Stefan Zweig


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Stefan Zweig

    Receta Gatimi

    Stefan Zweig lindi mė 28 nėntor tė vitit 1881 nė Vjenė, Austri dhe vdiq mė 23 shkurt 1942 nė Petrópolis afėr Rio de Janeiro, Brazil. Ishte njė ndėr shkrimtarėt mė tė shquar austriak.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Stefan Zweig

    Stefan Zweig (i njohur mė shumė si Stefan Cvajg), ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė njohur nė botė i viteve 20-tė dhe 30-tė. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumė biografi tė figurave tė njohura tė historisė sė botės, ndėr tė cilat mė e famshmja ėshtė biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshės Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan nė gjuhėn angleze nėn pseudonimin 'Stephen Branch' (Stefan Brenc - pėrkthim i emrit origjinal).

    Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e njė familje bankierėsh italianė. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjė rol nė edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht njė rastėsi si rjedhojė e prejardhjes sime' - ėshtė shprehur ai gjatė njė interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letėrsie si dhe ishte pjestar i lėvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetė e tij botoheshin nė 'Neue Freie Presse', botuesi i sė cilės ishte udhėheqėsi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit.Cvajg e braktisi Austrinė pas ardhjes nė fuqi tė Hitlerit. Gjatė kėsaj periudhe ai u mbėshtet botėrisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi tė hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat pėr prezantimin e operas sė tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) nė Dresden. Pėr kėtė arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikės sė muzikantit mė tė madh tė kohės sė tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

    Cvajg studjoi ne Austri, Francė dhe Gjermani. Nė vitin 1904 ai mbaroi doktoratėn pėr filozofi dhe arte tė bukura nga Universiteti i Vienės. Pėrpara se tė vendosej nė Salzburg (1913) ai udhėtoi nėpėr shumė vėnde tė botės. Nė 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dėrguar letra adhurimi qė nga viti 1901. Friderike u bė shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkė, me dy vajzat e saj nga martesa e parė, pėr mė shumė se 20 vjet.

    Cvajg studjoi ne Austri, Francė dhe Gjermani. Nė vitin 1904 ai mbaroi doktoratėn pėr filozofi dhe arte tė bukura nga Universiteti i Vienės. Pėrpara se tė vendosej nė Salzburg (1913) ai udhėtoi nėpėr shumė vėnde tė botės. Nė 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dėrguar letra adhurimi qė nga viti 1901. Friderike u bė shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkė, me dy vajzat e saj nga martesa e parė, pėr mė shumė se 20 vjet.

    Vepra e parė e Cvajg ishte pėrmbledhja poetike 'Litarė tė argjėntė' (Silberne Saiten) e cila u botua nė vitin 1901 kur ai ishte vetėm 20 vjeē. Mė pas u botua nė Zvicėr, drama e tij kundėr luftės, titulluar 'Jeremiah', tė cilėn ai e shkroi nė vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramė frymezohej nga Lufta e Parė Botėrore dhe u luajt pėr herė tė parė nė Nju Jork nė vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama tė tjera si 'Tersites' nė 1907, njė tragjedi e shkruar nė vargje tė lira si dhe 'Jetė nė det' (Das Hause Am Meer) nė 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile nė Amerikė. Cvajg jetoi pėr gati 20 vjet nė Salzburg edhe pse si gjithmonė kohėn mė tė madhe e kalonte nėpėr udhetime. Gjatė Luftės sė Parė ai punoi nė arkivat e Ministrisė Austriake tė Luftės, por u detyrua te largohej pėr nė Zürich atėherė kur bindjet e tij paqėsore ranė ndesh me bindjet e eprorėve tė tij. Cvajg u bė i njohur fillimisht si poet dhe pėrkthyes (ai zotėronte 5 gjuhė tė huaja, pėrveē hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes sė lashtė) dhe mė pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parė qė hodhi idenė e njė Europe tė Bashkuar, nė vitin 1908.

    Cvajg u pėrqėndrua nė mėsimet e Sigmund Freud, ndikimi i tė cilit ndihet nė gjithė krijimtarinė e tij, sidomos nė analizat e tij biografike pėr njerzit mė tė shquar tė tė gjithė kohėrave (filozofė, burra shteti, mbretėr e mbretėresha,shkrimtarė tė shquar etj). Gjatė kohės nė Salzburg, Cvajg filloi tė besonte se persekutimi qė Hitleri po u bėnte hebrejve nė atė kohė, lidhej direkt me vetė Cvajgun. Ai kurrė nuk u shėrua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndėrrua nė paranojė. Kur emigroi nė Angli (jetoi nė Bat dhe Londėr), Cvajg kreu studime pėr librin e tij tė ardhshėm 'Mary, Mbretėresha e Skocisė'. Nė atė kohė ai u takua pėrsėri dhe me Freud, me tė cilin ish njohur nė vitet 20. Nė vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrės' (Ungeduld des herzens), njė histori e zezė dashurie qė tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinė psikanalitike tė ndjenjės sė fajit, njė liber ku dashuria fajtore kurorėzohet me njė vetvrasje tė dėshiruar e tė kėrkuar nga dy personazhet kryesore tė librit. Ndėrsa nė vitin 1938 Cvajg fitoi nėnshtetėsinė Britanike dhe nė vitin 1940, pas njė turneu tė suksesshėm mėsimdhėnjeje nė pothuajse tėrė Amerikėn e Jugut, ai u vendos nė Brazil.

    Cvajg u nda nga Friderike nė 1938 dhe njė vit mė vonė u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij qė nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeē mė e re se Cvajg. Nė vitin 1941 ata shkuan tė dy nė Brazil. Nė librin 'Brazili- vėndi i sė ardhmes' (1941), Cvajg pėrshkruan bukur historinė, ekonominė, kulturėn e vėndit duke dhėnė pėrshtypje tepėr interesante tė cilat pėrputheshin dhe me thėnien e Ameriko Vespucit kur zbuloi Tokėn e Re, e cila thosh se “... nėse Parajsa egziston nė Tokė, ajo nuk duhet tė jetė shumė larg prej kėtu...” Rėnja e Singaporit nė vitin 1942 pėrforcoi patundshmėrisht bindjen e Cvajgut se nazizmi sė shpejti do tė pushtonte tėrė rruzullin. I zhgenjyer ,i izoluar dhe larg Europės Cvajg kreu vetvrasjen sė bashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro mė 23 Shkurt, 1942. Me urdhėr tė diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit tė Cvajg u paguan nga shteti. Njė ditė para se tė vriste veten, Cvajg dėrgoi nė shtyp librin 'Bota e sė djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes sė tij. Ky libėr kishte tone autobiografike dhe nė njė farė mėnyre dėnon kulturėn europiane, tė cilėn nė ato momente ai e quante tė humbur. Nė libėr ai shkruan : "Shpresoj tja kem arritur qėllimit pėr gjetjen e njė formule tė vetme pėr kohėn kur u rrita, domethėnė para Luftės sė Parė Botėrore, duke e quajtur atė kohė 'Era e artė e sigurisė'."

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: Stefan Zweig

    Veprat

    Botimet origjinale

    * Silberne Saiten. Gedichte, 1901
    * Die Philosophie des Hippolyte Taine. Dissertation, 1904
    * Die Liebe der Erika Ewald. Novellen. Buchschmuck v. Hugo Steiner-Prag, Fleischel & Co., Berlin 1904
    * Die frühen Kränze. Gedichte, Insel, Leipzig 1906
    * Tersites. Ein Trauerspiel in drei Aufzügen, Insel, Leipzig 1907
    * Emile Verhaeren, Insel, Leipzig 1910
    * Erstes Erlebnis. Vier Geschichten aus Kinderland, Insel, Leipzig 1911
    * Das Haus am Meer. Ein Schauspiel in zwei Teilen (drei Aufzügen), Insel, Leipzig 1912
    * Der verwandelte Komödiant. Ein Spiel aus dem deutschen Rokoko, Insel, Leipzig 1913
    * Jeremias. Eine dramatische Dichtung in neun Bildern, Insel, Leipzig 1917
    * Erinnerungen an Emile Verhaeren, Privatdruck 1917
    * Das Herz Europas. Ein Besuch im Genfer Roten Kreuz. Umschlagzeichnung von Frans Masereel, Rascher, Zürich 1918
    * Legende eines Lebens. Ein Kammerspiel in drei Aufzügen, Insel, Leipzig 1919
    * Fahrten. Landschaften und Städte, Tal, Leipzig und Wien 1919
    * Drei Meister. Balzac – Dickens – Dostojewski (= Die Baumeister der Welt. Versuch einer Typologie des Geistes, Band 1), Insel, *Leipzig 1920
    * Marceline Desbordes-Valmore. Das Lebensbild einer Dichterin. Mit Übertragungen von Gisela Etzel-Kühn, Insel, Leipzig 1920
    * Romain Rolland. Der Mann und das Werk, Rütten & Loening, Frankfurt 1921
    * Brief einer Unbekannten, Lehmann & Schulze, Dresden 1922
    * Amok. Novellen einer Leidenschaft, Insel, Leipzig 1922
    * Frans Masereel (mit Arthur Holitscher), Axel Juncker, Berlin 1923
    * Die gesammelten Gedichte, Insel, Leipzig 1924
    * Angst. Novelle. Mit Nachwort von E. H. Rainalter, Reclam, Leipzig 1925
    * Die Augen des ewigen Bruders. Eine Legende, Insel, Leipzig 1925
    * Der Kampf mit dem Dämon. Hölderlin – Kleist – Nietzsche (= Die Baumeister der Welt, Band 2), Insel, Leipzig 1925
    * Ben Johnson's „Volpone“. Eine lieblose Komödie in drei Akten. Frei bearbeitet von Stefan Zweig. Mit sechs Bildern nach Aubrey *Beardsley, Kiepenheuer, Potsdam 1926
    * Der Flüchtling. Episode vom Genfer See, Bücherlotterie, Leipzig 1927
    * Abschied von Rilke. Eine Rede, Wunderlich, Tübingen 1927
    * Verwirrung der Gefühle. Drei Novellen, Insel, Leipzig 1927
    * Sternstunden der Menschheit. Fünf historische Miniaturen, Insel (IB 165), Leipzig o. J. (1927)
    * Drei Dichter ihres Lebens. Casanova – Stendhal – Tolstoi (= Die Baumeister der Welt, Band 3), Insel, Leipzig 1928
    * Rahel rechtet mit Gott. In: Insel-Almanach auf das Jahr 1929, S. 112–131, Insel, Leipzig 1928
    * Joseph Fouché. Bildnis eines politischen Menschen, Insel, Leipzig 1929
    * Das Lamm des Armen. Tragikomödie in drei Akten (neun Bildern), Insel, Leipzig 1929
    * Die Heilung durch den Geist. Mesmer – Mary Baker Eddy – Freud, Insel, Leipzig 1932
    * Marie Antoinette. Bildnis eines mittleren Charakters, Insel, Leipzig 1932
    * Arabella. Oper von Strauss, 1933
    * Triumph und Tragik des Erasmus von Rotterdam, Herbert Reichner, Wien 1934
    * Die schweigsame Frau. Komische Oper in drei Aufzügen. Frei nach Ben Jonson und Stefan Zweig. Musik von Richard Strauss. *Fürstner, Berlin 1935
    * Maria Stuart, Reichner, Wien 1935
    * Gesammelte Erzählungen, 2 Bände (Band 1: Die Kette, Band 2: Kaleidoskop), Reichner, Wien 1936
    * Castellio gegen Calvin oder Ein Gewissen gegen die Gewalt, Reichner, Wien 1936
    * Der begrabene Leuchter. Novelle, Reichner, Wien 1937
    * Begegnungen mit Menschen, Büchern, Städten, Reichner, Wien 1937
    * Magellan. Der Mann und seine Tat, Reichner, Wien 1938
    * Ungeduld des Herzens. Roman, Bermann-Fischer/de Lange, Stockholm/Amsterdam 1939
    * Brasilien. Ein Land der Zukunft, Bermann-Fischer, Stockholm 1941
    * Schachnovelle, Buenos Aires 1942
    * Die Welt von Gestern. Erinnerungen eines Europäers, Bermann-Fischer, Stockholm 1942
    * Zeit und Welt. Gesammelte Aufsätze und Vorträge 1904–1940, Bermann-Fischer, Stockholm 1943
    * Legenden, Bermann-Fischer, Stockholm 1945
    * Balzac. Roman seines Lebens, hg. v. Richard Friedenthal, Bermann-Fischer, Stockholm 1946
    * Fragment einer Novelle. Hrsg. v. Erich Fitzenbauer.

    Veprat nė shqip

    * Ne lufte me djallin/ War With Devil (Monographies of Helderin, Claist and Nietsche) Stefan Cvajg, BAĒA
    * Shpirti qe sheron / The Soul That Heals (novels), Stefan Cvajg, BAĒA
    * Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit te Roterdamit/ The Triumph and the Tragedies of Erasmus from Rotterdam (monography), Stefan Cvajg,Shtepia e librit
    * Peshtjellim ndjenjash/ Feelings Mixing (intimate notes about professor R. De. D),Stefan Cvajg, GLOBUS R.
    * Dashuria e Erika Evaldit / The Love of Erica Evald,Stefan Cvajg, FAN NOLI
    * Letra e nje te panjohure/ Letter From An Unknown

  4. #4
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Stefan Zweig


+ Pėrgjigju tek Diskutimi