Receta Gatimi

INSTAT: Popullsia shqiptare po plaket


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    INSTAT: Popullsia shqiptare po plaket

    • Mosha mesatare, 31.7 vjeē

    Popullsia shqiptare konsiderohet njė popullsi e re. Mosha mesatare e saj ėshtė 31.7 vjeē. Piramida e popullsisė ėshtė njė lloj i veēantė grafiku bar qė tregon pėrbėrjen e popullsisė sipas moshės dhe gjinisė. Megjithėse rritja e popullsisė vazhdon tė jetė pozitive, mosha mesatare e popullsisė ėshtė rritur, kjo si rezultat i emigracionit i cili vazhdon akoma tė jetė i lartė. Pas vitit 1990, popullsia shqiptare njohu dukuri tė reja, siē ishte ajo e migracionit, i cili ndikoi mjaft nė rishpėrndarjen e saj sipas rretheve dhe prefekturave. Rrethet e veriut humbėn popullsinė e tyre, ndėrsa Tirana dhe Durrėsi sa vjen dhe po zmadhojnė popullsinė e tyre. Lėvizja e lirė dhe e pakontrolluar e popullsisė ka ndikuar nė ndryshimin e raportit tė popullsisė qytetare me atė fshatare. Nė vitin 2004, popullsia qytetare ėshtė rritur nė 45-pėr qind dhe ajo fshatare ėshtė ulur nga 57.3 pėr qind nė vitin 2001, nė 55 pėr qind. Nė regjistrimin e popullsisė tė vitit 1989, popullsia qytetare pėrbėnte 35.8 pėr qind tė popullsisė gjithsej.

    Lindjet dhe Vdekjet

    Duke u bazuar nė tė dhėnat statistikore mbi lindjet, vėmė re se numri i tyre ka rėnė. Arsyet e rėnies sė kėtij treguesi janė emigracioni i lartė i popullsisė nė moshė riprodhuese, rritja e moshės mesatare tė martesės si te femrat ashtu dhe te meshkujt, pėrdorimi i metodave tė planifikimit familjar etj. Veēantėsi pėr kėtė periudhė ėshtė ulja e koeficientit sintetik tė fekonditetit (numri mesatar i fėmijėve pėr njė grua, gjithashtu vdekshmėria ėshtė njė nga elementet e ndryshimit tė njė popullsie. Ky tregues pėr periudhėn 1990-2004 pothuajse ka mbetur nė tė njėjtat nivele, gjė qė dėshmon pėr njė qėndrueshmėri tė tij. Kjo ka ndikuar jo drejtpėrsėdrejti nė uljen e ritmeve tė rritjes natyrore tė popullsisė. Ky tregues nė vitin 2001 nė krahasim me atė tė vitit 1993 ėshtė ulur rreth 8.1 pėr qind. Ky tregues pėr periudhėn 2002-2004 paraqitet mė i lartė pasi skedat e vdekjes kanė qenė tė plota. Nga tė dhėnat statistikore mbi vdekshmėrinė sipas gjinisė, vėrehet se nė totalin e vdekjeve, meshkujt janė ata qė vdesim mė shumė, nė raportin 3 me 2, nė krahasim me femrat. Gjithashtu, po tė shqyrtojmė strukturėn e vdekjeve sipas grup-moshave vėmė re se vdekjet 60 vjeē e lart zėnė 77.5 % tė totalit tė vdekjeve nė vitin 2004, nga 61.5 % qė zinin nė vitin 1990. Pėr sa i pėrket vdekshmėrisė foshnjore, vėrehet se meshkujt e kėsaj grup-moshe janė ata qė lindin dhe vdesin mė shumė nė krahasim me femrat.

    MARTESAT DHE DIVORCET

    Martesa ėshtė njė tregues tjetėr, mbi tė cilin periudha tranzitore qė kalon vendi ynė nuk ka dhėnė ndikimet e veta. Megjithėse rritja e moshės mesatare tė martesės sjell nė pėrgjithėsi krijimin e familjeve mė tė qėndrueshme, treguesi i "zgjidhjes sė martesės" (divorcit) pėr 100 martesa ėshtė rritur nga 9.6 nė vitin 2001, nė 14.2 nė vitin 2004. Gjatė periudhės 1993-2001, numri i martesave ėshtė zvogėluar me rreth 12 pėr qind. Gjatė vitit 2004 vihet re njė rėnie e numrit tė martesave, prej 23% nė krahasim me vitin 2003.

    PAPUNĖSIA

    Forcat e punės, nė tremujorin e tretė tė vitit 2007, shkojnė nė 1077.9 mijė nė krahasim me 1078.1 mijė qė mbyllet fundi i tremujorit tė dytė tė vitit 2007. Nė kėtė ulje ka ndikuar kryesisht reduktimi i numrit tė tė papunėve tė regjistruar. Duke krahasuar me tremujorin e dytė, nė kėtė tremujor kemi njė rritje tė punėsuarve nė sektorin shtetėror me 300 tė punėsuar dhe njė rritje nė sektorin privat jobujqėsor me 2,487 tė punėsuar kryesisht ne transport telekomunikacion, shėndetėsi, aktivitete financiare etj. Numri i tė punėsuarve nė sektorin privat jo bujqėsor mbetet nė tė njėjtat nivele. Nė fund tė tremujorit tė tretė, numri i personave tė regjistruar si punėkėrkues tė papunė ėshtė ulur nga 145.143 nė 142.161, duke ndikuar nė nivelin e papunėsisė qė shkon nė 13.18 pėr qind. Nė totalin e tė papunėve tė regjistruar, ata mbi moshėn 35 vjeē zėnė peshėn kryesore. Kjo shpjegohet me vėshtirėsitė qė kanė moshat e mėdha pėr tė gjetur punė nė tregun e sotėm tė punės. Nė nivelin mesatar tė ndihmės ekonomike pėr ēdo familje nė kėtė tremujor ka njė ulje relativisht te vogėl nė krahasim me tremujorin e tretė nga 40,320 nė 4,317 lekė. Paga minimale nė kėtė tremujor me VKM Nr.245 datė 27.04.2006 "Pėr pėrcaktimin e pagės minimale nė shkallė vendi", mbetet e pandryshuar, 1,400 lekė. Gjithashtu dhe niveli bazė i pagesės sė papunėsisė pėr tė papunėt mbetet i pandryshuar, 5.240 lekė. Paga mesatare nė sektorin shtetėror ėshtė rritur me 12 % krahasimisht me tremujorin e mėparshėm, pra nga 31.850 lekė shkon nė 35.650 lekė.

    Arsimimi

    Tė regjistruarit nė Arsimin Publik pėrbėjnė 96,7% tė tė regjistruarve nė Arsim, nga 97,6% qė zinin nė vitin shkollor 2002-2003. Ėshtė rritur numri i mėsuesve me arsim tė lartė nė arsimin 8 vjeēar nė 58% nga 53% qė ishte nė vitin 2001-2002. Nė arsimin e mesėm ėshtė rritur numri i tė regjistruarve me 8,3%; nė institucionet private janė regjistruar 5.4% tė totalit, nga 4% nė vitin e mėparshėm. Nė arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm publik morėn dėftesė pjekurie 86% e nxėnėsve tė diplomuar tė arsimit tė mesėm publik dhe vetėm 10% e femrave tė diplomuara i pėrkasin arsimit tė mesėm profesional. Braktisja e shkollės nga fėmijėt nė arsimin 8-vjeēar ėshtė nė nivelin 1,2%. Numri i femrave nė trupin mėsimor-shkencor nė universitete ėshtė rritur gradualisht dhe arrin nė 45% nga 28% nė vitin 1995-1996. Shpenzimet nė arsim janė 12% mė tė larta se nė vitin 2003. Shpenzimet nė arsimin bazė dhe parashkollorin pėrbėjnė 60% tė tyre. Raporti bruto i regjistrimit i lartė, tregon se pjesėmarrja nė nivelin pėrkatės tė arsimit ėshtė e lartė, pavarėsisht nėse nxėnėsit e regjistruar nė atė nivel janė tė grup-moshės teorike ose jo. Nė rastin e arsimit 9-vjeēar raporti 105 % tregon se pėrveē fėmijėve 6-13 vjeē, nė tė regjistruarit janė pėrfshirė edhe nėn ose mbi moshė, pėr shkak tė hyrjes herėt ose vonė nė shkollė, si dhe tė pėrsėritėsve tė klasės (tė cilėt vetvetiu e kalojnė moshėn teorike tė nivelit).

    Drejtėsia

    Shpėrndarja e kriminalitetit pėr vitin 2004, bazuar nė ēėshtjet gjyqėsore tė pėrfunduara nga tri nivelet e gjykatave. Koeficienti i kriminalitetit mat kriminalitetin nė njė mjedis tė caktuar nė raport me popullsinė e atij mjedisi, pra tregon shkallėn e veprave penale (krime ose kundravajtje) pėr 100.000 mijė banorė. Pėr vitin 2004 nė shkalle vendi ky tregues ėshtė 136 krime pėr 100 mijė banorė. Kjo shifėr tregon qė vihet re njė rritje e lehtė nė krahasim me njė vit mė parė, kur ky koeficient ishte 131 pėr 100 mijė banorė. Gjatė vitit 2004, janė evidencuar 7537 krime e ngjarje nė shkallė vendi, ose 24% mė shumė se vitin 2003. Veprat penale kundėr pasurisė zėnė vėllimin mė tė madh tė totalit tė krimeve me 2529 raste, ose 33%, tė pasuara nga krimet kundėr personit, me 1910 raste ose 25 % dhe mė tej krimet ekonomiko-financiare, me 1339 raste ose 17 %. E krahasuar me strukturėn e kriminalitetit nė vitet e tjera, kjo pėrmbysje e renditjes duke dalė nė vėllim mė tė madh krimet kundėr pasurisė, ndaj atyre tė personit, dėshmon se treguesit e kriminalitetit po evidencohen mė saktė.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: INSTAT: Popullsia shqiptare po plaket

    Mua keta te INSTAT me duken kot!

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Re: INSTAT: Popullsia shqiptare po plaket

    Edhe mua ashtu me duken. Nuk e di pse por me duken pak si te vjetra ato te dhenat. Te shkruanin qe kane ndaluar shqiptaret te bejne nga 13 kalamaj do e besoja por jo keto me lart.

    Kalofshi mire.


    ns

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rivier shqiptare
    Nga DMXhea nė forum Kultura Kombėtare & Botėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-05-2011, 11:30 AM
  2. Tv shqiptare
    Nga mistir nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 07:13 PM
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga Kliton nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 02:30 PM
  4. Kinemaja shqiptare
    Nga kuklla nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 10:55 AM
  5. Emigrimi, si ndryshoi popullsia shqiptare
    Nga kuklla nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2008, 10:12 AM