Luan Krasniqi kundėr Aleksander Dimitrenko pėr titullin evropian
Luan Krasniqi do ti rikthehet ringut pėr tė kėrkuar tė bėjė tė vetin edhe njė herė titullin e mė tė mirit tė Evropės. Megjithėse njė gjė e tillė akoma nuk ėshtė zyrtarizuar, ka shumė gjasa qė nė fillim tė vitit tė ardhshėm boksieri shqiptar nga Kosova tė luftojė kundėr ukrainasit Aleksander Dimitrenko pėr brezin e kampionit tė Evropės nė kategorinė e rėndė tė boksit profesionist. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Klaus-Peter Kohl, drejtuesi i Universum Box Promotion i cili menaxhon karrierėn e tė dy boksierėve.
36-vjeēari Krasniqi mė parė kishte arritur qė tė fitojė dy herė titullin e kampionit tė Evropės nė kategorinė e rėndė. Sė pari mė mė 5 janar 2002 pasi kishte mposhtur gjermanin Rene Monse, por pas vetėm gjashtė muajsh e humbet titullin pėrballė polakut Przemyslaw Saleta. Pas kėsaj Krasniqit do ti duhen edhe dy vite tė tjera pėr tė rikthyer titullin evropian duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam, ndėrsa e mbron edhe dy herė kėtė brez, pėr ta lėnė atė vakant nė vitin 2005 kur edhe filloi aventurėn pėr tė bėrė tė vetin titullin e kampionit tė botės.
Sigurisht qė rikthimi nė skenėn evropiane ėshtė njė hap mbrapa pėr Krasniqin, por rikthimi duhet tė fillojė prej kėsaj pike pas humbjes sė fundit nga Tony Thompson nė korrik tė kėtij viti, humbje kjo qė nuk e lejoi tė sfidojė edhe njė herė titullin botėror.
Ndėrkohė kundėrshtari i mundshėm i Krasniqit, Aleksander Dimitrenko konsiderohet si njė nga boksierėt e sė ardhmes nė ringun profesionist. Ukrainasi 25-vjeēar renditet njė nga 15 boksierėt mė tė mirė tė botės dhe aktualisht mban titullin WBO Inter-Continental. Nė karrierėn e tij si profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje dhe tė gjitha i ka fituar (17 prej tyre me knockout).