Receta Gatimi

Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    Shqiptaret e shoqeruar, ndaluar apo arrestuar nga policia italiane, ne pjesen me te madhe te tyre nuk i njohin te drejtat qe gezojne dhe ky shqetesim vijon edhe ne raportet e tyre me prokurorine dhe sistemin gjyqesor. Per kete, nje material i posacem eshte pergatitur keto dite ne Torino, me nismen e dr Xhovani Firera, Konsull i Nderit te Republikes se Shqiperise ne Piemonte. Materiali permban ne detaje te gjitha hapat qe duhet te ndermarre cdo shtetas shqiptar qe perballet me drejtesine italiane. Broshura e siguruar ekskluzivisht nga "Koha Jone", vjen si nje ndihme kyce dhe per shume shqiptare, qe ne jo pak raste, jane perballur me arrestime te bujshme policore, pa iu respektuar te drejtat e per me teper, kane rezultuar te pafajshem duke u liruar nga prangat. Por thuajse askush nuk eshte demshperblyer moralisht dhe financiarisht, nderkohe qe demi personal ndaj tyre ka qene jo i vogel.

    Duke folur me "Koha Jone", konsulli i Nderit te Shqiperise prane Presidentit te Republikes se Italise, siguron se "Konsullata, me konsulentet e vet, eshte ne dispozicion per cdo kerkese te dhenash e sqarimesh te metejshme nga te gjithe shqiptaret e interesuar". "Te gjithe shqiptaret qe kane probleme te tyre apo te te afermve me drejtesine italiane, mund t'i drejtojne kerkesat per ndihme ose dokumentacion ne adresen e Konsullates", garanton Konsulli.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    Motivi i burgimit

    Ju mund te jeni derguar ne burg sepse jeni arrestuar ne flagrance te nje shkeljeje (jeni kapur ne aktin e kryerjes se nje shkeljeje ose menjehere me pas, keni qene ndjekur dhe ndaluar nga policia apo nga ndjekes private se jeni gjendur ne befasi me gjera ose gjurme nga te cilat eshte dukur se mund te keni kryer nje shkelje), ose i jeni nenshtruar ndalimit (dyshohet, mbi baze provash te forta, qe ju te keni kryer nje shkelje e qe keni nder mend te arratiseni). Motive te tjera burgimi jane sepse "i jeni nenshtruar mases se sigurise ne burg (vetem kur jane prova te forta qe ju te keni kryer nje shkelje dhe qe mbahen te qendrueshme kerkesat e sigurise, te cilat mundesia apo rreziku i ndotjes se provave, rreziku i arratisjes, rreziku qe ju mund te kryeni shkelje te tjera, justifikojne burgimin tuaj ne pritje te zhvillimeve te procesit ne te cilin "jeni i perzier". Kurse shkaku i fundit, eshte nese i jeni nenshtruar procedimit penal apo jeni denuar me vendim qe eshte bere perfundimtar (i pakundershtueshem me apel apo ankese ne Kasacion).

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    Mundesite per mbrojtje

    Nese ju jeni perballur me nje nga keto motive burgosjeje, mund te shfrytezoni te drejta e mundesi mbrojtjeje te ndryshme. Keshtu brenda 96 oreve nga arrestimi ne flagrance ose ndalimi (pervec rastit te gjykimit te drejtperdrejte), duhet te paraqiteni perpara nje gjykatesi per Hetimet Paraprake per te ashtuquajturen "seance e miratimit". Ne kete vend do te merreni ne pyetje, ne prani te avokatit tuaj. Por kujdes: Mund te shfrytezoni te drejten per te mos u pergjigjur ose mund te shpjegoheni per mbrojtjen tuaj;. Gjyqtari, do te vendose nese arrestimi ose ndalimi jane kryer nen respektimin e ligjit ose nese eshte e duhur ose jo te jape ndaj jush nje mase sigurie, (per shembull, burgim, arrest prane vendbanimit, detyrimin e paraqitjes prane policise gjyqesore). Kur ju perballeni me masen burgim, duhet te paraqiteni ne prani te avokatit dhe brenda 5 diteve, perpara Gjykatesit qe ka urdheruar burgosjen tuaj. Kjo behet per "marrje ne pyetje garancie". Ketu, nese nuk do te shfrytezoni te drejten per t'u mos pergjigjur, do te mund te paraqitni mbrojtjen tuaj. Pas kesaj, Gjykatesi vete do te mund te vendose nese do t'ju lere te lire apo te jape ndaj jush mase me te lehte (per sh. arrest prane vendbanimit, detyrim paraqitjeje prane policise gjyqesore). Pas burgosjes, sipas ekzekutimit te nje vendimi perfundimtar, ju (pervec rastit te kundershtimit te urdhrit te ekzekutimit), do te filloni te shlyeni denimin tuaj ne burg. Ne kete rast, duhet bere kujdes: Ju mundeni, kurdo qe e shihni te arsyeshme, te kerkoni qe t' i nenshtroheni masave alternative nga burgimi.

    Ne kete situate, pra kur jepet burgim ne pritje te hetimeve dhe daljes ne gjyq, eshte e mundur te paraqitni ankese, brenda 10 ditesh nga komunikimi i vendimit te Gjykatesit. Animimi behet prane "Gjykates se Lirise", me ndihmen e avokatit tuaj. Atje mund te shpjegoni mbrojtjen tuaj e po te jete e mundur te perfitoni lirimin ose mase tjeter sigurie, si ndalimi i largimit nga territori i shtetit, detyrim i paraqitjes te policia gjyqesore, arrest prane vendbanimit, etj.). Por ne kete faze, ankimimi nuk eshte gjithmone i keshillueshem pasi afati eshte shume i shpejte dhe zakonisht kerkesa refuzohet.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    Gjykimi

    Procedimi i metejshem ka shume rendesi per emigrantet ne Itali, nese perballen me prangat e policise vendase. Me ndihmen e avokatit, duhet te beni cmos te mblidhni prova qe ju shfajesojne, si deshmitare, dokumente, ekspertim provash te pretenduara. Ne raste qe gjykoni, kerkoni gjykim te shkurtuar, duke u mbrojtur mbi bazen e akteve te mbledhura ne hetimet e duke perfituar, ne rast denimi, nje 'zbritje' deri ne nje te treten e denimit te mundshem.

    Po ashtu, ekziston mundesia e kompromisit. Pra te evitoni vete procesin e vertete nepermjet nje marreveshjeje me Prokurorin e Shtetit mbi denimin qe mund t'ju jepet, konkretisht, " te zbritur" deri ne nje te treten.

    Kurse kur perballeni me denimin permes nje vendimi perfundimtar, keni te drejte t' i kerkoni Gjykatesit ose Gjykates se Mbikeqyrjes: leje si shperblim, )nese jeni sjelle mire dhe nuk jeni i rrezikshem per shoqerine), pune jashte burgu (ne raste te vecanta), lirimin me perpara ('zbritje' nga 45 dite per cdo gjashtemujor te kaluar ne burg, nese keni mbajtur qendrim te mire dhe keni marre pjese ne aktivitetet e organizuara ne burg). Gjithashtu perfitoni dhe gjysme-liri, (duke dale diten e duke u kthyer ne darke, nese mund te marresh pjese ne aktivitete pune), si dhe lirim me kusht kur keni shlyer te pakten gjysmen e denimit.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    Mundesi te tjera

    Nje tjeter mundesi per te denuarit ne Itali eshte burgimi prane vendbanimit, nese keni mbushur 70 vjec e nuk jeni perserites. Por dhe nese, duke pasur me pak se 4 vjet denim. Perfitojne dhe grate qe jane shtatzene, apo nena te femije nen dhjete vjec. Ketu perfiton dhe babai i burgosur. Gjithashtu, perfitojne personat me probleme shendetesore dhe ata qe jane me te vegjel se 21 vjec e me te medhenj se 60 vjec. Ketu duhet theksuar edhe fakti se perfitojne dhe ata qe kane me pak se dy vjet denim per te vuajtur, madje nuk nevojiten kushte paraprake per t'u besuar ne prove te sherbimet shoqerore.

    Kurse kur keni tre vjet denim per te vuajtur, viheni ne prove te sherbimet shoqerore. Nese nga vezhgimi i personalitetit tuaj ata binden qe nuk do te kryeni shkelje te tjera, perfitoni lirine. Gjithashtu, shanse kane dhe te denuarit qe kane per te shlyer nen 6 vjet per perdorim alkooli e substancash te tjera, ose dhe 4 vjet per shkelje me te renda. Ne keto raste ju perfitoni duke iu nenshtruar trajtimit per riaftesim.

    Nje tjeter mundesi eshte nxjerrja jashte territorit te shtetit e qytetarit te huaj (si mase alternative nga burgimi, nese denimi per t'u shlyer akoma eshte nen 2 vjet dhe shkeljet e renda nuk jane kryer disa here. Ne keto raste, Gjykatesi i Mbikeqyrjes, edhe sipas kerkeses se qytetarit te huaj te denuar, mund te vendose nxjerrjen jashte nga territori italian nepermjet shoqerimit ne kufi. Kjo realizohet gjithmone nese eshte siguria e plote mbi identitetin e personit. Kurse autoritetet e vendit te origjines duhet te kene leshuar dokumentet e pershtatshme per riatdhesimin.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    AVOKATI

    Roli i duhur per te drejten e emigranteve

    Nga momenti i arrestimit ose qofte dhe nga momenti qe nje shtetas shqiptar ne Itali, i nenshtrohet nje procesi penal, ka te drejte te kete nje avokat. "Nese nuk keni emeruar nje avokat te besuar, autoritetet proceduese zgjedhin per ju, 'duke nxjerre' emrin nga nje liste perkatese, pra nje avokat te caktuar nga gjykata", detajon dr. Firera per "KJ". Ai sqaron se avokati i caktuar nga Gjykata mund te permbushe (kryesisht) te gjithe aktivitetet mbrojtese qe jane te vlefshme per ju, si dhe avokati i besuar. Por dr. Firera thekson se "ashtu si avokati i besuar, avokati i caktuar nga gjykata nuk mund ta kushtoje punen e tij 'falas'. Ai duhet te shperblehet nepermjet pageses (nga ana e juaj ose te tjereve) te honorareve dhe shpenzimeve".

    Megjithate ketu ka nje perjashtim, kur perfitohet "mbrojtja falas", me te cilen shteti italian, detyrohet t'ju paguaje avokatin tuaj". Kjo perftohet nese ne vitin e fundit tatimor te qendrimit ne Itali ju keni te ardhura jo me shume se 9800 euro. Si dhe ne rastet kur i drejtoni kerkesen e pranimit gjykatesit procedues, duke dhene nje seri te dhenash e (po qe nevoja) dokumentesh te vlefshme per te provuar gjendjen tuaj familjare dhe te ardhurat tuaja (per te ardhurat e fituara jashte shtetit, eshte i nevojshem vertetimi nga autoritetet konsullore ose te ambasades shqiptare).

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Te arrestuarit e Italise, ja cfare perfitojne

    Si mund te lidheni me konsullaten



    Ne telefon

    011.7802918

    Me fax

    011.7801430

    Me e-mail

    consolato@consolatoalbania.net

    Ne adrese

    Consolato della Repubblica d'Albania in Piemonte

    Corso Francia, 137 - 10093 Collegno (Torino)

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pershendetja nga bergamo e italise
    Nga besdurrsaku1987 nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 02:47 PM
  2. Sa tifoza te italise jemi te lirenti.com
    Nga argent nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-06-2010, 03:05 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2009, 07:10 PM
  4. Vlorė, kaos nga largimi i emigrantėve drejt Italisė
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 08:00 PM
  5. Ministrja e Shėndetėsisė sė Italisė, nė Shqipėri.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 11:52 PM