Duket se kjo eshte nje periudhe vertete e mbare per Florian Binajn, ose sic e njohin te gjithe, polici i Portokallise. Dhe kur themi keshtu, nuk kemi fjalen vetem per famen qe studenti i piktures ne Akademine e Arteve ka fituar me rolet ne varietene e perjavshme. Mbaresia ka shkuar shume me larg se kaq. Prej kohesh flori po jeton edhe nje histori te gjate dashurie, te cilen as qe mundohet ta fshehe. Perkundrazi! Sa here qe ka ndonje aktivitet, sidomos ndonej sfilate mode, ai dhe e zgjedhura e tij ndodhen se bashku. Sepse Sadina eshet nje modele e re qe per here te pare u duk ne Super Model of the World, dhe qe here pas here ka kerkesa per te sfiluar mbi pasarela te ndryshme. Ndaj Florit i duhet gjithnje te prese deri ne fund, qe te ikin se bashku. Keshtu ndodhi edhe pak dite me pare ne sfilaten e Mirela Nurces. Ne fund, cifti simpatik terhoqi jo pak vemendjen.