Receta Gatimi

Japrak me gjethe rrushi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Mr. Lirenti Administrator Maska e Lirenti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    root
    Postime
    444
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10

    Japrak me gjethe rrushi

    [align=center]Japrak me gjethe rrushi[/align]


    * Zakonisht kjo lloj gjelle pėrgatitet nė pranverė, kur gjethet janė ende tė njoma. Gjethet lahen dhe hidhen nė ujė tė vluar pėr 1-2 minuta, qė tė zbuten. Kullohen e hapen nė tavolinė njė nga njė (pjesa e shkėlqyer nga posht). Vendoset mbushja dhe mbėshtillen nė formė roleje duke futur anėt nga brenda.

    Mbushja pėrgatitet nė kėtė mėnyrė: orizi qėrohet, shpėlahet dhe zihet pėr 4-5 minuta; i kullohet uji, shtohet qepė e njomė e grirė hollė, kripė, piper dhe kopėr. Tė gjitha kėto pėrzihen mirė dhe pėrdoren pėr mbushje. Gjatė mbėshtjelljes, sipas dėshirės, nė ēdo japrak mund tė vendoset njė copė e vogėl mish qingji (tul). Nė rast se pėrdoret mish tjetėr, atherė duhet tė kalohet nė makinė.
    Japrakėt mund tė pėrgatiten edhe pa mish. Pėr kėtė, nė njė tigan kaurdisen qepė tė grira hollė, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujė nė mėnyrė qė orizi tė jetė gjysmė i zier, shtohen erėza, kripė, piper dhe pėrzihen mirė.
    Japrakėt e mbėshtjellė vendosen nė tenxhere me fund tė gjerė nė 2-3 shtresa. Nė fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujė ose lėng mishi dhe kripė. Sipėr vihet njė pjatė, mbulohen me kapak dhe zihen nė zjarr tė javashėm pėr 25-30 minuta. Japrakėt mund tė shoqėrohen me kos,ose me lėngun e vet tė prerė me vezė e limon.

    Pėr 4-5 persona duhen:
    gjethe rrushi 40-50 copė, oriz njė filxhan e gjysmė ēaji, qepė tė njoma 4-5 copė, vaj 2 filxhanė kafeje, kripė, piper, kopėr.

  2. #2
    ..::мoderaтor::.. 35% Maska e kristimcs
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    MC Planet
    Postime
    585
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    sa her kam pasur rastin ta provoj nk e kam provuar..me ka ngel fisksim..

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e totra
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Postime
    30
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    m'ka mor malli per japraket qe me bote plaka kur isha i vogel E keni vu re qe si ato gjera qe te boshin ne shpi dikur edhe flori te japesh tashi s'i gje mo E te menosh qe kur isha i vogel i kisha inot e kerkosha lek per hamburger e sufllaqe kurse tani me kan ardh ne moj te hunes

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    me ka mare malli per japrak me gjethe rrushi

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Domatet, mollėt dhe rrushi mbrojnė nga tumori nė prostatė
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2008, 02:59 AM