Banorėt e njė ndėrtese nė New York kanė paditur nė gjyq fqinjėn e tyre, pėr shkak se ajo pi sė tepėrmi duhan, dhe se e tėrė ndėrtesa ka marrė erė nga cigaret e saj.

Ēifti i avokatėve, Jonathan dhe Enny Needleman Selbin, nė tekstin e padisė pohojnė se banesės sė tyre, nė ndėrtesėn Ansonia tė Manhattanit, "i vije era si kazino", pėr shkak tė fqinjės Galila Huff, e cila pi duhan dhe mbush banesėn e tyre dhe korridoret, qysh prej se ata janė vendosur aty, nė vitin 2003.

Tymi kohė pas kohė ėshtė futur drejtpėrdrejt nė banesėn e ēiftit Selbin, nėpėrmjet hapjeve tė pėrbashkėta tė ventilimit, shkruan nė padi. Ēifti po ashtu pohon se ka frikė se pirja pasive e duhanit paraqet “rrezik tė madh” pėr djalin e tyre Charlie, i cili sė shpejti i mbush katėr vjet.

Ēifti pohon po ashtu se pronarėt e ndėrtesės, nė vitin 2007, kanė rinovuar sistemin e ventilimit dhe se gjendja prej asaj kohe ėshtė mė e mirė, por edhe se tymi i cigares edhe mė tutje mbush korridoret e ndėrtesės.