Dora d’Istria ishte e lidhur shpirtėrisht me ēėshtjen shqiptare. Kultura dhe pena e saj e fuqishme do ta lejonin tė hynte dhe tė mbetej pjesė e historisė. Artikuj tė shumtė dhe letėrkėmbime me intelektualėt shqiptarė tregojnė interesin e Elena Gjikės, e cila gjithkund do tė njihej si Dora d’Istria, pėr ēėshtjet kombėtare dhe poezinė shqiptare. Ndėr ta, poeti arbėresh Jeronim De Rada, do tė ishte miku i saj i ngushtė. Me tė shkėmbente jo thjesht njoftime. Letrat e saj pėrmbajnė njė angazhim dhe shqetėsim pėr shqiptarėt. Janė gjithsej 109 letra tė shkruara tė gjitha me dorė nė frėngjisht. Dora ishte tridhjetėvjeēare kur filloi letėrkėmbimin me De Radėn 45-vjeēar. Ky komunikim do tė vazhdonte pėr 30 vite me radhė, ku ajo nuk i kursen kėshillat, mendimet dhe pėrpjekjet pėr tė siguruar mbėshtetje shqiptare jashtė kufijve. Nėr copėzat e komunimimit tė tyre mund tė zbulojmė njė miqėsi qė zgjati deri nė vdekje.

Mė 21 mars 1865, nga Villa Kaprili tė Ardencės sė Livornos, ajo i dėrgoi njė letėr De radės, nė tė cilėn i thoshte kėto:
“Due tė mendoj se ju do tė gjeni prova tė reja nė historinė e princėve Gjika pėr tė cilėt duhet tė ju ketė ramė nė dorė materiali qė ju dėrgova dje me postė. Asht pėr t’u shenue nė tė vėrtetė se midis popullsivet tė dobėsueme tė Italisė lindore-mund t’i jepet mirėfilli ky emėn Rumanisė-sovranėt e racės sonė, qė nga Vasil Shqiptari deri tek Grigori III Gjika i Moldavisė dhe Grigori IV Gjika i Vllahisė, kanė ēfaqė gjithė energjinė e tė parėve tanė. M’banė tjetėr, nė Stamboll, sikurse nė brigjet e Nilit, vezirėt e mėdhenj shqiptarė dhe familja e Mehmet-Aliut tregonin se veprimi idhnak i Islamit nuk kishte vend pėr t#u derdhė mbi njerėzit tanė. Kėto fakte shkėndėritėse duhet tė na mbushin me shpresė pėr tė ardhmen e Shqipnisė. Qė nga fillimi i shekullit, toka amėtare e Skanderbegut ka nxjerrė njė legjion trimash dhe kreshnikėsh: Xhavellėt, Grivasėt, Boēarėt, Moskot, Dhespot. Kam rigjetė nė udhėtimin tim tė fundit nė Lindje(Ballkan, V.B) njanėn nga bijat e kreshnikut Marko, dhe kam vizitue nė Specja shtėpinė e familjes sė Bubulinės. Tue vu lule nė mesolongji, mbi varrin e Boēarit, iu luta Qiellit qė tė shoh njė ditė mbi varrin e tė madhit Kastriot tue valėvit flamurin, qė ai ka mprojtė plot zulmė nė njėqind luftime. U pėrmbushtė kjo dėshirė!”
Mė 15 maj 1866, nė tė pėrkohshmen “Revue des deux mondes” Dora D’Istria boti artikullin e famshėm “La nationalite albanaiese d’apres les chants populaires-les albanais des deux cotes de l’Adriatique (“Kombėsia shqiptaresipas kangėvet popullore-Shqiptarėt e tė dyja anėvet tė Adriatikut”). Kėtė e botoi, pra, pasi kishte nisė letėrkėmbimin me De Radėn(1859). Ajo kishte pėr qėllim tė argumentonte nė kėtė artikull qenien e kombėsisė sonė, lashtėsinė e popullit shqiptar, trashėgimet e tij kulturore-artistike, tė ēmonte gjuhėn e lashtė e tė bukur shqipe, letėrsinė tonė tė pasur gojore.
“Dashunia pėr atdhe ka qenė gjithmonė veēoria ma kryesore e shqiptarit. Shqipnia ndėr tė gjitha kohėt ka qenė vendi i herojve. Kombi shqiptar asht njė popull i fortė, i fuqishėm porsi shkambijtė ku jeton. Shqiptarėt janė tė gjallė, tė gėzueshėm, punėtorė dhe zemėrbardhė. Kur asht puan pėr t’i dalė zot atdheut tė vet ase pėr tė mprojtė fėmijtė e vet, ai asht hero nė kuptimin e ngushtė tė fjalės. Populli shqiptarė ka qitė ushtarė e luftėtarė, qė kanė mrekullue botėn me trimnitė e tyne, si Pirrua, Aleksandri i Madh, Diokleciani, Skanderbeu, etj. Me plotė tė drejtė Bajronipat shkrue mbi heroizmin e tyne. Vetėmohimi dhe flija e tyne qenė ndihma ma e madhe nė kryengritjen greke pėr ēlirim. Mbi shkambijtė e Sulit dhe mbi zallin e Pargės gjinden ende tepricat e njė populli, qė dha jetėn e vet pėr pavarėsinė greke. Atje ndodhen dhe gjurmėt e gjakut tė martirėve shqiptarė. Nė njė gjendje tė tillė, a asht e mundun me besue se shqiptarėt do tė mbeten edhe pėr njė kohė tė gjatė nėn thundrėn e sundimit tė huej?...Ata, qė e besojnė kėtė gja, harrojnė se kombi shqiptar asht njė komb herojsh, ashtu siē e pėrshkruejnė njėzani ata qė e kanė studiue me kujdes, anglezė, frengė, udhėtarė a histori-shkrues, Gėllet, Douglasėt, Lamartinėt”.

Dora d’Istria mendonte se ishte koha ma e pėrshtashme pėr kryengritjen e kombėsive nė Evropėn jugėlondore. Nė letrėn e 15 tetorit 1866, ajo i shkruen De Radės pėr shumė detyra, qė dilnin nė lidhje me ēėshtjen shqiptare. Ajo e kėshillon De Radėn qė ta nxjerrė fletoren, pėr tė cilėn poeti i Makjit i kishte dėrgue planin dhe programin. Ajo i propozon qė kėtė fletore poeti ta botojė afėr gegnisė, p.sh. nė Kotorr, nė mėnyrė qė tė pėrdoret si mjet lidhjeje misdis lėvizjes atdhetare shqiptare tė vendit dhe asaj jashtė vendit.
“Se cili duhet tė jetė vendi i botimit nuk asht e vetmja ēėshtje qė duhet rregullue. Do tė duhej, gjithashtu, mė duket, me u marrė vesh pėr gjuhėn dhe pėr karakteret e shkronjavet. Ska shkue shumė kohė kur ndėr Skllavėt e Jugut mbretėnonte njė pėshtjellim i madh, qoftė pėr gjuhėn, qoftė pėr shkrimin. Ndryshimi i dialekteve shqiptare asht mjaft larg pėr tė na dhanė idenė e anarkisė sė atij pėshtjellimi. Pėshtjellimi nė fjalė nuk reshti, veēse kur shumė dijetarė atdhetarė u morėn vesh pėr tė vendosė njė farė uniteti qė u lejoi atyre popujve me kuptue njani tjetrin dhe me ndihmue shoku shokun kundėr vėrshimit tė gjermanizmavet. Nė Rumani, njė revolucion i ngjashėm asht pėrmbushė nė kohėn tonė, nėpėrmjet mėnjanimit tė fjalėve turke dhe sllave tė gjuhės kombėtare dhe nėpėrmjet zavendėsimit tė shkronjave cirilike tė sllavėve me shkronja latine. Se ē’duhet tė bajnė shqiptarėt do tė dukej fare e pamundun, po tė mos dinim qė diēka e tillė asht krye nga sllavėt e jugut dhe nga rumunėt-pamvarėsisht prej pengesave politike, pėr tė cilat do tė shtyheshim gjatė me dhanė njė ide. Pėrfytyroni, pėr tė mos zanė me gojė veēse njė fakt, po qe se Rusia do ta kish pamė me kėnaqėsi vendosjen e latinizmit qė kryhet nė kufijtė e saja nga Eliade(Rėdulesku) dhe bashkėpunėtorėt e kėtij. Pėrkundrazi Turqia e plogėsht, e paaftė me kuptue randėsinė e ēėshtjeve tė tilla, nuk ka me pasė asnjė kujdes ndaj pėrpjekjeve qė kanė me bamė shqiptarėt pėr tė sajue unitetin e tyne intelektual, shkencor dhe moral, bazė e unitetit politik. Por ata qė do ta kryejnė kėtė vepėr do tė tė kenė hjedhė themelt e pashkatėrrueshme tė Shqipėnisė sė ardhme”

Nė qerthullin e ēėshtjeve tė ndryshme, ajo prek kėtu edhe atė tė botimit tė njė fjalori shqip ma tė plotė se deri atėher, nė mėnyrė qė t’u vinte nė ndihmė albanologėvet dhe vet shqiptarėvet, nevojat intelektuale tė tė cilėvet po shtoheshin nga ditė e ma shumė:
“Nga njė koinēidencė e rasės, unė po kryeja kėrkime rreth fjalorėve shqiptarė gjatė kohės qė ju po mirreshit me tė drejtė me detyrėn pėr tė punue mbi njė leksik shqip. Kėrkimet e mia, bamė njėkohėsisht nė Paris dhe nė Vjenė, mė kanė bindė pėr nevojėn e njė botimi qė tė jetė ma i mirė se fjalori i Propagandės(Fjalori latinisht-shqip i Frang Bardhit, V.B) dhe katalogėt e fjalėve tė mbledhuna nga Ksilanderi, Liku, Pukėvili, etj. Qė tė jetė nė gjendje me lehtėsue kėrkimet e albanologėvet dhe me u shėrbye nevojavet intelektuale-ēdo ditė ma tė madhe –tė shqiptarėvet”.

Mė 9 dhjetor 1866, kur dora D’Istria ishte vendosur nė palaco faskolo i shkruan sėrish De Radės:
“Po ju shkruej nga Venetia, ku kam qėllim me kalue dimnin. Meqėnėse e pėrnderuemja Republikė ka pasė marrėdhanie tė gjata dhe intime me Shqipninė, unė kam ndėr mend me bamė kėrkime nė arkivat veneciane. Veē kėsaj, kėtu Shqipnia duket gjithėkah, nėpėr pėrmendoret, nėpėr kujtimet, nėpėr institucionet; gjindet, bile edhe njė Bashkėvėllazni Shqiptare.
Fletoret merren shumė me atdheun e etėnve tanė, ku, thoshte dje Tempo, zien e vėlon diēka nga e cila gja turqtė kanė frikė se mund tė pėrftohet njė kryengritje e pėrgjithėshme”.

Prap nga Venecia, mė 29 dhjetor 1866, ajo i shkruan:
“Gjeneral Garibaldi asht shpejtue tė mė shkruejė e tė mė thotė se e pėlqen plotėsisht projektin e Akademisė Shqiptare. Unė mendoj se ai do tė mė flasė ma gjatė rreth kėtij subjekti. Nė qoftė se kryengritja e pėrgjithėshme, qė Gazeta e Augsburgut lajmėron pėr muejin e marsit, shpėrthen nė Shqipni, kam mjaft arėsye tė mendoj se ai nuk do ta linte pa e pėrkrahė me njerėz dhe inkurajime. I thoni Zotni Dorsės se na kemi 15 deri mė 20.000 pushkė 15 frangėshe me cilėsi tė shkėlqyeshme dhe qė unė mund tė disponoj po sa qė tė bahem me dijtė”.

Vite mė vonė, ndėrsa letėrkėmbimi i tyre vijon me tė njėjtin ritėm, mes princeshės dhe poetit, gėlonin tė njėjtat shqetėsime. Nė vitin 1871 kur ishte rikthyer sėrish nė venecia, pas disa shpernguljesh si nė Gjenovė apo Torino, Dora i shkruan De Radės:
“Shqiptarėt kanė bamė, nė mėnyrė tė dukėshme, njė gabim tė madh- i shkruen De Rdės mė 18 gusht nga Pelji- qė nuk kanė pėrfitue, siē kanė pėrfitue serbėt dhe rumunėt, nga lufta ndaj kretasve dhe orvatjet e pamatuna tė Sulltanit pėr tė shti nė dorė konēesione tė mėdha. Porta (Porta e Lartė, V.B) copėton tashti shpatėn, qė i ka shėrbye kundėr Kretės. Sistemi qendrėzues, kaq i volitshėm pėr despotizmin, sistem me tė cilin ajo asht mveshė, nuk lejon me respektue autonomitė lokale. Mbetet pėr tė pamė, Zotni, se qysh shqiptarėt do tė durojnė mosmirėnjohjen e turqvet. Ka mundėsi qė, po sa tė paraqitet njė rasė, ata do t’i bajnė me e pague shumė shtrenjtė!
Nė pėrgjithėsi, tė rejat nga Lindja (Ballkani, V.B.) nuk paraqesin ndonjė gja krejt tė kėnaqėshme. Pansllavizmi, prirjet e tė cilit i treguen tash vonė ngjarjet e Shebenikut, po e mbush Lindjen (Ballkanin, V.B.) me intrigat e veta. Ai pak paqėtim, qė mbretnon midis kombevet pellasgjike, nuk u lejon fare atyne me i bamė ballė kėsaj propagande vepruese”.
Pas dy muajsh, ajo i sjell dy shenime De Radės. Nė letrėn e dėrgur nga Torino, Piaca delo Statuto, mė 21 tetor, lexojmė:
“Asht pėr tė ardhė keq qė autori i Albania-s (Pietro Chiara, V.B) s’ka folė pėr Shqiptarėt e Rumanisė- Vasil Shqiptarin, Dukajt dhe mbi tė gjithė Gjikajt.
Dhe pak mė tej flet pėr njė humbje tė madhe pėr kulturėn shqipatare: “Kam pėr tė ju bamė tė ditun njė lajm tė hidhun: Dr Hahn ka vdekė. Asht njė humbje e pandreqėshme pėr letėrsinė shqipe”.