Ne fillim Mevlan Shanaj. Shume shpejt ne ekranin e madh do te rikthehet edhe Dhimiter Anagnosti. E pas tij dhe Piro Milkani, me historine e jetes se tij. Regjisoret e vjeter ne sheshxhirim. Ku asgje nuk eshte me si me pare

Nje here e nje kohe, nese dikush do te guxonte t'i thoshte Dhimiter Anagnostit se mund edhe te ndodhte, qe ai te mbyllej gjate ne studion e tij, pa mundur te nxjerre dot ndonjehere kryet prej saj, per t'u nisur direkt e ne shesh te xhirimit, sigurisht qe ai do ta shikonte venger. Ne fakt, ne ato kohet e arta te Kinostudios, askush nuk do te mund ta besonte se nje regjisor kaq i madh, te cilit duart i hajne ne cdo moment per nje film, do te bindej vertet te heshte. Por ja qe ndodhi, sic ndodhen dhe plot cudira te tjera pas rrezimit te komunizmit. Filli i karrieres se Anagnostit u nderpre pikerisht aty, ne nderrimin e koheve. Dhe jo vetem filli i tij. Nuk qe vetem Dhimiter Anagnosti, qe e pesoi keshtu: duke u ngujuar ne studion e tij te punes, duke deshiruar gjithnje e me shume sheshin e xhirimit, i cili deri dhe pak muja me pare, do t'i jete dukur jo pak here nje destinacion i paarritshem. Megjithate e mberriti, jo vetem me qellimin per te nisur xhirimet e filmit "Gjonleka i biri i Abazit" por dhe per te pregatitur veten per rikthimin e madh. Kur? Si gjithnje, Anagnosi nuk ka shume deshire te percaktoje kohet dhe te rrefeje detajet. Ashtu si ne ato ditet kur doli nga studioja e mori udhet drejt bregdetit te Himares, edhe tani, jane te tjeret ata qe zbulojne se c'po ndodh me regjisorin: shume shpejt filmi i shumepritur nga te gjithe do te shfaqet premiere ne ekranin e madh. Atehere gjithe vemendia mediatike do te kthehet edhe nje here, rrembimth,i drejt ngjarjes me te madhe te kinematografise shqiptare te ketyre koheve. Nuk ka dyshim qe do te ndodhe keshtu. A nuk u be shume zhurme vetem pse u mesua se Anaganosti ishte paraqitur ne Qendren e Filmit? A nuk u ngrit e gjithe media, per ta mberritur regjisorin ne shesh te xhirimit? Nuk ka sesi te ndodhe, qe shfaqja e ketij filmi te komentuar kaq fort, te mos terheqe po aq vemendjen. Nje prove e kaluar, qe te bind me faktin se rikthimi i nje regjisori, qe ka vite qe hesht, ben buje, eshte ajo e regjisorit Mevlan Shanaj. Ne nentorin e 2004, filmi "Lule te kuqe, lule te zeza", u be emeruesi i perbashket i te gjitha diskutimeve, i te gjitha kronikave medatike. Sic ndodhi dhe pak dite me pare kur u mesua se me ne fund do te mund t'i rikthehet ekranit te madh edhe Piro Milkani. Se i ka siguruar edhe ai me ne fund fondet, mungesa e te cilave ia kishte ngrire deri diku edhe shpresen e fundit. Por ashtu si dhe Shanajt ne fillim, e Anagnostit pak kohe me pas, tani mesa duket fati po i ndrit edhe Milkanit: per te shenuar nje rikthim, pemes se cilit do te realizojne endrren e tyre disavjecare.

Per t'ia mberritur kesaj dite, secili prej tyre ka qene i detyruar te kaperceje shume situata pothuajse te panjohura me pare. Ata regjisoret e mesuar me te tjera rregulla ne kohet e tyre, me te tjera privilegje- te pakten parate e shtetit nuk mungonin per ta realizuar ashtu si duhej filmin- e me kushte krejt ndryshe nga keto qe i ofronin kohet e reja, sigurisht qe e kane pasur te veshtire te pranojne ndryshimet.



Dhimiter Anagnsotit do t'i duhej shume pune me veten, qe te mund te mesohej me faktin se ditet e xhirimit duhet te ishin sa me pak, sepse fondet nuk ishin aq te mjaftueshme per te mbuluar shume shpenzime. Ekonomine e tregut kishte kohe qe e kishte kaperdire, por ne castin kur iu desh te perballej kaq drejterdrejt me te, nuk do te mund te shpetonte nga nje lloj nervozizmi. Sepse, pa menduar aspak te tjerat, nje regjisor si Anagnosti zor se do te mund te pajtohej me nje tjeter fakt qe i servirte kjo lloj kohe: qe filmin me shume se nje veper arti ta shikonte si nje mall qe duhet te shitet mire ne treg. C'ka do te thote se nje regjisor i tille, qe ne gjithe vitet e karrieres se tij, iu eshte shmangur rrefimeve para gazetareve, duhet te perfshihet patjeter ne vorbullen publicitare qe i duhet bere filmit. Anagnosti u eshte bindur, rregullave te reja, por jo deri ne fund, gjithsesi. Ndoshta pse deri diku e ka ndihmuar emri i mire qe ka: Qendra e filmit vetem Dhimiter Anagnostit mund t'i dorezonte nje shifer prej 460 milione lekesh. Por per nje rikthim te tille, shifra eshte e justifikueshme. Jane jo pak, por plot 15 vjet- qe pas filmit "Perralle nga e kaluara" dhe "Kthimi i ushtrise se vdekur"-, qe mungon ne treg nje film i ri i Dhimiter Anagnostit. Filmi i tij u shkeput, pikerisht atje tek "Kthimi i ushtrise...". Kohe e gjate, do te thoshin te gjithe ndersa vete regjisori, ne ato ditet e para te punes ne sheshxhirim do te pohonte se gjithcka po niste sikur ishte nderprere nje dite me pare. Eshte ndjere mire deri ne ditet e fundit, kur pefundoi gjithcka shpejt e shpejt, sic ia diktonin rregullat e reja, per te nisur fazen tjeter te punes, montazhin e filmit. Keto dite, qe eshte shume prane nates se premieres, skenari i shkruar qe nga vitet '90, duhet te jete ngjizur mire ne celuloid, per te deshmuar se shpejti rikthimin e Anagnostit. Nje rikthim qe shenohet me filmin qe regjisori do te kishte dashur ta shfaqte ketu e disa vjet te shkuara, atehere kur ende besonte se procesi kinematografik ne Shqiperi nuk kishte pse te shkeputej aq dhunshem.

Atehere as Mevlan Shanaj nuk e besonte se do te vinte nje kohe e tille, kur per te realizuar nje film duhet te kishe shume durim dhe vullnet per te pritur...Ne ditet kur nisi punen per filmin e tij "Lule te kuqe, lule te zeza", gjithe nervozizem, ndersa shume gazetare e pysnin sa kohe i ishte dashur te priste, ai numeronte plot dhjete vjet. Nje kohe e shkuar kot, krejt kot. Ashtu do te vazhdonte te ikte nese nuk do te mblidhnin forcat, te gjithe si familje, per ta sjelle ne ekran filmin qe do te njihte si autor jo vetem Mevlan Shanajn, si regjisor, e Natasha Lakon si skenariste, por edhe djalin e tyre Joni Shanajn si asistent regjisor. "Kishim kohe qe e ndertonim brenda mureve te shtepise sone ate film, derisa gjetem nje moment te mire per ta hedhur ne shesh te xhirimit" E sigurisht qe as Shanaj nuk e ka pasur te lehte te gjeje nje moment te tille, qe te mos e hidhte ne ere gjithe punen e bere qe nga 1998-ta, kur skenarit iu vendos dhe pika e fundit. Megjithate, nuk qe e thene, qe t'i shpetonte ketij lloj rreziku. I paambjentuar me "rregullat e reja te lojes", Shanaj do te gjendej perballe shume situatash absurde, perballe konfliktesh, te cilat as qe ka nerva t'i kujtoje edhe nje here, aq me shume tani qe filmi ka kohe qe eshte shfaqur dhe eshte komentuar si nje realizim shume i mire. Eshte perpjekur t'a harroje cdo moment te keq qe i duhej te kalonte ne ato dite, kur punonte per te hedhur ne celuloid historine e fshatit te nemur, e familjes qe perjeton ngjarje shume te trishtuara... por ne keto kohe, nuk po shpeton dot prej kujtimeve te keqia. Ndersa po perpiqet te rikthehet serish ne ekran, ndoshta me nje serial televiv,, slenarin e te cilit Natasha Lako e ka serish gati ne sirtar, ndjehet paksa i lodhur dhe i trembur. Sepse tani e ka mjat te qarte se me cfare do t'i duhet te perplaset, nese synon me te vertete realizimin e atij projekti.

Boten e cuditshme me te cilen i duhej te perplasej, per te mberritur ne qellimin e tij te madh, Piro Milkani e njohur vetem pasi u kthye nga Praga. Ky prezantim ia shoi menjehere entuziazmin, qe e kishte shoqeruar ne udhen e kthimit ne Tirane, pasi kishte kapercyer atje nje vdekje artificiale- ka qendruar per dite te tera ne gjendje kome-, e pasi kishte mbaruar dhe detyren e tij prej diplomati- si ambasador i Shqiperise. Por kuptoi shpejt se koha e pritjes per te realizuar nje film, nuk kishte mbaruar ende. Kishte nisur kjo kohe priteje, disa kohe pas ikjes ne Prage, e do te mbaronte vetem pak dite me pare. Ne fakt, ne ditet e para te postit te tij si diplomat, Milkani kishte shpresuar se ajo lloj pune nuk kishte pse ta ndante nga bota e filmit. Madje besonte shume se duke qene atje, ne Prage, do te mund te realizonte filmin qe i kushtohej kujtimeve studentore te Prages. Por "Shqetesimi i zonjes Shnaider", skenar ky i shkruar qe ne 1994-en, do te mund te dilte nga sirtaret, per t'u bere me ne fund nje film prej verteti, vetem pak kohe me pare. Historia e djaloshit, qe jeton aventura nga me te cuditshmet, dashuricka- s'eshte ndonje gje tjeter vecse historia e vertete e vete regjisorit, pra Piro Milkanit-, tani nuk ka me dyshim qe do te shfaqet dhe ne ekranin e madh. Tani qe i ka siguruar fondet, ka nisur seriozisht punen, duke u dhene keshtu fund bisedimeve te gjate me gjithe koleget e tij..."sa dua ta bej ate film". Dhe tani, qe ka dhe djalin ne krah si asistent, nuk ka me asgje cfare ta pengoje, per t'u rikthyer fuqishem, sic beri Shanaj nje vit me pare, apo dhe sic do te beje Anagnosti vetem ca dite me pas.