EDI MOLLA
25/02/2008 U krijua klasa e tė kamurve, tregtarėve dhe godinat e para me stil bashkėkohor, flasin historianė e pedagogė

Si u zhvillua njė qytet i standardeve perėndimore nė Shqipėrinė e varfėr

Vitet ‘20-’40 njohin nė Gjirokastėr fillimin e njė lulėzimi tė tregtisė dhe tė gjithė ekonomisė veēanėrisht me Greqinė dhe Italinė fqinje. Mjafton tė kujtojmė qė porti i Sarandės kthehet nė kėto vite nė portin e dytė mė tė rėndėsishėm nė Shqipėri, me volume tė mėdha tė shkėmbimeve tregtare me Italinė. Kėtė port do ta frekuentonin tregtarėt e shumtė gjirokastritė, qė lėviznin nė itinerarin Sarandė-Brindizi-Bari. Pa lėnė pa pėrmendur ndėrtimin e aeroportit dhe funksionimin e linjave tė brendshme dhe atyre ‘carter’ me Italinė.

Erė e re ndryshime

Pikėrisht ky zhvillim sjell jo vetėm pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike tė mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marrėdhėnieve tė reja ekonomike, por edhe hapėsira tė reja lidhjesh dhe shkėmbimesh me pėrtej detin. Duke shfrytėzuar pozicionin e Gjirokastrės, nė njė kryqėzim rrugėsh tė rėndėsishme, me njė traditė tė trashėguar, gjirokastritėt do tė arrinin tė krijonin me tė shpejtė njė shtresė tė re tė kamurish (pasanikė) nė qytete, qė do tė pėrcaktonte edhe nevojėn pėr investime pėrfshirė fushėn e ndėrtimit dhe shėrbimeve. Ishte koha kur marrėdhėniet e reja ekonomike qė po krijoheshin po linin pas ato feudale tė krijuara gjatė sundimit otoman dhe po orientoheshin me tė shpejtė nga perėndimi. Sė bashku me marrėdhėniet e reja ekonomike edhe komentet kulturore nisėn tė pasuroheshin dhe t’i sillnin Gjirokastrės njė frymė tė re emancipimi tė mendimit. Nėse referohemi tek tė dhėnat pėr disa objekte qė u ndėrtuan gjatė kėsaj periudhe, ato u pėrkasin kryesisht kėtyre tregtarėve dhe kėsaj shtrese qė po krijohej. Madje, shumė pronarė tė kėtyre banesave ose vilave janė persona qė kishin aktivitete tregtie me Italinė. Ndėr kėto ndėrtime, pėrgjatė gati njėzet viteve, spikasin banesa dhe vila, por edhe hotele nė zonėn e Pazarit karakteristik, si dhe komplekse tregtare. Por, nuk munguan edhe ndėrtesa bankare, objektet shkollore apo objektet administrative, disa prej tė cilave janė nė funksion edhe sot.

Infrastruktura

Rajmond Kola, drejtori i zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit-Muze tė Gjirokastrės (ZAKQMGJ), thotė pėr gazetėn “Metropol” se gjatė periudhės tė viteve ’20-’40 nė qytetin e Gjirokastrės janė ngritur mbi 13 banesa karakteristike nė stilin italian. “Karakteristikė nė kėto banesa tė ndėrtuara gjatė kėsaj periudhe ishte pamja e jashtme, tė cilat spikasin: Ballkonet, verandat, grilat veneciane nė dritare, kangjellat me hekur tė punuar nė ballkone, veranda dhe oborre, dyert e hekurta etj. Nga ana e strukturore vihet re pėrdorimi i kolonave dhe trarėve prej betoni, si dhe soletat. Nė ambientet e brendshme kemi pėrdorimin e pllakave, mermerit nė shkallė dhe pllakave dekorative, qė tė gjitha tė stilit italian”, shprehet zoti Kola.

Ndėrsa, Teodor Bilushi, pedagog i gjuhės italiane nė universitetin “Eqrem Ēabej” tė Gjirokastrės, njėherazi njohėsi i mirė i kulturės italiane, shton se, tė gjithė kėto elementė mungojnė nė banesat karakteristike gjirokastrite tė ndėrtuar mė parė. “Nė ndėrtimet e kėsaj periudhe vėmė re gjithashtu pėrdorimin e teknologjive tė reja tė ndėrtimit, tė cilat sjellin tipe tė reja arkitekturore nė Gjirokastėr. Ballafaqimi me teknologjinė dhe teknikat e reja tė ndėrtimit ėshtė njė ēėshtje qė edhe sot meriton vėmendjen e posaēme dhe ngjall mjaft diskutime nė vitet e ardhshme”, ka pohuar zoti Bilushi.

Hotelet, nė guidėn italiane tė kohės

Ndėrtimi i hoteleve dhe “modernizmi” i Pazarit tė Gjirokastrės

Qyteti i Gjirokastrės filloj tė lulėzojė ekonomikisht dhe pėr kėtė arsye pronarėt e mėdhenj filluan tė investojnė pėr ndėrtimin e disa hoteleve nė qytetin e gurtė, me stilin arkitektonik dhe funksional italian. Ndėr kėto hotele mund tė veēohen: Hotel “Royal” (Sopoti i sotėm), si dhe hotel “Savoia” (Kashau i sotėm).

Hotel “Royal”, pronė e familjes Hadėraj, ėshtė ndėrtuar nė disa faza pėr disa vite rresht. Forma pėrfundimtare me pak ndryshime nė ambientet e brendshme ėshtė ajo qė ekziston dhe sot. “Ky objekt pėrfaqėsonte hotelin mė luksoz pėr kohėn. Kėtu pėrveē dhomave tė gjumit kishte edhe njė restorant e bar modern pėr kohėn”, shprehet Teodor Bilushi, autokton nė qytetin e Gjirokastrės. Duke ju referuar tė dhėnave historike, nė hotel “Royal” kanė fjetur ish-mbreti i Italisė, Viktor Emanueli III, dhe motrat e mbretit Zog. Sipas specialistėve tė arkitekturės, pothuajse tė gjitha objektet e ndėrtimit qė janė ngritur gjatė periudhės ’20-’40 tė shekullit XX, vihen re kolonat dhe trarėt e betonit dhe shina ēeliku, soletat si dhe shtresat me pllaka dekorative. “Ndarja e kateve (dyshemetė) te kėto objekte ėshtė realizuar me elementė tė rinj, tė panjohur mė parė. Ato janė tė pėrgatitur me shina hekuri ku mbėshteten tullat qė formojnė gjysmė harqe tė vegjėl, ku nė pjesėn e sipėrme u veshėn me pllaka, duke krijuar njė tip dyshemeje tė panjohur nė ndėrtimet e mėparshme”, tregon zoti Bilushi, duke nėnvizuar se emrat e dy hoteleve “Royal” dhe “Savoia” nė Gjirokastėr i ndeshim edhe te guida turistike italiane e vitit 1940 “Albania” (Botim i TCI–Turist Club Italian).

Objektet tregtare

Ndryshoi mentaliteti i dyqaneve tė rėndomtė

Zhvillimet e vrullshme tė kėmbimeve tregtare do tė sillnin nė Gjirokastėr edhe nevojėn pėr investime nė qendra tregtare apo njėsi tregtare. Njė nga mė tė spikaturit edhe qė sot ėshtė lėnė nė njė gjendje tė mjerueshme ėshtė kompleksi tregtar i “Zigait”, ndėrtuar nė Qafėn e Pazarit, pronė e Aristidh Zigait. Ky objekt i datuar nė vitin 1937, nga ana arkitekturore dhe funksionale prezanton element kryesisht tė rinj pėr qytetin e Gjirokastrės. Kėtu ndeshim pėrdorimin e betonit nė kolona trarė dhe soleta, si dhe hekuri dekorativ nė kangjellat dhe shkallėt e shumta qė ka objekti. Nė pjesėn e poshtme nė ambientet, qė kanė shėrbyer si magazina, kemi tarrabate metalike. Nuk ėshtė e lehtė tė dallosh njė modernitet ndėrtimor qė ndonėse nuk u ngjason ndėrtimeve tė periudhės otomane, sot pėrfaqėson njė vlerė qė duhet tė ripėrtėrihet dhe tė marrė vlerė funksionale.

Njė ndėrtim tjetėr i po kėsaj periudhe ishte tregtorja dhe banesa e tregtarit Themeli Lito, ndėrtuar tek Sheshi “Ēerēiz Topulli”. Pėr fat tė keq sot ajo nuk ekziston, pasi mbi kėtė objekt ėshtė ndėrtuar shtesa e hotel-turizmi “Ēajupi”. Ky objekt ka pasur arkitekturė tipike italiane, nė tė gjithė elementėt e tij. Kati i parė ka shėrbyer si ambient tregtar, ndėrsa katet e sipėrme si banesa. Aktualisht sot ruhet vetėm njė fotografi e kohės qė paraqet kėtė ndėrtim me vlera tė veēanta. Po nė kėtė zonė ishte ngritur edhe dyqani i Selfateve, me pamje nga sheshi “Ēerēiz Topulli” (sot Banka-Popullore). Tregtorja dhe banesa e Tili Mihalit nė lagjen “Varosh”, ndėrtuar nė vitin 1937, ka funksionuar si dyqan nė katin e parė dhe si banesė nė dy katet e tjera. Karakteristikė janė ballkoni me kangjella hekuri dekorativ, dritaret me grila dhe veranda nė pjesėn e sipėrme, tė gjitha tė stilit italian.

Objektet bankare

Dy banka tė ndėrtuara plotėsisht nė shėrbim tė klientėve

Lulėzimi i tregtisė, si dhe zhvillimi i ekonomisė nė qytetin e Gjirokastrės, gjatė periudhės sė viteve ’20-’40, solli si domosdoshmėri edhe rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve ndaj konsumatorėve dhe tregtarėve tė rinj. Nė fillim tė vitit 1930, pėr herė tė parė nė qytetin e gurtė u ēelėn zyrtarisht dy banka: “Banca Nazionale d’Albania” dhe “Banco di Napoli”.

“Banca Nazionale d’Albania” e ka pasur ndėrtesėn pas Bankės sė Kursimeve, te ish-kinemaja e vjetėr, ndėrsa “Banco di Napoli”, ka kryer aktivitetin e saj pranė shumė pranė zonės muzeale (ish-pastiēeri “Tirana”). Tė dy kėto objekte kanė elementė tė panjohur mė parė nė ndėrtimet e qytetit, pėr vet funksionin qė kanė pasur. Te “Banco di Napoli” kemi prezencėn e ballkoneve me kangjella dekorative, por nuk mungojnė nė kėto objekte hekurat nė dritare nė formė kangjellash, grilat e rėnda dhe taravate si element sigurie. Nė ambientet e brendshme organizimi i ambienteve ėshtė nė funksion tė aktivitetit qė ato kryenin, duke pasur mjedise me elementė tė panjohur mė parė, siē janė dollapėt dhe tavolinat me dru are, karriget dhe kolltukėt etj.

Objektet shkollore

Liceu i Gjirokastrės, godinė me vlera unikale

Liceu i Gjirokastrės pėrfaqėson objektin kryesor arsimor nė Qendrėn Historike, i ndėrtuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore mė tė avancuara tė kohės. Objekti pėrfundoi sė ndėrtuarit nė vitin 1941, nė formėn qė ruhet edhe sot. Godina e re u ngrit mbi objektin e ish-liceut francez tė vitit 1928, i shkatėrruar nga Lufta Italo-Greke. Nė godinėn e gjimnazit janė aplikuar shumė elementė arkitektonik, strukturor, funksional, hidraulik, tė cilėt i japin objektit vlera unikale, por edhe njė harmonizim nė kontekstin e qytetit. Nė kėtė objekt janė pėrdorur kolona, trarė dhe soleta betoni. Karakteristikė ngelet veshja e dyshemeve tė korridoreve dhe klasave me pllaka graniti, si dhe shkallėt me mermer. Element i rėndėsishėm janė edhe volumet (kubatura) nėpėr klasa. Nė anėn e pasme tė liceut (sot gjimnazi “Asim Zeneli”), ndodhen disa objekte nė formė kapanonesh, ku njė prej tyre aktualisht pėrdoret si palestėr. Sipas tė dhėnave tė arkivit lokal tė shtetit, nė kėto ambiente kanė funksionuar shkolla teknike italiane, filiali i institutit “Montani”. Sistemi i ndėrtimit tė kėtyre ambienteve, ėshtė kryer sipas teknikave tė reja pėr ato kohė (vitet ’30-’40), tė panjohura mė parė nė qytetin e gurtė. Mbulesat janė realizuar me kapriata ēeliku, tiranta dhe llamarinė e valėzuar e mbėshtetur nė shtresė druri.

Hartografia

U ndėrmorėn studime pėr zhvillimin urbanistik

Pėrveē ndėrtimeve tė shumta qė u ngritėn gjatė viteve ’20-’40, kemi nė kėtė periudhė edhe disa studime qė do tė ndihmonin nė zhvillimet e ardhshme urbanistike. Nė vitin 1937, Instituti Gjeografik Ushtarak i Firencės (Itali), realizon pėr herė tė parė Hartografinė aerofotogrametrike nė qytetin e Gjirokastrės.

Hartografia i shėrbeu gjithė studimeve dhe planeve tė zhvillimit qė u realizuan nė vitet e mėvonshme. Hartografia u realizua mbi bazė tė njė politike tė pėrgjithshme urbane, tė ndėrmarrė nga Mbreti Zog. Mbi bazė tė modelit perėndimor, Mbreti Zog, i dha njė rėndėsi tė madhe planeve rregulluese tė qyteteve kryesore tė vendit, njė pjesė e tė cilave gjeti zbatim edhe nė qytetin e Gjirokastrės (sipas kronikave tė kohės). “Periudha nė fjalė pėrbėn njė nga shtresėzimet mė tė rėndėsishme tė muzeut arkitekturor qė pėrfaqėson Qendra Historike e Gjirokastrės. Ashtu si elementėt e tjerė tė kėsaj stratigrafie periudha paraotomane, otomane, periudha qė u ndalėn nė kėtė vėshtrim dhe ajo gjatė viteve tė regjimit komunist, tė gjitha sė bashku duke u studiuar dhe evidentuar sjellin reflektime mbi tė tashmen dhe tė ardhmen e zonės muzeale”, pohon z. Rajmond Kola, drejtori i ZKAQMGJ-sė.