Mbrojtja e syve nga Kompjuteri


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5

Tema tė ngjashme

  1. Ngjyra e syve dhe karakteri
    Nga kuklla nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 02:42 PM
  2. “Drita e syve tanė”
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 01:52 PM
  3. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga MAJDI nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 01:03 PM
  4. Video per trukimin e syve
    Nga ReniX nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2008, 08:06 PM
  5. Mbrojtja nga kozmetika
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 08:57 AM

  1. #1

    Mbrojtja e syve nga Kompjuteri

    Demtimi i syve

    - Sfondi pėrtej ekranit tė mos jetė asnjėherė krejt i errėt.
    - Tė mos ketė reflekse nė ekran.
    - Kontrasti dhe drita e ekranit tė rregullohen nė vlera mesatare.
    - Ekrani duhet tė jetė rreth 50-60 cm larg syve.
    - Mundėsisht tė pėrdoret filtėr pėr ekranin kundėr reflekseve.
    - Tė shpluhuroset shpesh ekrani.
    - Gjatė punės para kompjuterit ėshtė mirė qė disa herė nė orė tė
    shkėputet shikimi nga ekrani pėr rreth njė minutė.
    - Tė rrotullohen sytė nė ambientin pėrreth ose tė paktėn ēdo njė
    orė tė bėhet njė pushim prej 15 minutash.

    Rrezet ultraviolet dėmtojnė sytė

    Ekspozimi i pėrzgjatur ose jo i duhur nėn rrezet e diellit mund tė shkaktojė dėmtim tė syve. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcė B rrezikon pjesėt e jashtme tė syrit, korenėn, konjunktivėn dhe lenten kristaline, duke shkaktuar irritim, tharje, skuqje dhe plakje tė parakohshme. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcė A ėshtė mė i rrezikshėm pėr lėkurėn dhe sytė, sepse rrezet janė mė tė shkurtra dhe kanė aftėsinė tė penetrojnė mė thellė nė sy, duke dėmtuar retinėn. Kataraktet dhe degjenerimi okular janė sėmundjet mė tė zakonshme tė shkaktuara nga dielli. Pėrdorimi i syzeve tė diellit pėr mbrojtje duhet tė fillojė gjatė fėmijėrisė. Duke minimizuar ekspozimin nėn rrezatimin diellor, ėshtė e mundur qė tė parandalohet dėmtimi i indeve okulare nga rrezet ultravjollcė.

    Tingujt dhe zhurmat "nxisin" shikimin

    Pėr tė perceptuar sende apo ngjarje tė botės qė na rrethon njeriu vė nė punė shqisa tė ndryshme. Shkencėtarėt kanė gjetur dėshmi mbi atė qė shqisat e tė parit dhe dėgjimit janė tė lidhura nė mėnyrė tė pandashme me njėra-tjetrėn. Neurologėt kanė zbuluar se kur tingulli i njė sendi tė tėrheq vėmendjen, atėherė tė shtohet edhe aftėsia pėr ta shquar kėtė send. Mund tė thuhej se, nėse njė send apo ngjarje lėshon njė tingull apo zhurmė qė pėrpara, atėherė ne do tė ishim nė gjendje ta shikonim atė mė qartė. Studiuesit eksperimentuan me 33 vullnetarė duke dėrguar dritė dhe zhurmė nė fillim nga i njėjti drejtim e pastaj nga drejtime tė ndryshme. Ky zbulim hedh dritė mbi mėnyrėn se si truri e vlerėson ambientin qė na rrethon. Po ashtu ndihmon nė zbulimin e llojeve tė reja tė kurimit pėr shqetėsimet nervore.

    Aftėsia e syrit per te kapur driten

    Syri i njeriut nganjėherė krahasohet me njė kamera tė gjallė mahnitėse. Ai ka njė lente tė pėrkryer qė mund tė fokusojė imazhet qė shihen nė njė distancė prej disa centimetrash deri nė disa kilometra. Ai ka njė mekanizėm qė pėrshtatet automatikisht me ndryshimin e intensiteteve tė dritės dhe njė film tepėr tė ndjeshėm dhe nė dispozicion tė vazhdueshėm. Rrezet e dritės futen nė sy pėrmes kornesė (thierzės), membranės sė fortė tė jashtme qė mbulon kokėrdhokun e syrit dhe i ruan formėn. Rrezet kalojnė mė pas pėrmes sė ēarės nė iris, pjesa me ngjyrė e syrit. Kjo e ēarė ėshtė pupila, bebja e syrit, qė ngushtohet apo zgjerohet automatikisht duke kontrolluar sasinė e dritės qė futet. Imazhet e fokusuara bien mbi retinėn qė ndodhet prapa kokėrdhokut tė syrit.

    Gjenet pėrgjegjės pėr ngjyrėn e syve

    Nėse do donit tė bėnit llogaritje pėr ngjyrėn e syve tė fėmijėve tuaj (me pėrafėrsi), ku duhet tė bazoheni? Pėrgjigjja do tė ishte e thjeshtė, nėse do kishim njė gjen tė vetėm nė njė kromozom tė vetėm, por kur kemi shumė gjene qė karakterizojnė tė njėjtin tipar, prandaj vėshtirėsia rritet. Ngjyra e syve ėshtė njė tipar qė kontrollohet nga disa lloj gjenesh qė ndodhen nė kromozome tė ndryshme, sepse ka akoma gjene tė pazbuluar qė mund tė ndikojnė nė ngjyrėn e syve. Njė ndėr ta ėshtė gjeni i quajtur "bey2" i cili ka dy lloj alelesh pėrgjegjėse pėr ngjyrat blu dhe kafe, si dhe gjeni qendror "bey1" pėrgjegjės pėr ngjyrėn kafe. Gjeni i quajtur "key" ka dy lloj alelesh pėr ngjyrat blu dhe jeshil. Aleli jeshil ėshtė dominant mbi alelin blu, por recesiv mbi alelin kaf.

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Te vlefshme keto,po kush i respekton thuaj?......

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Belaa
    Anėtarėsimi
    Mar 2012
    Vendndodhja
    `BeRat ♥
    Postime
    88
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    3
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga erinda Lexo postimin
    Te vlefshme keto,po kush i respekton thuaj?......
    Vetem doktorat

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,733
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    13
    te hash karrota ndihmon ne shikim ( per ata qe kan probleme....)
    ...All is well...

  5. #5
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,154
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    ne fillim kam pas prob.. me syt nga kompjuteri .. por dy her kam qen per vizit te mjeku dhe ok me ka then je
    ERINAA ::

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ngjyra e syve dhe karakteri
    Nga kuklla nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 02:42 PM
  2. “Drita e syve tanė”
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2010, 01:52 PM
  3. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga MAJDI nė forum Rrjeti Kompjuterik dhe P2P
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 01:03 PM
  4. Video per trukimin e syve
    Nga ReniX nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2008, 08:06 PM
  5. Mbrojtja nga kozmetika
    Nga Altin111 nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 08:57 AM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas