George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) lindi nė Londėr mė 22 janar 1788 nė njė familje aristokrate tė varfėruar. Kur ishte dhjetė vjeē, me vdekjen e xhaxhait tė tet, Bajroni trashėgoi titullin Lord dhe pallatin e ēifligun Newstead Abbey. Nė moshėn madhore zuri vendin qė i takonte nė Shtėpinė e lordėve. Mė 1801 Bajronin e dėrguan nė Harrow, nė shkolle, ku studjoi gjuhėt greke e latine, historinė dhe letersinė angleze. Kėtu ju spikaten ato cilėsi tė karakterit qė i ruajti gjithė jetėn: serioziteti dhe zotėsia tė mendohej thellė mbi ngjarjet e jetės; dhe bashkė me kėto: gėzimi, vrulli shpirtėror e temperamenti i zjarrtė. Mė 1805 Bajroni hyri nė Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike tė tijat "Orėt e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtarėve "Edinburg Reviu", i bėri njė kritikė pa mėshire. Poeti i ri iu pergjigj me satirėn "Kėngetarė anglezė e skocezė", nė tė cilėn sulmoi ashpėr letrsinė angleze tė asaj kohe dhe gati gjithė poetėt e njohur, sidomos ata tė "shkollės sė liqenit". "Shtegtimi i Ēajlld Harolldit" ėshtė puna letrare mė e madhja e Bajronit. Vetė autori thotė nė dedikimin e kėnges sė katert se ėshtė "mė e gjata, mė e menduara dhe mė e kuptuara nga hartimet e mia".