Irma Hoxha

Njė pėrkrenare ilire e shekullit tė VII- tė para Krishtit, e zbuluar rastėsisht 3 ditė mė parė teksa njė grup punėtorėsh po punonin nė Rrugėn e Arbrit, ėshtė kthyer nė njė histori grabitjesh e hetimesh policore. Nė tė vėrtetė, gjatė atyre gėrmimeve janė gjetur dy pėrkrenare dhe sende tė tjera arkeologjike. Por pėrkrenarja nė fjalė, para tri ditėsh u zhduk pa gjurmė. Njėri prej punėtorėve e kishte marrė nė shtėpinė e tij dhe deklaroi se pasi iu duk pa vlerė, e kishte hedhur nė plehra dhe fėmijėt e kishin marrė pėr skrap. Por nė tė vėrtetė, ai e kishte mbajtur gjatė gjithė kohės nė shtėpi objektin e rrallė. Dje, policia e Fierit ka mundur tė posedojė kėtė pėrkrenare, duke u hapur rrugė hetimeve pėr sendet e tjera qė mund tė jenė marrė nga varri antik.
Ngjarja
Ngjarja e ka fillesėn pak ditė mė parė, kur firma e ndėrtimit, e cila ka fituar tenderin pėr ndėrtimin e Rrugės sė Arbrit, po punonte nė zonėn e fshatit Sofraēan. Makineritė, duke gėrmuar pėr shtrimin e rrugės, kanė pikasur disa pllaka varri, qė punėtorėt i kanė larguar tutje pėr tė parė se ēfarė kishte brenda tyre. Pikėrisht nė atė vend, njė nga punėtorėt e firmės ka gjetur dy pėrkrenare bronzi, tė ruajtura nė kushte mjaft tė mira. Fillimisht, pas heqjes sė pllakės, punėtorėt kanė gjetur njė pėrkrenare, tė cilėn e ka marrė njėri prej kėtyre tė fundit. Mė vonė, aty janė afruar edhe punėtorėt e tjerė, tė cilėt kanė nisur tė gėrmojnė nė varrin arkeologjik. Njė tjetėr punėtor, Ruzhdi Bitri ka gjetur njė tjetėr pėrkrenare, duke e mbajtur nėn kujdes, pasi sipas tij ajo pėrbėn njė vlerė kombėtare.
Fill pas kėsaj, interesi i banorėve dhe punėtorėve tė tjerė ėshtė rritur dhe nga ndėrhyrje tė shumta varri antik ėshtė dėmtuar rėndė. Menjėherė pas njoftimeve tė para, policia ka ndėrhyrė dhe ka marrė nė mbrojtje varrin antik. Megjithatė, ende nuk dihet nėse janė shpėtuar gjithė sendet me vlerė tė kėtij varri, apo janė bėrė objekt vjedhjeje. Autoritetet policore kanė ngritur dyshimet se bashkė me pėrkrenaret mund tė ketė pasur edhe shtiza luftėtarėsh, pėr tė cilat mendohet se mund tė jenė vjedhur.
Gjetja e pėrkrenares
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisė Fier pohojnė se sigurimi i pėrkrenares ėshtė kryer pas publikimit tė emrit tė punonjėsit tė firmės e cila kryente edhe punimet nė rrugėn e sipėrcituar. Sipas burimeve zyrtare policore, mėsohet se si fillim ėshtė bėrė identifikimi i emrit tė autorit qė e kishte gjetur, i cili pėrkonte me banorin e fshatit Vajkan tė komunės Mbrostar, rrethi Fier, 25-vjeēarin Florenc Hatia. Mė pas policia i ėshtė drejtuar banesės sė Hatisė. Edhe pse ky i fundit kishte pohuar dy ditė mė parė se e ka hedhur pėrkrenaren nė njė kosh mbeturinash shumė pranė shtėpisė, e qė mė pas prej andej e morėn njė grup fėmijėsh qė e shitėn pėr skrap, gjatė ushtrimit tė kontrollit nga ana e efektivėve blu tė Fierit ėshtė mundur tė gjendet e tė sekuestrohet sendi me vlerė pėr nga vitet e krijimit, por jo nga pėrmbajtja dhe materiali i tij. Burimet policore bėjnė tė ditur gjithashtu se ndaj Hatisė nuk ka nisur asnjė proces hetimi, ndėrkohė qė denoncimin pėr humbjen e pėrkrenares e ka bėrė Instituti i Arkeologjisė nė Tiranė. Prej Institutit tė Arkeologjisė ėshtė sinjalizuar paraditen e djeshme edhe arkeologu i Fierit, Lami Koēi. Koēi pasi ka marrė njė kontakt me krerėt e Drejtorisė sė Policisė Fier, tė cilėt e kanė siguruar pėr gjendjen e mirė tė pėrkrenares. Mėsohet prej policisė se "Florenc Hatija kishte kėrkuar sasi tė madhe lekėsh pėr ta dorėzuar atė. Madje edhe gjatė pyetjeve qė iu ėshtė nėnshtruar nė polici, Hatija ka kėmbėngulur tek kjo kėrkesė". Pėrkrenarja prej bronzi peshon 800 gramė. Ajo i pėrket periudhės sė shekullit tė VII para erės sonė. Pas gjetjes nga gėrmimet dhe humbjen e saj, ajo hapi njė polemikė tė madhe, e cila u mbyll sot me sigurimin e saj nė policinė e Fierit e mė pas nė Institutin Arkeologjik.