Etika (greq. Ηθική, nga fjala ήθος, ithos - ves, dok, zakon) nė filozofi ėshtė studimi dhe vlerėsimi i sjelljes njerėzore nė dritėn e parimeve morale. Parimet morale mund tė shikohen si standarti i sjelljes qė njerzit kanė ndėrtuar pėr veten e tyre ose si lėnda e shtėrngimeve dhe detyrimeve qė njė shoqėri e caktuar kėrkon nga pjestarėt e saj.

Ajo merret me ēėshtjet se ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe, si mundemi ne tė bėjmė dallimet mes tyre, a ėshtė e mira dhe e keqja e njejtė pėr tė gjithė; si mundemi tė bėjmė vendime tė forta qė mund tė ndihmojnė apo pezmatojnė tė tjerėt? Emėrtimi pėrdoret edhe pėr ēdo sistem ose teori tė vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet nė etike normative, metaetikė, dhe etikė e zbatuar.