Receta Gatimi

GJERGJ FISHTA


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    GJERGJ FISHTA

    Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt, kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 pėrfundoi studimet shkėlqyeshėm.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: GJERGJ FISHTA

    I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė. Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri mė 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar 1899 ai bėhet bashkėthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe.

    Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr deri atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai futi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit. Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e priti me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqi, "Komisinė letrare" qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.

    Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit, 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: GJERGJ FISHTA

    Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahuta e Malėcisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset", mė 1913 "Mrizi i Zanave".

    Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931, Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939, Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj. Padėr Gjergj Fishta vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940 nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkėrive. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: GJERGJ FISHTA

    Tituj tė veprave

    * Lahuta e Malcķs [1] - poemė (Zarė, 1925)
    * Anzat e Parnasit - satirė (Sarajevė, 1907) [1]
    * Pika voese, mė vonė ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarė, 1909) [1]
    * Shqyptari i gjytetnuem - melodramė (1911) [1]
    * Shqyptarja e gjytetnueme - melodramė
    * Vėllaznia apo Shėn Franēesku i Assisi-t (1912) [1]
    * Hylli i Dritės - revistė (1913) [1]
    * Juda Makabé - tragjedi (1914) [1]
    * Gomari i Babatasit (Shkodėr, 1923) [1]
    * Mrizi i Zanave (Shkodėr, 1924) [1]
    * Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodėr 1927)
    * Lahuta e Malcķs - botimi komplet (1937)
    * Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodėr, 1941)

  5. #5
    Mr. Lirenti Administrator Maska e Lirenti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    root
    Postime
    444
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Re: GJERGJ FISHTA

    Mirėnjohjet

    * Urdhrin "Nderi i Kombit" Shqipėri, 2002
    * Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit Kosovė
    * Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911).
    * Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912).
    * Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisė (1912).
    * Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
    * Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
    * Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929).
    * Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Millosh Gjergj Nikolla
    Nga kuklla nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 27-02-2012, 10:25 PM
  2. Gjergj Fishta
    Nga Altin111 nė forum Shkrimtarė Shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2007, 07:46 PM
  3. Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
    Nga Altin111 nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2007, 07:44 PM
  4. GJERGJ Kastrioti quhej Jorgji
    Nga daku323 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-07-2007, 03:40 PM