Kasem Trebeshina lindi nė Berat mė 5 gusht 1926. Filloi studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, por i ndėrpreu mė 1942, kur u aktivizua gjallėrisht nė Luftėn Nacionalēlirimtare, prej sė cilės i kanė mbetur disa plagė. Trebeshina ndėrpreu edhe studimet e larta nė Institutin e Teatrit "Ostrovski", tė Leningradit dhe iu kushtua tėrėsisht krijimtarisė letrare. Nė vitin 1961 arrin tė botojė poemėn "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit tė maleve" dhe njė pėrkthim pa emėr tė Garsia Lorkės. Veprat e Trebeshinės kanė nisur tė botohen nė fillim tė viteve '90 fillimisht nė Prishtinė: Stina e stinėve, 1991; Mekami, melodi turke, 1994; Historia e atyre qė nuk janė, 1995 dhe nė Tiranė: Legjenda e asaj qė iku, 1992; Koha tani, vendi kėtu, 1992; Qezari niset pėr nė luftė, 1993; Rruga e Golgotės, 1993; Lirika dhe satirė 1994: Hijet e shekujve, 1996; Ėndrra dhe hije drama; 1996 etj. Megjithatė pjesa mė e madhe e veprės sė Kasėm Trebeshinės ėshtė ende nė dorėshkrim: 18 vėllime me poezi, 42 pjesė teatrore, 21 romane e vėllime me tregime etj. Kasėm Trebeshina u njoh si shkrimtar nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit 20. Ėshtė fitues i ēmimit "Buzuku" pėr romanin "Tregtari i skeleteve", Prishtinė, 2006.