Bilal Xhaferri lindi nė fshatin Ninat tė Konispolit nė vitin 1935 dhe vdiq nė vitin 1986 nė ShBA, ishte shkrimtar i shquar shqiptar.
Bilal Xhaferi (nip i dijetarit tė shquar Hasan Tahsini) u rrit jetim pa nėnė e pa babė.
Ja disa nga datat kryesore tė jetės dhe veprimtarisė sė tij:
1935, 2 nėntor u lind nė fshatin Ninat (Ninati) tė Konispolit, nė krahinėn e Ēamėrisė.
1943, i vdes e ėma.
1945, i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.
1948, largohet prej vendlindjes.
1948-1952 jeton dhe punon nė Sarandė, punėtor krahu, korier poste, etj.
1954-1955 ndjek shkollėn shtatėvjeēare natėn nė fshatin Sukth tė Durrėsit.
1962-1963 boton poezitė dhe tregimet e para nė gazetat Zėri i Rinisė, Drita, nė revistat Nėntori, Ylli, etj.
1966 i botohet vėllimi me tregime Njerėz tė rinj, tokė e lashtė qė pati njė sukses jo tė zakonshėm.
1967 i botohet vėllimi me poezi Lirishta e kuqe, i cili ndalohet nga censura komuniste.
1967 shkruan romanin Krastakraus qė u botua mė 1993, pas vdekjes.
1968 shkruan skenarin pėr film artistik Era shtyn mjegullat.
1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet nė fshatin Hamalle tė Durrėsit, pasi ishte pėrjashtuar nga LSHA e Shqipėrisė, me preteskin e kritikės qė i bėri romanit "Dasma" tė I. Kadaresė, u detyrua tė arratisej pėr nė SHBA.
1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipėrisė nė Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte pėrgatitur dosja pėr arrestimin dhe burgosjen e tij.
1970, shkon nė SHBA, nė Boston.
1970-1972 punon nė gazetėn Dielli nė Boston, nė SHBA.
1972 nga Bostoni dėrgon pėr botim nė Ndėrmarrjen Botuese Rilindja, nė Prishtinė, romanin Ra Berati.
1974, nė tetor, nė Ēikago tė SHBA themelon revistėn Krahu i shqiponjės, botim i Lidhjes Ēame.
1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistėn Krahu i shqiponjės, ku botoi shumė artikuj publicistikė, poezi, tregime, romane, skeēe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistė ishte tribunė e mendimit tė lirė qė trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e ēėshtjes ēame, ēėshtjes kombėtare shqiptare, temat rreth diktaturės nė Shqipėri e, mbas vitit 1981, mė dendur problemet lidhur me Kosovėn. Nė faqet e revistės Bilali botonte, pėrveē krijimeve tė tij letrare, edhe krijimtari letrare e pėrkthime tė autorėve tė tjerė shqiptarė e tė huaj. Ai arriti tė nxirrte 39 numra tė kėsaj reviste, nė dy gjuhė, ship e anglisht, deri sa vdiq nė rrethana tė panjohura nė 14 tetor tė vitit 1986
1975 boton fragmente tė romanit Trotuare tė kundėrta nė revistėn Krahu i shqiponjės.
1977 boton fragmente tė romanit Hėna e kantjereve nė revistėn Krahu i shqiponjės.
1978 e plagosin disa njerėz tė panjohur.
1981 digjet redaksia e revistės Krahu i shqiponjės ku kishte dorėshkrimet e veprave letrare, studime, kėrkime shkencore, pėrkthime, shėnime politike, letra, piktura, fotografi, etj.
1986 sėmuret dhe operohet prej tumorit.
1986, 14 tetor, vdes nė spital nė Ēikago nė rrethana tė panjohura.
1995, 3 maj, Presidenti i Republikės e dekoroi me medaljen Martir i demokracisė (Dekreti 1089) me motivacionin "Pėr pėrkushtim si publicist e politikan disident nė luftėn kundėr komunizmit e diktaturės, pėr aspiratat e tij thellėsisht kombėtare e demokratike".
1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa drejtues i Shoqatės Kulturore "Bilal Xhaferri", nė bashkėpunim me Qeverinė shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit nė Atdhe tė eshtrave tė poetit, prozatorit dhe publicistit tė shquar disident Bilal Xhaferri qė tanimė prehet nė vendlindje, nė Sarandė.
Bilal Xhaferri ishte njė shkrimtar i rrėnjėve tė etnisė nė vitet gjashtėdhjetė, kur letėrsia shqipe ose lavdėronte idetė e socializmit, ose fitoren nė Luftėn e Dytė, duke e thjeshtėsuar kėtė nė absolutin ideologjik tė pėrparimit. Nė kėtė aspekt, Xhaferri duket i vetmuar pėr kohėn, duket i lidhur me letėrsinė e paraluftės; po ky tashti tė kaluarėn nuk e shikon nė stilin e himnizimit e tė lavdit, si mbėshtetje pėr problemet aktuale, po pikėrisht duke marrė njė qėndrim kėrkues e kritik pėr tė kapur esencat krahas situatės kalimtare. Nė kėtė vėshtrim, kėrkimi letrar i Bilal Xhaferrit nė tė shkuarėn, nė rrėnjėt etnike, nuk bėhet si shpalim dhe fascinim me tė kaluarėn, po pikėrisht si kėrkim pėr tė bėrė ndėrkomunikime tė kohėve. (Sabri Hamiti) nė "Poeti i nemun: Bilal Xhaferri"