Receta Gatimi

Ish polici, seks dhe tutor me dy te mitura


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Ish polici, seks dhe tutor me dy te mitura

    E Hene, 11 Shkurt 2008

    Transferimi nga Korca per ne kryeqytet, me qellim vazhdimin e veprimtarise se shfrytezimit dhe trafikimit te dy vajzave te mitura, nuk i ka sherbyer aspak nje ish efektivi te policise. I hetuar me pare per precedente te ndryshem penale, Haxhi Qelemini eshte vene dje ne pranga nga koleget e tij pasi u kap ne rrugen “Besa” ne shoqerine e dy vajzave 13 dhe 17 vjece, me te cilat kishte kryer edhe marredhenie seksuale. I larguar dy vite me pare nga radhet e policise, 47 vjecari ka gjetur si rrogezgjidhje rekrutimin e dy te miturave me qellim shfrytezimin per prostitucion kundrejt pageses. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise se Tiranes qe kryen edhe aksionin oret e para te mengjesit te djeshem. Agjentet antitrafik zbuluan pas marrjes ne pyetje te vajzave menyren se si ishin rekrutuar dhe perse ishin zhvendosur nga Korca per ne kryeqytet. Mbi Qeleminin rendojne tre akuza te renda, “kryerje e marredhenieve seksuale me te mitura”, “shfrytezim prostitucioni” dhe “trafikim”.

    Mengjesin e djeshem ne rrugen “Besa”, vendi i quajtur “Frigoriferi”, kane zbarkuar agjentet antitrafik qe kishin grumbulluar informacione per vendndodhjen e dy vajzave per alarmit te familjareve. Vendstrehimi u gjet ne nje banese te marre me qira nga ish efektivi 47 vjecar. Policia tha se shoqeroi dhe mori ne pyetje dy vajzat e mitura, me inicialet A. J., 13 vjece dhe J. O., 17 vjece, nga Korca. Sipas policise, Qelemini dyshohet se ne fillim ka rekrutuar, shfrytezuar dhe kryer seks me 17-vjecaren J. O. Edhe pse ishte shfrytezuar ne Korce per prostitucion, hetimet kane treguar se 47 vjecari ka qene ne fazen e rekrutimit per prostitucion te dy vajzave, kryesisht ne Tirane dhe me pas jashte vendit nese do gjendej mundesia. Madje ketij qellimi i kishte sherbyer edhe zhvendosja nga qyteti juglindor.

    Haxhi Qelemini ishte perjashtuar kohe me pare nga policia e Korces, pasi dyshohej se merrej me aktivitete ilegale, akuza qe jane perforcuar me teper duke gdhire dita e djeshme. Fillimisht mesohet se eshte kryer nje denoncim ne komisariatin e Korces nga te afermit e nje prej vajzave. Ndersa kane ndjekur pisten e trafikimit dhe lidhjeve te te mitures, agjentet arriten tek emri i ish kolegut te tyre. Pikerisht ne shtepine e tij, te marre me qira, eshte gjetur e mitura A. J., 13 vjece, e cila ishte rekrutuar per t’u trafikuar jashte Shqiperise, per qellime prostitucioni. Aktiviteti dyshohet se kishte nisur te pakten nje vit me pare dhe rekrutimi i fundit eshte kryer muajin e kaluar.

    “Nje nga vajzat, rekrutuese”

    Hetimet ndaj Haxhi Qeleminit, jane zhvilluar nga specialistet e seksionit te Trafiqeve te Paligjshme, ne Policine e Tiranes, te cilet me pas i kane vene dhe prangat. Gjate marrjes ne pyetje te 17 vjecares J. O, rezulton se ajo eshte shfrytezuar me pare per prostitucion ne disa vende te BE-se, ndersa nepermjet saj dyshohet se 47 vjecari do te kryente rekrutime edhe te vajzave te tjera te mitura. Ndaj Qeleminit, policia ka ngritur akuzat e “trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne tentative”, “marredhenies seksuale me te mitur” si dhe “shfrytezimit per prostitucioni”. Dosja ndaj tij eshte marre ne dorezim nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per vazhdimin e hetimeve.

    Qelemini, i akuzuar edhe per skandalin e Bisht Palles

    Haxhi Qelemini, ish efektiv i policise se Korces, ka sherbyer per me shume se 20 vjet ne radhet e uniformave blu. Gati 2 vjet me pare, ai u largua nga puna, pasi duke qene me sherbim ne sallen operative, nuk u gjend ne vendroje. Ky ka qene nje konstatim i perseritur, nderkohe qe Qelemini, i cili ka punuar edhe inspektor i policise ne komunen e Pirgut, ka patur te regjistruar si precedente ne prag te largimit nga puna, neglizhenca dhe abuzime telefonike si punonjes i salles operative. Burime te rezervuara te policise se Korces, hodhen dyshime se Qelemini, gjate kohes qe ka sherbyer si punonjes i salles operative, mund te kete qene personi me uniforme qe ka abuzuar me vajzen e skandalit te Bish Palles. Kjo e fundit akuzoi nje punonjes policie me rol te ngjashem detyre me 47 vjecarin, sikur kishte abuzuar seksualisht gjate shoqerimit per ne ambjentet e drejtorise se policise Korce. Por punonjesi i policise qe u arrestua ne ate kohe, doli i pafajshem, pasi vec provave te tjera paraqiti edhe dokumentin se nuk kishte qene ne detyre ne kohen qe ndodhi ngjarja. Prej gati 2 vitesh pas perjashtimit nga radhet e policise, Qelemini i ndodhur ne nje gjendje te veshtire ekonomike, ka kryer pune te ndryshme, por shpesh i pashfaqur per shume kohe ne qytetin e Korces. Vetem dy dite para se te arrestohej, ai eshte pare serish ne qytet.



    Ne pranga :

    Haxhi Qelemini, 47 vjec, ish polic ne Korce

    Akuzat :

    “Trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne tentative”

    “Marredhenies seksuale me te mitur”

    “Shfrytezimit per prostitucioni”



    Kodi Penal

    Neni 100

    Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur

    Kryerja e marredhenieve seksuale ose homoseksuale me femije te mitur, qe nuk ka arritur moshen katermbedhjete vjec ose me te mituren qe nuk ka arritur pjekurine seksuale, denohet me burgim nga shtate gjer ne ne pesembedhjete vjet.

    114

    Shfrytezimi i prostitucionit

    Shtytja, ndermjetesimi ose marrja shperblim per ushtrimin e prostitucionit, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne pese vjet.

    Neni 114/b

    Trafikimi i femrave

    Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e femrave nepermjet kercenimit ose perdorimit te forces apo formave te tjera te shterngimit, rrembimit, mashtrimit, shperdorimit te detyres ose perfitimit nga gjendja shoqerore, fizike a psikike, si dhe formave te tjera te shfrytezimit, denohen me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet dhe me gjobe nga tre milion deri ne gjashtemilion leke

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Ish polici, seks dhe tutor me dy te mitura

    Kapet ish-polici, “festa” me dy tė mitura korēare

    Tirane -Skuadra e Antitrafikut e ka gjetur nė njė dhomė me dy tė miturat e zhdukura prej njė muaji, ish-kolegun e policisė sė Korēės, Haxhi Qelemini. 47-vjeēari duket se kishte ndryshuar krejtėsisht zanat, pas lirimit nga detyra si polic me reformat e dy viteve mė parė. Sipas burimeve pranė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, Qelemini rekrutonte vajza pėr t’i trafikuar pėr prostitucion nė Belgjikė. Policia ka siguruar nė njė qendėr pėr rehabilitimin e viktimave tė trafikimit e prostitucionit, dy minorenet A.J., 13 vjeēe dhe J.O., 17 vjeēe. Aksioni i skuadrės sė Antitrafikut tė Policisė sė Tiranės ishte koduar “Starkinge”, si vetė mollėt e famshme tė zonės sė Korēės, ku banojnė minorenet. Ato janė gjetur nė njė banesė nė rrugėn “Besa”, tė cilėn sipas burimeve, e kishte marrė me qira Qelemini, pėr t’i strehuar gjatė kohės qė pėrgatiste trafikimin e tyre.
    Mashtrimi
    17-vjeēares J.O., i kishte premtuar se do e ēonte nė Itali, kurse 13-vjeēares A.J., se do e ēonte fillimisht nė Kosovė dhe mė pas nė Belgjikė. I kishte njohur nė Korēė. Tė miturėn e kishte fqinjė, kurse 17-vjeēaren e kishte njohur mė parė nga disa miq tė tij. Nė janar, tė dyja vajzat kanė ardhur nga Korēa nė Tiranė, derisa sipas premtimit tė Qeleminit, t’u bėheshin dokumentet pėr tė ikur jashtė vendit. J.O ishte larguar edhe njė herė mė parė me Qeleminin, por ishte kthyer sėrish nė shtėpi nė Korēė. Qelemini i ka strehuar nė banesėn e tij me qira nė rrugėn “Besa”, nė Tiranė. 47-vjeēari kishte lėnė bashkėshorten me dy fėmijė nė Korēė dhe mbante shtėpi me qira nė Tiranė. Ai prezantohej si president i njė firme importi “Hapėsira Blu”. Madje, biznesi ishte “justifikimi” pėr largimet nga familja nė Korēė.
    Arrestimi
    Dėshirat pėr tė bėrė sa mė shumė para me dy “femrat” e mashtruara, qė nė Korēė e kanė dekonspiruar ish-policin Qelemini. Ai kishte filluar qysh nė Tiranė shfrytėzimin pėr prostitucion tė 17-vjeēares J.O. Organizonte “festa” nė shtėpi, me tė ftuar tė shumtė qė frekuentonin dy tė miturat. Festat shqetėsuan banorėt e pallatit, duke bėrė qė oficerėt e Antitrafikut tė binin nė gjurmėt e dy vajzave tė mitura qė rezultonin tė larguara nga banesat e tyre. Oficerėve tė Antitrafikut iu ėshtė dashur njė javė punė operative pėr tė zbuluar dhe dokumentuar aktivitetin e Qeleminit. Ai ėshtė ndaluar nga oficerėt me dy minorenet nė dhomė, dhe ėshtė siguruar nė ambientet e izolimit tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Ai akuzohet pėr “trafikim tė femrave pėr prostitucion, e mbetur nė tentativė”, “marrėdhėnie seksuale me tė mitur”, si dhe “shfrytėzim pėr prostitucion”.
    Hetimi
    Ka pranuar se ka kryer marrėdhėnie seksuale me dy minorenet qė iu gjetėn nė banesėn me qira. Por ka mohuar t’i kishte shfrytėzuar pėr prostitucion, apo tė kishte planifikuar ndonjė trafikim tė mundshėm tė tyre jashtė vendit. Burimet policore thanė pėr Gazetėn se Qelemini ka pranuar se i kishte ofruar strehė “patrioteve” tė tij, por sipas tij, kėtė e ka bėrė pėr “t’i ndihmuar ngaqė i njihte”. Gjithsesi, burimet policore i komentuan kėto deklarata tė tė arrestuarit si tentativa tė tij pėr tė zbutur pozitėn para ligjit.

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Ish polici, seks dhe tutor me dy te mitura

    po jane bere edhe pleqte tani mos te mbahen fare. paskan shkalluar fare shqiptaret .

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e medlina
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    diku ne ks
    Postime
    82
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    manjaku paramendo si me shku me vajz vete sa pa ndergjegjshem

  5. #5
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Keto kane harruar se c'do te thote njeri.

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e medlina
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    diku ne ks
    Postime
    82
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    sja vlen mi diskutu duhet denuar patjeter per ata qa kon gjendje me bo

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 10:53 PM
  2. Vjedh sėrish rrugės pėr nė polici
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 07:31 PM
  3. Madonna refuzon bashkėpunimin me polici
    Nga Enkelejda_24 nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 12:43 AM
  4. Perdhunoi 5 te mitura, pranga 70-vjecarit italian
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 09:38 PM
  5. E mitura shtatzene, pranga pedofilit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 04:50 PM