Receta Gatimi

ESAD MEKULI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    ESAD MEKULI

    (1916 - 1995)
    Esad Mekuli ėshtė poeti i parė dhe mė i njohur i Kosovės pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ai lindi nė Plavė, mė 17 dhjetor 1916 dhe vdiq nė Prishtinė mė 1993. Familja e tij nė Plavė kishte ardhė nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhė, fėmijėt e tij i orientoi nė shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollėn fillore e kreu nė Plavė, nė gjuhėn serbe. Shkollimin e mesėm-gjimnazin e filloi nė Pejė, pėr ta vazhduar pastaj nė Prizren e Sarajevė, ndėrsa e pėrfundoi nė Pejė nė vitin 1936. Menjėherė pas kryerjes sė shkollimit tė mesėm u regjistrua nė fakultetin e veterinarisė nė Beograd, tė cilin e vazhdoi nė pastaj nė Zagreb e nė Italia. Nė kėtė fushė, ai edhe doktoroi nė Beograd nė vitin 1959. Si nxėnės i shkollės sė mesme, por edhe si student dėshmoi se ėshtė pėrparimtar dhe ēdo herė gjendej nė rrethin e atyre qė e kritikonin regjimin e kohės. Pikėrisht pėr kėtė ai ndėrroi shumė shkolla tė mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herė ėshtė burgosur, dhe ka rėnė nė duar tė famėkeqit Kosmajc-shef i policisė. Mė sė vėshtiri e ka pasė kur ka kundėrshtuar traktin pėr shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi. Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartės i jetės kulturore tė studentėve. Nė Beograd ishte edhe redaktor i fletorės Beogradski student. Nė kėtė sferė siē ka thėnė vetė, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, pėr tė damkosė kėtė tė keqe nė mesin e shqiptarėve. Pastaj ka shkruar punime sociale nė revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricė, Novi Behar – Sarajevė, Student – Beograd e tė tjera. Nė kėto revista ka shkruar nė gjuhėn serbe, dhe ēdo herė ka shkruar pėr popullin e vet – shqiptarėt, tė cilėt i ka mbrojtur kur tė tjerėt i kanė akuzuar. Si student pėrparimtar ai u burgos nė vitin 1940 dhe qėndroi nė burgun famėkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill tė vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak nė Pejė. Kėtu nė vitin 1942 e burgosėn pėr shkak tė punės ilegale dhe bashkėpunimit me lėvizjet ēlirimtare. Ka qėndruar i burgosur nė Kullėn e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herė nė Zagreb, herė nė Tiranė, madje edhe nė Itali. Nė fund tė vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetės ilegale partizane Lirija.
    Edhepse shkencėtar, Esad Mekuli, punės krijuese nuk iu nda kurrė. Ai pas Luftės sė Dytė Botėrore, punoi punė tė profesionit tė vet, por ishte edhe redaktor nė gazetėn e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistėn letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata tė tėra tė letrarėve, tė cilėt edhe e pagėzuan bard tė letėrsisė shqipe nė Kosovė e mė gjėrė. Megjithatė, edhe vetė shkroi dhe bashkėpunoi me shumė gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zėri i rinisė, Fjala, Pionieri, Pėrparimi, Shėndeti nė Prishtinė, Flaka e vėllazėrimit tė Shkupit dhe me ato nė gjuhėn serbe: Jedinstvo e Stremljenje tė Prishtinės, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi tė Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje tė Pdgoricės, Bagdalla tė Krushevcit, Republika dhe Forum tė Zagrebit. Esad Mekuli ishte kryetari i parė i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nismėtar, themelues dhe kryetar i parė i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Pos shkrimeve kryesisht nė poezi, Esad Mekuli ka pėrkthyer nga gjuha shqipe nė ate serbe dhe anasjelltas. Ka pėrkthyer nė shqip rreth 18 vepra tė tė gjitha gjinive lerare. Poezitė e Esad Mekulit janė pėrkthyer nė gjuhėn serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e tė tjera. Punimet e tij janė prezantuar nė tė gjitha antologjitė e poezisė shqipe, por edhe nė shumė antologji botėrore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq nė Prishtinė me 6 gusht 1993.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: ESAD MEKULI

    Tituj tė veprave

    * Pėr ty [1] – Prishtinė, 1955
    * Dita e re – Prishtinė, 1966
    * Avsha Ada – 1971
    * Vjersha – 1973
    * Brigjet – 1981
    * Rini e kuqe – Prishtinė, 1984
    * Nė mes tė dashurisė dhe urrejtjes – Tiranė, 1986
    * Dita qė nuk shuhet – Prishtinė, 1989

+ Pėrgjigju tek Diskutimi