• 47% e kuksianėve e dibranėve kanė zbritur nė Tiranė

Emigrimi ndėrkombėtar i shqiptarėve, mė sė shumti nė vendet perėndimore dhe veēanėrisht nė Greqi dhe Itali, ėshtė njė nga shpėrnguljet mė mbresėlėnėse gjatė shekullit tė 20 nė Evropė. Si rezultat i shumė faktorėve politikė, ekonomikė dhe socialė, nė fund tė vitit 1990 u vunė re disa fenomene qė paralajmėruan shpėrthimin migrues tė qyteteve shqiptare. Nė korrik tė vitit 1990, afėrsisht 5.000 persona hynė nė ambasadat italiane, gjermane dhe franceze nė Tiranė dhe kėrkuan viza. Nė fund tė vitit 1990, afėrsisht 20.000 shqiptarė lanė vendin duke u drejtuar pėr nė Greqi dhe kėrkuan strehim politik. Nė mars 1991, shumė qytetarė shqiptarė hynė nė portin e Durrėsit, mė i madhi nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė largoheshin nga Shqipėria me anije. Ata arritėn nė portet e Italisė sė Jugut. Njė tjetėr zhvendosje qė pėrfshiu rreth 18.000 njerėz, ndodhi nė tė njėjtin vit nė gusht. Qeveria italiane i refuzoi ata nė mėnyrė kategorike dhe brenda njė periudhe tė shkurtėr, pjesa dėrrmuese e kėtyre emigrantėve u kthye nė Shqipėri.

Klandestinėt

Sipas INSTAT-it, emigracioni i padokumentuar u rrit gjatė viteve nė vijim. Gjatė periudhės 1989- 2001, afėrsisht 700.000 shqiptarė u larguan nga vendi. Kėto lėvizje migratore patėn njė ndikim jo vetėm nė numrin absolut tė popullsisė dhe tė shpėrndarjes sė saj gjeografike, por gjithashtu edhe nė strukturėn e brendshme tė popullsisė (nė lidhje me raportet e seksit dhe moshės si dhe me pėrbėrjen e saj shoqėrore-ekonomike), dhe nė funksionimin e pėrgjithshėm tė ekonomisė dhe nė infrastrukturėn e vendit, duke pėrcaktuar kėshtu potencialin e mėtejshėm tė zhvillimit tė vendit. Migracioni gjithashtu pati njė ndikim tė madh nė ekonomi, si njė faktor qė ushtron ndikim nė bilancin tregtar (duke transferuar para brenda vendit nga jashtė). Emigrantėt shqiptarė, nė tė shumtėn e rasteve punojnė nė sektorė qė nuk janė tė preferuar nga vendasit, dhe pjesa dėrrmuese e tyre kanė paga tė papėrcaktuara, ata shėrbejnė si mekanizėm rregullues nė tregun e punės dhe kontribuojnė nė rritjen e prodhimit vendas tė shtetit pritės.

Migrimi i brendshėm

Popullsia migrante ėshtė relativisht e re: 115.700 persona qė pėrfaqėsojnė 46% tė tė gjithė migrantėve ndėrmjet prefekturave, nuk kanė arritur moshėn 30 vjeē nė 2001-in, dhe vetėm 6% janė nė moshėn e pensionit. Pra, migrimi i brendshėm ėshtė njė fenomen qė prek popullsinė e re aktive: 72% e personave tė migruar sipas "Regjistrimit tė Popullsisė 2001" ishin nė moshėn ndėrmjet 20 dhe 65 vjeē. Pra nė disa zona, migrimi ēoi nė pėrqendrimin e krahut tė punės, domethėnė tė popullsisė potencialisht aktive. Mund tė vėrejmė gjithashtu se gratė janė mė shumė tė predispozuara tė migrojnė brenda kufijve tė Shqipėrisė, se sa burrat. 54% e migrantėve janė gra (136.600 gra kundrejt 116.100 qė janė burra). Raporti gjinor i migrantėve ėshtė 85 burra pėr 100 gra. Ky mbizotėrim i grave, sidoqoftė nuk ėshtė i vėrtetė pėr tė gjitha moshat. INSTAT-i ka konstatuar njė raport gjinor prej 93 ndėr adoleshentėt (12-19 vjeē) dhe prej 60 ndėr migrantėt me moshė nga 20-29 vjeē. Pėr migrantėt me moshė 40-64 vjeē, burrat pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe. Ka disa arsye tė ndryshme qė mund tė pėrmenden pėr tė shpjeguar mbizotėrimin e grave qė migrojnė nė moshė tė re. Sė pari, gratė e reja tė lindura nė zonat rurale shtyhen tė emigrojnė, sepse ato nė pėrgjithėsi nuk kanė tė drejtė tė trashėgojnė nga prona e familjes nė fshat. Meqenėse ato nxiten qė tė gjejnė punė jashtė territorit tė familjes, ato zhvendosen mė shpejt sesa burrat e sė njėjtės moshė. Ky migrim, gjithashtu nxitet nga mundėsia e punėsimit nė sektorėt tercialė nė zonat urbane. Kėto lloje punėsh, pėrgjithėsisht nuk kėrkojnė ndonjė kualifikim tė veēantė. Sė dyti, ky mbizotėrim ėshtė kryesisht artifakt, sepse migrantėt burra mė shpesh migrojnė jashtė vendit.

Tė gjithė nė Tiranė

Prefekturat e qendrės sė vendit (Tiranė dhe Durrės), tėrheqin migrantė, tė cilėt vijnė nga i gjithė vendi. Pjesa mė e madhe e imigrantėve, megjithatė, vijnė nga verilindja (Kukės dhe Dibėr; 47% dhe 40% e imigrantėve nė Tiranė dhe Durrės pėrkatėsisht). Migrantėt e ardhur nga verilindja drejt qendrės karakterizohen nga njė strukturė e moshės sė re: 68% e migrantėve janė nėn moshėn 12-39 vjeē, kundrejt 45 % tė popullsisė sė tė gjithė vendit. Kjo zhvendosje ēliroi zonat e largimit tė njerėzve nga presioni i madh demografik, pėr shkak tė faktit se 65% e popullsisė jomigrante ka njė moshė mė pak se 40 vjeē. Migracioni ka ulur moshėn e popullsisė sė prefekturave tė Tiranės dhe tė Durrėsit, ku 53% e banorėve nuk kanė arritur ende moshėn 40 vjeē. Meqenėse migrantėt janė shpesh tė rinj, kapitali i tyre njerėzor ėshtė mesatarisht mė i lartė, ose sa ai i popullsisė jomigrante. Personat me diplomė tė shkollės sė mesme ose me diplomė universiteti pėrbėjnė vetėm 26% tė popullsisė jomigrante nė zonat verilindore tė vendit, dhe ata janė 34.5% e popullsisė migrante. Ndikimi kryesor i kėsaj zhvendosjeje pėr zonat pritėse lidhet me pjesėn mė tė madhe tė migrantėve me formim tė nivelit tė mesėm (arsimi tetėvjeēar), tė cilėt pėrfaqėsojnė 48% tė migrantėve, kundrejt 36% tė popullsisė pritėse. Koeficienti i papunėsisė sė popullsisė sė origjinės (qė jetojnė nė verilindje), ėshtė mjaft i lartė, me 25.5%. I njėjti tregues arrin shifrėn 33% ndėr burrat dhe 46% ndėr gratė migrante. Nė pėrgjithėsi, presionet mbi tregun e punės pėrbėjnė njė shqetėsim tė veēantė lidhur me grupe tė veēanta tė forcės sė punės: Meqenėse 90% e tė papunėve kanė nivele shkollimi tetėvjeēar dhe tė mesėm, mund tė flasim pėr njė strukturė papunėsie, e cila tenton tė pėrqendrohet tek destinacionet e ardhjes.