George Gordon Byron


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 11 prej 11
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    George Gordon Byron

    Receta Gatimi

    George Gordon Byron (Xhorxh Gordon Bajron) lindi nė Londėr mė 22 janar 1788 nė njė familje aristokrate tė varfėruar. Kur ishte dhjetė vjeē, me vdekjen e xhaxhait tė tet, Bajroni trashėgoi titullin Lord dhe pallatin e ēifligun Newstead Abbey. Nė moshėn madhore zuri vendin qė i takonte nė Shtėpinė e lordėve. Mė 1801 Bajronin e dėrguan nė Harrow, nė shkolle, ku studjoi gjuhėt greke e latine, historinė dhe letersinė angleze. Kėtu ju spikaten ato cilėsi tė karakterit qė i ruajti gjithė jetėn: serioziteti dhe zotėsia tė mendohej thellė mbi ngjarjet e jetės; dhe bashkė me kėto: gėzimi, vrulli shpirtėror e temperamenti i zjarrtė. Mė 1805 Bajroni hyri nė Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike tė tijat "Orėt e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtarėve "Edinburg Reviu", i bėri njė kritikė pa mėshire. Poeti i ri iu pergjigj me satirėn "Kėngetarė anglezė e skocezė", nė tė cilėn sulmoi ashpėr letrsinė angleze tė asaj kohe dhe gati gjithė poetėt e njohur, sidomos ata tė "shkollės sė liqenit". "Shtegtimi i Ēajlld Harolldit" ėshtė puna letrare mė e madhja e Bajronit. Vetė autori thotė nė dedikimin e kėnges sė katert se ėshtė "mė e gjata, mė e menduara dhe mė e kuptuara nga hartimet e mia".

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Populli i Shqipėrisė sė Jugut e mbajti pėr njė kohė tė gjatė nė kujtesėn e tij vizitėn e poetit anglez nė sarajet e Tepelenės 150 vjet mė parė dhe pleqtė tanė, shpesh herė mbrėmjeve, kur mblidheshin pėr bisedė te sofati i portės, i pėrmendnin fjalėt qė i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez: E kuptoj qė jeni vėrtet nga derė e madhe, prej veshėve tuaj tė vegjėl, prej duarve tė vogla tė bardha dhe prej flokėve kaēurrela.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Mė 1809, nė korrik, njėzetenjėvjeēari u nis pėr udhėtimin e tij tė parė nga skela e Falmouthit. Mori pas njė shpurė shėrbėtorėsh, i shoqėruar prej shokut tė tij tė shkollės Cam Hobhouse. Sė pari zbriti nė Lisbonė. Portugalia qe aleate e Anglisė nė Luftėn Gadishullore. Napoleoni e kiste zaptuar Evropėn, por Anglia zotėronte detin. Udhėtimet ishin tė rrezikshme, prandaj Bajroni vizitoi vetėm ata vise qė nuk rrezikonin nga armiku. Prej Lisbonės udhėtoi me kalė 640 kilometra dhe arriti nė Kadiz. Nga ky port spanjoll njė luftanije angleze e solli nėpėr Mesdhe prej Gjibraltarit nė Maltė dhe qė aty nė Prevezė, nė Shqipėri. Nga Preveza, Bajroni dhe Cam Hobbouse erdhėn nė Janinė. Vizitorėt e shquar nuk e gjetėn Ali Pashėn nė kryeqytet, prandaj mė 11 tetor e vazhduan udhėtimin 160 kilometra tė tjera nė veri. Mė 17 u nisėn nė Libohovė dhe arritėn nė Qestorat e nė Erind. Prej Erindit u nisėn mė 19 tė tetorit nė orėn 3,30 pas dreke dhe nė orėn 5 arrinė nė Tepelenė. Pas tri ditėve si mysafirė tė Ali Pashės, u kthyen po asaj udhe. Nga Janina u nisėn pėr nė Prevezė dhe sė andejmi kaluan pėr nė Greqi nėn mbrojtjen e 35 shqiptarėve.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Duke u larguar nga Shqipėria, Bajroni pėrshkoi Akarnaninė, kapėrceu pyjet aeoliane tė lumit Ahelos dhe mė 21 nėntor 1908 arriti nė Mesolongji, ku 16 vjet mė vonė do tė jepte jetėn pėr Greqinė. Atje ktheu pėr nė shtėpi tė tyre gjithė shqiptarėt qė e pėrcollėn, vetėm njė jo, Dervishin,qė mbeti me tė pėrsa kohė qė poeti qėndroi nė Lindje. Bajroni u kthye nė Londėr nė korrik 1811. Gjatė udhėtimit shkroi njė ditar nė vargje tė cilin e pagėzoi me titullin:Shtegtimi Ēajld Haroldit. S'kish nė mend ta botonte, po shokėt e tij tė entuziazmuar ia rrėmbyen nga duart dhe e dėrguan nė shtyp. Kėnga e parė dhe e dyta u pritėn me lavderime tė madha. Bajroni u zgjua atė mėngjes dhe pa se qe bėrė i famshėm.Cajld Haroldi e bėri edhe Shqipėrinė tė njohur nė gjithė botėn e qytetėruar. Nga tė dy kėngėt na intereson e dyta. Nė tė parėn Bajroni pėrshkruan udhėtimin pėrmes Portugalisė e Spanjės. E dyta merret kryekėput me Greqinė dhe Shqipėrinė. Dorėshkrimi ka kėtė shėnim tė autorit:

    * *Bajron nė Janinė, Shqipėri
    * *Filluar nė 31 tetor 1809
    * *Mbaruar nė Izmir, mė 28 mars 1810.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Me marshin luftarak tė ushtarėve tė Ali Pashės: Tamburxhi!Tamburxhi!, tė cilin Bajroni e hartoi nė bazė tė dy-tri kėngėve tė tjera luftarake shqipe, (tekstet e tė cilave fatkeqesish nuk ekzistojne), poeti i pershėndet Shqipėrinė dhe nis t'i kėndojė Greqisė, me tė cilėn edhe e ka filluar kėngėn e dytė.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėrinė jugore e, mė saktėsisht, nė Janinė nė vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise njė kostum tradicional shqiptar. Do tė ishte pikėrisht bukuria dhe e veēanta e kėtij kostumi, qė nė verėn e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips qė tė realizonte portretin e famshėm tė lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i njė fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me njė veshje ku ndėrthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu tė njė njė turbani qė i pėrngjan mė shumė njė shalli; e bardha e kėmishės dhe e fustanellės me tė zezėn e kadifenjtė tė njė xhakete. Ai mban nė duar njė jatagan i cili ka njė kėllėf tė purpurt e tė argjendtė. Portreti u vendos asokohe nė Royal Academy dhe tani ėshtė i vendosur nė amasadėn britanike nė Athinė. Megjithatė, ky nuk ishte i vetmi portret qė piktori i bėri Bajronit. Nė 1835 dhe nė 1840 Filips pikturoi dy variante tė tjera tė kėtij portreti. I pari iu dhurua mė 1862, nga i biri i piktorit, Galerisė Kombėtare tė Portreteve (National Portrait Gallery) nė Londėr, ku vazhdon tė jetė i ekspozuar aktualisht. Ndėrsa varianti i dytė, qė u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmės nė Albermarle Street, Londėr.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Pasi vizitoi Portugaline e Spanjen Perendimore, lundroi prej Gjibraltarit pėr ne Malte. Ku vendosi te shkoje te vizitoje Shqiperine, i shoqeruar nga Kam Hobhauz. Gjate udhetimit shkrtoi nje ditar ne vargje, te cilen e pagezoi me titullin "Shtegetimi i Ēajd Harolld". Nderkaq, sukses te madh letrar paten poemat e tjera te Bajronit "Gjauri", "Nusja e Abidonit", "Korsari", "Lara", "Rrethimi i Korinthit" dhe "Parisina". Bajroni krijoi nje gjini te veēante te poemes romantike, me figura karakteristike te heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluares, prej jetes se viseve ekzotike te Lindjes. Ideja e luftes kunder reaksionit, politike e letrare, ideja pėr liri politike pershkojne nje varg te vjershave lirike ne periudhen e pare te krijimtarise se Bajronit. Te tille jane: "Mallkimi i Minerves", "Vajza qe qan", Vizites se Princit-regjent ne varrin e mbretit", etj.

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Ne 1809, kur arriti nė Janinė, Ali Pasha e ftoi nė Tepelenė nė qytetin ku ka lindur nė pallatin e preferuar, vetėm njė ditė larg Beratit. Po megjithėse ishte pajisur me tė gjitha lehtėsirat e duhura dhe tė pėrcjellė nga njė prej sekretarėve tė vezirit, mezi e mbaroi udhėtimin e tij (pėr shkak tė shirave) brenda nėntė ditėve, njė udhėtim qė nė tė kthyer e bėri nė mė pak se katėr ditė. Ruges kaloi afėr dy qyteteve, Gjirokastrės dhe Libohovės, tė cilat me sa dukej, nuk qenė shumė mė tė vegjėl nga Janina. Bajron shkroi se Shqiptarėt i kishin lene pershtypje nė sy pėrmes shėmbėllimit qė kanė me malėsorėt e Skocise nė veshje, nė fytyrė dhe nė mėnyrėn e jetesės. Dhe vetė malet e tyre mė duken si tė Kaledonisė, veēse me klimė tė butė.

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Nė botimin mė tė ri tė veprave tė Bajronit, nė edicionion Oksford, ėshtė shėnuar edhe njė kėngė tjetėr shqipe e gjetur rishtazi nė shkrimet e Bajronit.Ai i kishte mėsuar pėrmendėsh nja dy kėngė shqipe dhe pėr zbavitje ia kėndonte shokut tė tij, poetit Shelley, kur banonin afėr njėri-tjetrit pranė liqenit Lema. Gjatė kėtij udhėtimi nė Shqipėri, shoku i Bajronit, Cam Habhause, mbajti edhe ai njė ditar nė prozė, tė kėsaj vizite:’’Travels in Albania in 1809-1810’’(Udhėtime nė Shqipėri mė 1809-1810), tė cilėn vepėr autori e ribotoi pėrsėri tė ripunuar mė 1855 nėn emrin Lord Brajton. Nė kėtė libėr mund tė njihet ēdo hap e ēap udhėn qė bėnė nė Shqipėri tė Jugut, tė pėrshkruar nė prozė. Lodr Bajroni u nda nga jeta me 19 prill 1824.

  10. #10
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Vizita nė Shqipėri i la mbresa tė thella Bajronit. Te shqiptarėt ai pa njė shpirt tė veēantė, i cili ndezi imagjinatėn e tij poetike pėr tema ekzotike. Nė shėnimet e mbajtura, kur ishte nė Shqipėri, pėr poemėn Shtegtimi i Ēajld Haroldit, ai shkruante pėr shqiptarėt: Mė tėrheqin shumė me atė ngjashmėrinė e tyre me Hajlanderėt e Skocisė, nė veshje, nė pamje dhe nė mėnyrėn e jetesės. Si kujtim ai mori njė kostum tradicional shqiptar, me tė cilin piktori Tomas Filips i ka bėrė njė portret. Ky kostum ka njė histori mė tė gjatė. Ai aktualisht ėshtė i ekspozuar nė Bowood Estates, Angli. Nė pėrshkrimin e udhėtimeve tė tij Bajroni thotė: Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi sdo tė kish dobi.

  11. #11
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Re: George Gordon Byron

    Por ēfarė ndodhi me kostumin shqiptar qė kishte lord Bajroni? Bajroni ka pasur njė korrespondencė me Margaret Mercer Elfiston, tė bijėn e lord Keitit, dhe mė 1814, ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar duke i sugjeruar qė ta pėrdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veēantė. Mė pas kostumi kaloi nėn zotėrimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua nė vitin 1962. Njė nxėnėse qė studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon nė familjen Landsdoun e, mė saktėsisht, nė Bowood House, nė Ėiltshire pėr tė marrė materiale nė lidhje me kėtė familje dhe e njeh kėtė kostum. Nė njė artikull tė publikuar nė Costume Society Journal nė 1971, Mor pėrshkruan emocionin qė pati ndjerė kur kishte mbajtur nė duar atė kostum. Pasi u shfaq nė Muzeun e Kostumeve, nė Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer nė Bowood pėr tu ekspozuar. Pikėrisht dy jelekė tė marrė nga ky kostum tashmė janė tė varur nė murin e dhomės nė tė cilėn qėndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjė tregon njė lidhje tė dukshme mes Bajronit dhe Shqipėrisė.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pele: Ronaldo mė kujton George Bestin
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-06-2009, 12:40 PM
  2. George Clooney dhe e dashura e tij sekrete!
    Nga ReniX nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 08:32 PM
  3. Letra e presidenti tė SHBA-ve, George W. Bush
    Nga Kampioni99 nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2008, 05:02 PM