarja ėshtė regjistruar nė fshatin Sektor Seman tė Komunės Topojė, Rrethi Fier. Ai dyshohet se ka pėrdhunuar 15-vjeēaren Malvina Ēuēi. Kjo e fundit ka dėshmuar nė polici e gjykatė se ėshtė pėrdhunuar nė dyqanin e Kanes. Sipas dėshmisė, i arrestuari ka pasur njė dyqan nė qendėr tė fshatit dhe pikėrisht prej portės sė dyqanit ka tėrhequr tė miturėn pėr ta pėrdhunuar mė pas. Gjatė zhvillimit tė gjyqit doli se familja e vajzės sė dhunuar kishte shumė borxhe ndaj dyqanxhiut, ēka ngriti edhe dyshimet pėr njė histori tė sajuar pėr shkak tė kėtyre borxheve.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit

    Jane shthurur shume ca njerez. Por duhet ven ligji per varje ne shesh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrdhunon tė miturėn, mė pas i kėrkon dorėn tek i ati
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 10:48 AM
  2. Perdhunoi 5 te mitura, pranga 70-vjecarit italian
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 09:38 PM
  3. Perdhunimi i femijes, pranga 40-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2008, 09:15 PM
  4. Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 05:09 PM
  5. Rekruton te mituren per te bere prostituten
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2007, 11:12 AM