Gezim Ashimi
E Merkure, 27 Shkurt 2008

Hija e firmave pirami dale shfaqet frikshem ne qytetin e Korces. Ne Gjykaten e Rrethit juglindor, ka nje fluks te larte depozitim te padive ndaj Jani Llukes dhe Ilia Nikolles, dy biznesmeneve qe kane ne pronesi nje firme te prodhimit te konfeksioneve. Njekohesisht jane depozituar kallezime penale ne prokurori ndaj dy bashkepronareve te "Inter Konfeksion", te cilet qytetare te ndryshem i akuzojne per "vjedhje me ane te mashtrimit" ne shuma te medha. Nderkohe edhe policia vendore qe po kryen hetime, thote se ndodhet nen presionin e kreditoreve, te cilet kerkojne te gjenden dhe te vihen para pergjegjesise penale dy biznesmenet. Burime nga policia e Korces bene te ditur dje, per "Koha Jone" se, sipas deklarimeve te kreditoreve, shuma e dhene prej tyre ne forme huaje arrin ne mbi 2 milione dollare amerikane (1.6 miliarde leke). Kurse kreditoret qe deklarojne se jane te pakten 100, thone se shuma e marre hua eshte jo me pak se 3.5 milione USD apo rreth tre miliarde leke. Nderkohe burimet shtojne se dy biznesmenet kane marre dhe ne dy banka shuma te konsiderueshme, ne forme kredie. Por me gjithe kapitalin e grumbulluar, aktiviteti i tyre ka shkuar drejt falimentimit, duke lene pa pune edhe afro 100 punetore te firmes "Inter Konfeksion". Ne kete sipermarrje aktualisht ka vetem nje numer te vogel punetoresh aktive ne pune.

Burime nga Gjykata e Rrethit te Korces bejne te ditur se deri tani numri i personave qe kane paditur dy biznesmenet ka arritur ne disa dhjetera. "Paditesit tregojne se Lluka dhe Nikolla kane marre para me fajde, duke premtuar interesa te larta. Ndersa te njejtet qytetare thone se, pasi kane mbyllur aktivitetin, dy biznesmenet qendrojne ne gjysme ilegalitet". Sipas te njejtave burime, nga te dhenat e deritanishme mendohet se numri i personave te mashtruar me kete skeme duhet te jete shume me i larte, duke perfshire banore te qytetit dhe fshatrave perreth.

Pothuajse cdo dite, ne Gjykaten e rrethit te Korces zhvillohen seanca ne ngarkim te Jani Llukes dhe Ilia Nikolles, te cilet perfaqesohen prej avokatit te tyre. Gjate dites se djeshme jane zhvilluar tre seanca rresht, ku persona te ndryshem kane paraqitur pretendimet e tyre ndaj dy te paditurve. Ne skemen e dy te paditurve kane rene nepunes, intelektuale, mjeke, ekonomiste, apo edhe biznesmene te tjere, te cilet, nen premtimet e fitimeve te shpejta, kane dorezuar parate duke firmosur kontrata noteriale. "Dyshimet per mashtrim kane filluar rreth 3 muaj me pare, kur nuk mora kestin e interesave", thote njeri prej te demtuarve, i cili vendosi keshtu t'i drejtohet gjykates. Personat qe kane humbur parate tregojne se dy biznesmenet nuk i mohojne borxhet. "Ata vazhdojne te premtojne per kthimin e parave, por deri tani nuk kemi pare asnje lek", thone njerezit e deshperuar.

"Ju tregoj si u mashtrova"

Nje nga huadhenesit thote se eshte i bindur qe Jani Lluka dhe Ilia Nikolla kane si detyrim borxhi te pakten 3,5 milione dollare amerikane. "I kam dhene ketyre dy personave ne forme borxhi, me kontrate noteriale, 140 mije USD ne muajin shtator te vitit te kaluar. Kam pasur interes, sepse ata premtonin nje fitim me te larte sesa banka. Pasi kam marre nje kest te fitimit, nuk perfitova me asnje lek dhe nuk di tani se ku kane shkuar parate e mia", thote Vasillaq Cerveni, nje qytetar korcar qe ndihet i mashtruar si shume te tjere. Cerveni eshte nje prej kreditoreve qe ka bere kallezim per ndjekje penale ne Prokurorine e Rrethit te Korces. Ai thote se akuza e ka mbyllur ceshtjen pas hetimeve paraprake, me argumentin se "kjo eshte nje ceshtje civile dhe duhet te trajtohet ne gjykate". Huadhenesi eshte i shqetesuar, pasi shteti nuk po nderhyn. "Gjykata mund te me jape te drejte, por kush m'i kthen parate? Padites te tjere thone se kerkojne me shume drejtesi qe dy biznesmenet, jo vetem te mos dalin pa i hyre gjemb ne kembe nga ky supermashtrim, por edhe te mundesohet kthimi i parave.

"Nuk po i gjejme dot"

Burime policore ne Korce pohuan se konform urdhrit, kane bere perpjekje per sjelljen me force para organeve te drejtesise te dy te denoncuarve. Por bashkeshortet e te denoncuarve kane deklaruar se nuk ndodhen ne shtepi dhe kane kerkuar me teper kohe per te gjetur nje zgjidhje mbi parate e pakthyera. Policia po heton dhe deklarimet se dy te denoncuarit fshihen ne fshatin Floq prane rrethit te Korces.

"Fshihen ne Floq, dalin naten"

Vasillaq Cerveni pohon se eshte nje prej huadhenesve te Llukes e Nikolles. Ai u ka dhene atyre 140 mije USD dhe ka marre nje kest te pare nga venia me fajde me interes 12 per qind ne vit. "Une mora kestin e pare por me tej asgje. Prej ditesh vezhgoj levizjet e te dyve pasi kam marre te dhena se fshihen ne Floq dhe dalin vetem gjate oreve te nates", - pohon Cerveni.

Gjergj Gjoka: Verifikim garancise pasurore

Avokati i dy personave te denoncuar per mosshlyerje te shumave te dhena me huamarrje, Gjergji Gjoka, ka deklaruar dje ne lidhje me keto zhvillime, se eshte ne pritje te verifikimeve. Gjoka tha se verifikimet po behen nga ekspertet per vleresimin e garancise pasurore qe kane dy klientet e tij.

"Dy biznesmenet te ndiqen penalisht"

Jane te pakten 20 qytetare korcare qe deri tani i jane drejtuar gjykates me padi per dy biznesmenet nder 100 persona qe mendohet te jene kreditore. Huadhenesit i tremben nje largimi te mundshem te dy biznesmeneve jashte vendit e si rrjedhim humbjen e parave. Shumat qe kane dhene ne forme huaje me interes te larte fitimi prej 12 per qind ne muaj, jane te konsiderueshme per cdonjerin prej tyre. Huadhenesit qe prej kohesh kane humbur kontaktet me dy biznesmenet, te cilet jo vetem nuk e kane zgjeruar aktivitetin, por e kane cuar ate drejt mbylljes, duke lene ne rruge afro 100 punetore qe s'kane marre rroge prej afro 4 muajsh. Ata kerkojne nga policia dhe organet e drejtesise qe Jani Lluka dhe Ilia Nikolla te merren forcerisht si te pandehur e te tregojne se ku kane perfunduar shumat e medha te parave qe ata i kane marre nga qytetare te ndryshem korcare.

Fitojne gjyqin, nuk ka para

Burime nga Gjykata e Rrethit te Korces bejne te ditur se disa prej padive civile te ngritura ndaj dy biznesmeneve kane perfunduar, por Zyra e Sherbimit Permbarimor nuk ka arritur t'u ktheje parate huadhenesve. Nuk jane te pakte qytetaret e Korces, nder te cilet edhe emra VIP, te cilet tashme ndihen pa shprese. Kjo pasi me shume vonese kane kuptuar se ndodhen perballe nje firme qe e konsiderojne "piramidale" dhe qe mund te perfundojne te marrin vetem ndonje therrime nga pasuria e investuar, sic ndodhi nje dekade me pare.

Kur rrezoheshin piramidat

Mashtrimi me shuma te medha, duke premtuar interesa te larta, ka qene ne bazen e sistemit te firmave piramidale, te cilat funksionuan ne Shqiperi ne vitet 1993-97. Rrezimi i perandorive te medha financiare te ngritura mbi bazen e huamarrjes, shenoi edhe revoltat popullore, te cilat u shfrytezuan politikisht per te rrezuar qeverine e Aleksander Meksit dhe ish-presidentin e atehershem, Sali Berisha. Firmat "Vefa Holding", "Gjallica", "Xhaferri", "Sudja", "Kambo Marshall" e mjaft te tjera i vodhen nepermjet mashtrimit miliarda dollare shqiptareve. Kolapsi i tyre shenoi edhe rrezimin e shtetit ne disa zona te Shqiperise, cka u shoqerua me vrasje, grabitje, djegie dhe shkaterrime. Viti 1997 mbetet nje nga njollat me te zeza ne historine e shqiptareve, e cila frenoi zhvillimin e deriatehershem te shoqerise postkomuniste dhe procesin e integrimit euroatlantik. Drejtuesit e firmave piramidale u denuan me shume vite burgim, por shqiptareve iu kthyen vetem nje perqindje e vogel e parave te investuara. Ndersa segmente te ndryshme te politikes shqiptare akuzojne njeri-tjetrin prej nje dekade per ngjarjet e "vitit te mbrapshte", miliardat e dollareve ende nuk dihet se ku kane perfunduar.