E Premte, 08 Shkurt 2008
Nje 70-vjecar nga rrethi i Tepelenes akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me nje vajze 13-vjecare perreth 6 muaj rresht. Gezim Vela, lindur dhe banues ne fshatin Maricaj, te komunes Buz, te rrethit Tepelene, eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme pas denoncimit te bashkefshatares se tij 13-vjecare, me iniciale A.D. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres pohojne se mbi te moshuarin, pronar i dyqanit ushqimor te fshatit, rendon akuza marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitura.
E shoqeruara nga nena e saj, 13-vjecarja ka bere denoncimin ne Prokurorine e Rrethit te Tepelenes. E mitura i ka pohuar policise se bashkefshatari i saj 70-vjecar ka kryer marredhenie seksuale me te perreth 6 muaj, nga korriku i vitit 2007 deri ne janar 2008. Fillimisht, ai me ngacmonte dhe bisedonte me mua sa here shkoja ne dyqanin e tij ne fshat per te blere ndonje gje, ka pershkruar per policine historine e saj vajza 13-vjecare. Madje kerkonte dhe te me perkedhelte, vijon ajo. Nevoja e perditshme e familjes se minorenes per te blere ushqime ne dyqanin e 70-vjecarit bente qe vajza te shkonte aty disa here ne jave, duke blere keshtu ushqimet per familjen e saj.
Deri ne fund te vitit 2007, vajza nuk ka treguar ne shtepi per ngacmimet dhe marredheniet seksuale qe kishte me te shitesi 70-vjecar i fshatit. Vajza me lot ne sy na tregoi fill e per pe gjithcka i kishte ndodhur dhe ne vendosem te kerkonim ndihmen e policise ne lidhje me kete situate, i ka pohuar grupit hetimor nena e 13-vjecares, pasi ka bere denoncimin ne Prokurorine e Tepelenes. Nga ana jone, ne kryem te gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, si vendimi i ekspertimit mjeko-ligjor dhe veprime te tjera operative, duke bere keshtu dokumentimin ligjor te kesaj ngjarjeje, thone ekspertet e policise. Burime nga grupi hetimor pohojne se ka prova te mjaftueshme ne ngarkim te te moshuarit, i cili ne ditet e ardhshme do te perballet me togat e zeza per masen e sigurise.
Denoncimi: Kur e kundershtova, me kercenoi
Nuk mund te duroja me, ka rrefyer per policine minorenia. Ne ditet e para te vitit 2008, ajo thote se filloi te kundershtonte 70-vjecarin per te vazhduar serish marredheniet seksuale me te. Jeta ime me dukej se kishte marre fund, ka pohuar ne mes te trishtimit dhe pikellimit 13-vjecarja. Por, duket se kundershtimi i saj per te mos vazhduar me tej, nuk eshte miratuar nga i moshuari. Kur i thashe se nuk deshiroja te vazhdoja me tej, ai me kercenoi se do te behej sic thoshte ai, pohon A.D. ne denoncimin e saj. Nderkohe, duke pasur frike dhe ankth per gjithe kete histori, 13- vjecarja ka vendosur ti tregoje gjithcka familjes se saj.
Rrefimi: Me mashtroi me embelsira
Sa here shkoja, ai donte gjithmone te me mbante afer dhe te me prekte dhe perkedhelte, i ka pohuar policise minorenia. Policia tha se, me kalimin e diteve, deshira seksuale e te moshuarit sa vinte dhe behej me e forte dhe ngulmuese. Sipas provave te mbledhura nga policia, per te pasur vajzen cdo dite te pranishme ne dyqanin e tij, ai filloi ti ofronte asaj embelsira dhe ushqime te ndryshme falas. Nepermjet dhenies te ketyre te mirave materiale falas, ai e mashtroi minorenen duke bere qe nga korriku i vitit te kaluar ai te kryente marredhenie seksuale me te ne dyqanin e tij ne fshat, thone ekspertet e policise kriminale.
Blerim Kore
Precedentet:
29 nentor 2007
Nje 42-vjecar nga fshati Gjere, i komunes Porocan, ne rrethin e Gramshit, akuzohet se ka perdhunuar vajzen e tij, 15-vjecare, duke sjelle ne jete edhe nje femije. Ferit J., eshte arrestuar dhe izoluar ne qeli dhe mbi te rendon akuza e marredhenieve seksuale me dhune ne gjini ose kujdestari.
25 dhjetor 2007
Tregtari i moshuar i nje pike ushqimore, Frederik Beqo, 70 vjec, ne fshatin Starje te rrethit te Kolonjes, eshte arrestuar per pedofili me nje te mitur, kliente te tij. Vajza 15-vjecare, me inicialet A.G., rezultoi 6-muajshe shtatzene pas kontrollit te mjekeve te Spitalit Gjinekologjik ne Tirane
08 janar 2008
Nje i moshuar eshte arrestuar nga policia e Tiranes, nen akuzen e pedofilise me thjeshtren e tij te mitur. 74-vjecari Kadri Sadria, banues ne Laprake, u denoncua per abuzime me vajzen e gruas se dyte. Sadria ka rene ne pranga per vepren penale te veprimeve te turpshme me te mitura