E Shtune, 09 Shkurt 2008

Pergjaket dashuria mes dy te rinjve ne nje fshat te thelle te rrethit te Librazhdit. Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e djeshme ne Gurakuq, kur Asllan Berberi, 49 vjec, eshte gjetur i sulmuar me mjete te forta e me plage te renda ne koke e trup. Policia e Librazhdit ndaloi si te dyshuar pas disa oresh Liman dhe Ilirjan Dateshi, babe e bir. Shkak ka qene dashuria e nipit te Berberit, Samiut 20-vjecar, me vajzen 17-vjecare te Datesheve. Por kjo histori nuk eshte pelqyer nga babai i te mitures, qe i ka zene prite ne shenje hakmarrjeje 49-vjecarit. Berberi u gjet ne gjendje koma nga kryeplaku i fshatit, qe e dergoi ne spital me urgjence dhe njoftoi policine. Mjeket konstatuan demtime te renda ne pjesen e kokes, thyerje te dhembeve, te brinjeve dhe te kraheve. Policia tha se sulmi ka qene barbar dhe pas krimit te dyshuarit jane larguar nga vendngjarja me qellim fshehjen. Por disa ore kerkime i kane mjaftuar uniformave blu per te ndaluar babe e bir, nen akuzen e “vrasjes se mbetur ne tentative ne bashkepunim”.