Ndėrgjegjja, sipas psikologjisė tradicionale, ėshtė njė funksion i aftėsisė njerzore pėr tė pėrvetėsuar diturinė. Ndėrgjegjja ėshtė dhuntia e vetėgjykimit, ndjenjės sė pendimit dhe e keqardhjes kur ne bėjmė gjėra qė janė kundėr normave tona morale. Ndjenja tė tilla nuk arrihen nga mendja, megjithėse ato mund tė shkaktojnė qė ne tė "shqyrtojme ndėrgjegjen tonė" dhe t“i rishikojmė kėto norma morale, ose ndoshta tė arrijmė tė shmangim pėrsėritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme qė pėrdorim nė lidhje me ndėrgjegjen janė: "zėri i ndėrgjegjes", "zėri i brendshėm", "brejtja e ndėrgjegjes", "ndėrgjegje e pastėr" etj.

Shumė njerėz mendojnė qė ndėrgjegja ėshtė njė shkallė e veēantė e vetėdijes njerzore, qė na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale tė kryejmė ose jo veprime tė caktuara. Vendimet qė marrim mund tė na duken si tė pashmangshme ose tė vetėdijshme, pra nė dijeninė e pritėshme dhe tė mendueshme tė pasojave (pėrgjegjėsisė).

Shkencėtaret e sotėm tė fushės sė etologjisė,neuroshkencės dhe psikologjisė zhvilluese kėrkojnė t“a shpjegojnė ndėrgjegjen si njė funksion tė trurit njerėzor qė u zhvillua tė aftėsojė altruizmin e dyanshėm brenda shoqėrisė. Si e tillė mund tė jetė vetėshtytėse (e pėrcaktuar genetikisht), ose e mėsuar.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndėrgjegjen si tė rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), qė nga ana e tij drejtohet nga prindėrit tanė gjatė fėmijėrisė. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes sė ndėrgjegjes sonė ėshtė "faj", i cili mund tė jetė njė faktor nė zhvillimin e neurozės.