Receta Gatimi

Gurezeza, qyteti i panjohur i antikitetit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Gurezeza, qyteti i panjohur i antikitetit

    Shume pak turiste vendas, aq me pak te huaj, e njohin qytetin antik te Gurezezes, deshmi e qyteterimit ilir, qe ndodhet ne komunen Cakran, 17 km larg Fierit. Arkeologet kane vleresuar se Gurezeza, emri antik i se ciles mendohet te jete Barbyl, eshte po aq e rendesishme per trashegimine kulturore shqiptare sa Apolonia, qyteti antik ne Pojan te Fierit apo Bylysi, ne zonen e Hekalit ne rrethin e Mallakastres. Por deri tani shume pak eshte bere per promovimin e saj. “Promovimi dhe zhvillimi i vlerave te Gurezezes, do te jete prioritet per vitin 2008”, u shpreh prefekti i Qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj, ne nje takim dhe diskutuan per promovimin e vlerave te qytezes se Gurezezes. Specialistet mendojne se duhen germime dhe hulumtime te metejshme per te zbuluar emrin e sakte te qytetit antik, qe shtrihet ne kodrat e Gurezezes te komunes Cakran.

    Zbulimet qe kane dale deri tani ne drite, tregojne se qyteterimi ne Gurezeze fillon qe nga periudha e Neolitit deri ne Mesjete. Muri rrethues eshte i gjate 2100 m dhe siperfaqja e pergjithshme brenda murit rrethues eshte 23 ha, pothuajse e barabarte me Bylysin. Gurezeza ka sherbyer si nje qender shume e rendesishme ekonomike, politike e shoqerore. Kete e deshmon gjetja aty e nje thesari prej 3500 cope monedhash bronzi dhe argjendi. Ne baze te ketyre gjetjeve mendohet se Gurezeza ka sherbyer si qendra e Mbretit ilir, Monun. Germimet ne Gurezeze datojne ne vitin 1916-’18, kur arkeologu austriak, Camillo Praschniker, kreu ekspediten e pare. Me pas, ato do te vijonin ne vitin 1963, nga arkeologet shqiptare. Nga ky vit, vendbanimi antik iu nenshtrua disa ekspeditave me karakter informues dhe germues. Gjetjet e neolitit te mesem jane te shumta dhe perfaqesojne nje faze me vete te zhvillimit kulturor te kesaj periudhe ne vendin tone.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Shume material interesant, flm kuklla.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Parajsa e panjohur, 5 ishujt me te bukur
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 09:45 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 01:24 PM
  3. Zbulohet njė gjuhė e panjohur
    Nga ardona nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-11-2010, 03:54 PM
  4. Ēiljeta nė lokal me njė ‘tė panjohur’
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2009, 05:32 PM
  5. Reality show; martese me nje te panjohur
    Nga Kliton nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 10:40 AM