Dobėsimi i sistemit imunitar ndikon qė organizmi tė infektohet mė lehtė nga viruset e shumta qė qarkullojnė nė kėtė periudhė. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja infeksioniste Imelda Zeqo, shpjegon se si mund tė parandalohet dhe kurohet kjo sėmundje:
Doktoreshė, ėshtė e vėrtetė qė gjatė stinės sė dimrit mund tė hasen mė shpesh shytat?
Parotiti ose shytat janė njė sėmundje akute me prejardhje virale, qė shfaqet gati gjatė gjithė vitit. Gjithsesi ėshtė vėnė re dimri i vonė dhe fillimi i pranverės shėnojnė dhe periudhėn me numrin mė tė madh tė rasteve. Ditėt e fundit ka pasur raste, por janė raste sporadike, nuk mund tė flitet pėr epidemi siē ėshtė dhe natyra e sėmundjes. Shfaqja e sėmundjes favorizohet nga virozat dhe gjendjet gripale, qė ulin mbrojtjen e sistemit imunitar dhe pėr pasojė preken mė lehtė nga viruset qė qarkullojnė nė ajėr. Njė prej kėtyre ėshtė virusi qė shkakton parotitin, i cili i favorizuar nga virozat, shfaqet te personat e predispozuar.
Si shfaqet sėmundja?
Sėmundja mund tė shfaqet e menjėhershme, qė do tė thotė se pacienti ēohet nė mėngjes me gjėndrat e pėshtymės tė ėnjtura ose mund tė ndodhė qė pas njė gjendjeje tė pėrgjithshme jo tė mirė: dobėsi, rrufė, etj., tė shpėrthejnė shenjat karakteristike tė sėmundjes. Kėto janė ėnjtje dhe zmadhim i gjėndrave tė pėshtymės, lėkura qė mbulon gjėndrėn ėshtė e kuqe dhe e tendosur, ėnjtja e gjėndrės lėviz midis gishtave tė pacientit ose tė mjekut si diēka e ngrirė. Nė shumicėn e rasteve parotiti ėshtė i dyanshėm, kur fillon tė ulet gjėndra e parė, enjtet ajo e anės tjetėr. Temperatura arrin 38-39 gradė dhe rrallė 40. Ankesa tė tjera janė dhimbja e kokės, mungesė oreksi, vėshtirėsi gjatė pėrtypjes dhe nė tė folur.
Pėr sa kohė i sėmuri, shėrben si burim infektimi pėr tė tjerėt?
Infeksioni transmetohet nėpėrmjet sekrecioneve tė pėshtymės, kjo bėn qė sėmundja tė pėrhapet lehtė. Personi i infektuar ėshtė ngjitės njė javė para dhe dy javė pas shfaqjes sė sėmundjes, gjithsesi duhet qė personat qė i rrinė pranė, qoftė familjarė apo tė tjerė qė kanė kontakte tė vazhdueshme me tė, tė jenė tė predispozuar tė preken nga parotiti.
Si ėshtė ecuria e sėmundjes?
Shytat janė njė sėmundje qė nė pėrgjithėsi trajtohet lehtė dhe mirė. Kjo ėshtė sėmundje qė lė imunitet tė pėrhershėm, qė do tė thotė se nėse kalohet njė herė, nuk shfaqet mė. Gjithsesi nėse kalohet nė mosha tė mėdha mund tė shfaq ndėrlikime, dhe te meshkujt mund tė ēojė deri nė sterilitet. Kjo ėshtė arsyeja qė te ky kontingjent, jepet antibiotikė pėr profilaksi. Por nė pėrgjithėsi kalohet lehtė dhe pa shumė probleme.

Keshilla
Ēfarė mund tė bėsh kur shfaqet sėmundja?
Pėr trajtimin e shytave, ashtu si dhe pėr disa sėmundje virale, nuk ka mjekim specifik. Trajtimi ėshtė simptomatik dhe trajtohen simptomat ose komplikacionet nėse shfaqen. Kėshtu pėrdoren antipiretik (qetėsues tė familjes sė paracetamolit) apo dhe medikamnete antiiflamatorė. Rekomandohen ushqime tė buta dhe tė lėngėta, sepse pacienti shfaq probleme me gėlltitjen si pasojė e ėnjtjes. Kėshillohen fruta dhe perime tė freskėta qė forcojnė sistemin imunitar. Rekomandohen regjim shtrati dhe mbajtja e tė sėmurit ngrohtė. Veshja e njė shalli tė ngrohtė, sepse tė ngrohtat ndihmojnė nė uljen e zonės sė ėnjtur.