[align=justify:1ukpi0wp]Disa dite me pare lexuam nje lajm qe shokoi nje pjese te madhe te perdorueseve te AOL (America Online), gjigandin e internetit ne Amerike por dhe me prezence ne shume vende te tjera ne Europe.

Kjo ISP ne menyre te “cuditshme” publikoi online, ne nje site te hapur per te gjithe, te dhenat kerkimore qe perdoruesit e AOL benin kur ishin ne internet ne motorin e kerkimit te AOL. Dhe ne fakt ky lajm shokoi jo vetem perdorues te AOL, por te gjithe ne qe cdo dite perdorim internetin si nje pjese te pandare te jetes sone, punojme me te, defrehemi me te dhe ndajme shume nga sekretet tona.




Menjehere kjo solli reagime te ashpra jo vetem nga perdoruesit e thjeshte por dhe nga organizata internacionale qe ngriten nje padi kunder AOL. Ne fakt reagim i AOL ishte i menjehershem dhe brenda pak kohe u dha lajmi se Drejtori teknik i AOL, Maureen Govern, kishte dhene doreheqjen se bashku me 2 teknike te tjere qe u moren pikerisht me projektin qe rezultoi ne publikimin online te gjithe te dhenave kerkimore te perdoruese te AOL. Gjithashtu AOL kerkoi falje publike per nxjerrjen online te 20 milion te dhenave kerkimore te perdorueseve te saj, rreth 650 000 te tille, duke siguruar publikun se po nderton nje task force qe do te merret pikerisht me ruajtjen e privacy te perdoruesve te saj dhe rishikimin e te gjithe procedurave te punes brenda vete kompanise. Por ketu lindin shume pyetje.. A jane keto “gjigande” te internetit dhe keto organizata mbrojtese te lirise dhe privacise tone , qe te perballen me kete zhvillim te shpejte te internetit? A duhet te jemi te qete kur ne bredhim poshte e larte ne internet? Apo duhet te kemi frike sa here bejme “submit” nje informacionin tonin? E megjithate kjo ngjarje pati dhe anen e saj “informuese” apo “akademike”.Shume njerez bene download kete database te madh te dhenash dhe nxoren disa statistika te lezetshme. Psh:Fjala qe ne si perdorues te internetit perdorim me shume eshte “FREE” (e lire) me 17.15 milione kerkime, pas saj vjen fjala “NEW” (e re). Pastaj vinin fjale te tjera si “lyrics”, “county”, “school”, “city”, “home”, “state”, “pictures,” “music,” “sale,” “beach,” “high,” “map,” “center” and “sex.” Ah, seksi! Nga kerkimet qe AOL beri publike del se seksi dhe porno jane te tretat ne rradhen e aktiviteteve te perdorueseve te internetit. Mes kerkimeve te seksit kishte rreth 50,549 kerkime per piktura nudo dhe per here te pare ne histori personi me i kerkuar seksi nuk ishte Pamela Anderson biles nuk ishte as femer, por nje djale, kengetari i grupit Fall Out Boys, Peter Wentz. 28% e kerkimeve ishin thjesht kerkime te permiresuara te kerkimeve te meparshme qe perdoruesit kishin bere. 42% e perdorueseve klikonin linkun e pare qe u prezantohej nga website (kjo duhet te jete dhe arsyeja pse shumica e siteve harxhojne aq leke per te zene vendet e para ne motoret e kerkimit). 15% e perdorueseve ne kerkimet e tyre perfshijne WWW ose HTTP. Kerkimet per njerezit VIP, disa prej tyre: Britney Spears -3,938, God - 3,279, Madonna - 1,881, Mother Teresa - 165, Stephen Hawking - 41, Kofi Annan -12 dhe shume e shume statistika te tjera… Une vete jam i mendimit se interneti eshte nje nga “shpikjet” me te medha te shekullit qe sapo kaloi dhe do vazhdoje te sjelle shume revolucion ne jeten tone. Problemet qe mund te lindin me te jane thjeshte te meta qe lindin nga vete njerezit dhe te pashmangshme, thjesht duhet te jemi me te kujdesshem se nga cila ISP marim sherbim, te cili Website futemi dhe te kontrollojme me mire informacionet qe japim.[/align:1ukpi0wp]

Shkrim nga Gentian Bajraktari (c) Shekulli