Receta Gatimi

kodiket shqiptare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    kodiket shqiptare

    Koleksioni i kodikėve (the codex) pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar nė tė gjitha kohėrat dhe njė pasuri me vlera botėrore. Ky koleksion, i cili ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, pėrbėhet nga mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente, tė cilėt, tė gjithė sė bashku, njihen si "fondi 888". Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė kishės sė shėn Gjon Vladimirit (Durrės). Pėrveēse nė AQSH, kodikė ka pasur edhe nė muzeun e artit mesjetar nė Korēė.Pėr herė tė parė ekzistenca e kodikėve tė Shqipėrisė ėshtė bėrė e ditur botėrisht nga njė botim nė gjuhėn greke i peshkopit tė Beratit (Aleksudes, A. - 186. Nė vitin 1886 njė studiues francez (P. Batiffol) pėrshkroi shkurtimisht nė njė katalog 16 kodikė qė iu lejuan tė shihte nė arkivat dhe bibliotekat e kishės ortodokse tė Beratit. Batiffol, i cili u ankua nė artikullin e tij se murgjit vendės "nuk e lejuan" tė njihte shumė dorėshkrime tė tjera, pagėzoi tre prej kodikėve mė tė lashtė tė Shqipėrisė: "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"); "Codex Aureus Anthimi" - "Kodi i Artė i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2"); si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit". Deri atėherė, nė listėn botėrore tė letėrsisė sė krishterė tė tipit bizantin, njiheshin jo mė shumė se njė dyzinė dorėshkrimesh tė tipit "kodik". Me kalimin e kohės nga kjo listė janė zhdukur emra veprash tė rėndėsishme liturgjike, duke pėrfshirė edhe "Kodikun e Gjon Gojartit", qė gjendej nė Shqipėri.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: kodiket shqiptare

    Kodikėt e Shqipėrisė janė njė fond me rėndėsi botėrore pėr historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike, liturgjike dhe agjiografike (nga gr. "?????" - "i shenjtė"). Kėto kodikė kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin gjatė 13 shekujve me radhė (prej shekullit tė 6-tė - deri nė shekullin e 18-tė).
    I shkruar vetėm njė shekull e gjysmė pas "La Vulgata-s", pėrkthimi latin i Biblės sipas shėn Jeronimit tė Eusebit, Kodiku i Purpurt i Bertit ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e letėrsisė biblike. Sipas dijetarėve bibliologė dhe paleografė, duke iu referuar teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim jo mė i vonshėm se shekulli i 6-tė pas Krishtit. Ai ėshtė njė ndėr katėr kodikėt mė tė vjetėr nė gjithė botėn. Bashkėkohės me dorėshkrime tė tilla tė famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e "Sinopencis", "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė ritit lindor.
    "Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė dhe pėrmban dy ungjij: sipas Markut dhe sipas Matheut. Eshtė shkruar me germa tė derdhura prej argjendi, sipas vlerėsimit tė ekspertėve, "nė fletė tė ngjashme me letrėn e zakonshme, qė ka tė ngjarė tė jetė prodhuar nga ngjeshja e shumė elementeve petėzorė me natyrė bimore, siē janė fletėt e papirusit". Por bizantologėt mendojnė se lėnda e dorėshkrimit ėshtė pergamenė. Sfondi mbi tė cilin janė derdhur germat ėshtė e kuqe e thellė (e purpurt), prej nga ka marrė edhe emrin. Ngjyra, me kalimin e shekujve, ėshtė zbehur. Disa pjesė tė rėndėsishme tė tekstit tė kodikut janė tė derdhura nė ar. Germat e aplikuara janė kapitale tė vogla (majuscule). Kapaku i dorėshkrimit ėshtė metalik, me zbukurime biblike, por duhet tė jetė disa shekuj mė i vonshėm se vetė vepra.
    Teksti i "Codex Purpureus Beratinus" ėshtė shkruar nė stilin antik scripta-continuae, domethėnė pa ndarje tė fjalėve nga njėra-tjetra, pa thekse dhe shenja tė tjera tė veēimit tė fjalėve. Ai ėshtė vendosur nė njė sfond qė pėrmban zemra tė stilizuara. Nė brendėsi tė zemrave qė zbukurojnė fletėn gjenden motive floreale - trandafila tripetalesh (lilan). Dekoracionet gjenden nė kufijtė e dy vijave paralele vertikale, qė kthehen nė kėnd tė drejtė horizontalisht. Vija vertikale interpretohet si tentim i hyjnores, kurse vija horizontale si shenjėzim i fatit vdekėtar-kalimtar tė njeriut. Bibliologėt mendojnė se ky motiv, qė rimerret edhe nė dorėshkrimet e mėvonshme biblike, liturgjike ose agjiografike (nga gr. i shenjtė) qė janė ruajtur nė Shqipėri, paraqet ekuilibrin shpirtėror tė individit.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: kodiket shqiptare

    Pėr herė tė parė pėr "Codex Purpureus Beratinus" bėhet fjalė nė "Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit", qė gjendej nė kalanė e Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim flitet pėr rrezikun qė i pati ardhur rrotull kėtij kodiku nė vitin 1356, kur ushtritė serbe rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė boshatisur nga popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t'u mbrojtur, dhe ia kishin vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė Theollogut dhe tė kishės sė shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė qytetit. Sipas kėtij shėnimi, me kujdesin e njė murgu, njė nga parėsia e Beratit, "sė bashku me zonjėn konteshė", besimtarė tė denjė tė krishtėrimit, morėn pėrsipėr tė shpėtonin kėtė thesar, duke i fshehur nė njė kullė nė kala, pavarėsisht prej kėrcėnimeve tė komandantėve tė ushtrisė sė huaj.
    Nė shkrimet e botuara pėr "Codex Purpureus Beratinus" i pari renditet ai i grekut Anthim Aleksudhi, "Syntomos istorike perigraphe tesleras metropoleos Belegradon …", 1868. Disa vite mė vonė, mė 1886, shkrimtari francez Pierre Batiffol, mysafir i mitropolisė sė Beratit, nė artikullin "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus" - Paris - pėrshkroi me tė dhėna tė hollėsishme informuese dhe shkencore pėrmbajtjen e kėtij dorėshkrimi. Nė fakt, Batiffol ėshtė transkriptuesi i parė dhe madje pagėzuesi i kodikut mė tė hershėm tė Shqipėrisė. Qysh prej botimit tė katalogut tė tij ai njihet me emrin "Codex Purpureus Beratinus", ose "Codex Purpureus Beratinus ", ose shkurt "Beratinus-1". Bizantologėt shqiptarė, nė studime tė krahasuara, mbėshtetur nė ligjet e ndryshimit tė fonetikės historike tė greqishtes nga antikiteti nė periudhėn e paleokrishtėrimit e mė kėndej, i kanė interpretuar nė njė semantikė tjetėr vlerat tingullore tė disa prej grafemave tė kėtij dorėshkrimi, pėr rrjedhim edhe tė pėrmbajtjes sė tij. Nga autorėt vendės veēohen pėr studime tė posaēme pėr kodikėt Theofan Popa, Ilo Mitkė Qafėzezi, Aleks Buda, Kosta Naēo.
    "Kodiku i Purpurt i Beratit" dhe "Kodiku i Artė i Anthimit" ("Beratinus-2", shekulli i 9-tė pas Krishtit) ishin dy prej veprave qė gjendeshin nė listat e objekteve tė shpallur "nė kėrkim" nė periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore. Kleri, kėshilli kishtar (sinodi), patriarkėt dhe populli besimtar i Beratit, tė cilėve iu kėrkua dorėzimi i menjėhershėm i dy kodikėve, vendosėn tė bėjnė ēdo sakrificė dhe tė mos e tregojnė vendndodhjen e tyre, nė ēfarėdo rrethane. Ato u fshehėn nė grykėn e njė pusi, nė njė arkė metalike. Pėr njė kohė, nė vitet qė pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin tė zhdukur. U rizbuluan nė kishėn e kalasė sė qytetit nė vitin 1968, nė njė gjendje tejet tė dėmtuar.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: kodiket shqiptare

    Nė vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, "Codex Purpureus Beratinus" u dėrgua pėr restaurim pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua njė riprodhim identik, plotėsisht i shfrytėzueshėm pėr studime. Vetė origjinali u restaurua, duke siguruar tejkalimin e gjendjes kritike dhe duke premtuar jetėgjatėsi, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas restaurimit, "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, tė cilat ruhen pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė.
    Nga ekspertimi prej specialistėve tė Universitetit tė Tiranės rezultoi se "Beratinus-2" ishte shkruar nė "lėndė me natyrė shtazore", albuminoide, domethėnė nė pergamenė; kurse "Beratinus-1" nė "lėndė celuloidike me natyrė bimore", homogjenizuar pėrmes ngjeshjes sė fletėve tė papirusit njė mbi njė deri nė formimin e letrės sė shkrimit. Nė vitin 1971, nė bazė tė njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore, dy kodikėt e Beratit u dėrguan pranė Institutit Arkeologjik tė Kinės, ku u realizua restaurimi i tyre, pėrmes teknikės sė mbylljes hermetike tė fletėve njė nga njė ndėrmjet dy xhameve nė boshllėk. Mbas restaurimit "Beratinus-1" u nda nė nėntė vėllime, kurse "Beratinus-2" nė 21 vėllime. Nga studimet e mėvonshme ėshtė konstatuar se tė dy kodikėt janė shkruar nė pergamenė (lėkurė keci e regjur dhe e ngjyrosur).
    "Codex Purpureus Beratinus" u ftua tė paraqitet jashtė vendit nė ekspozitėn "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, nė jubileun e madh tė 2000-vjetorit tė krishtėrimit. Brenda vendit ėshtė ekspozuar vetėm dy herė, me lejen e autoriteve mė tė larta zyrtare.
    "Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerėsohet ndėr veprat themeltare tė letėrsisė ungjillore, si dorėshkrim me rėndėsi tė posaēme pėr kulturėn e krishtėrimit. Ai ēmohet gjithashtu pėr historinė e shkrimit, pėr vlerat evidente kaligrafike, si pėrmendore e trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve.

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: kodiket shqiptare

    "Kodiku i Purpurt i Beratit”, sipas Aleksudhes, duhej tė ishte shkruar “me dorėn e shėn Gjon Gojartit”. Mirėpo Batiffol mendon se “nuk ėshtė tamam dora e shėn Gjon Gojartit.

    Kodiku i Purpurt i Beratit merr njė vlerė mė tė rėndėsishme prej faktit se ėshtė shkruar nė njė periudhė kur lėnda biblike ende nuk ishte kanonizuar. Dy ungjijtė qė pėrmban kanė shmangie prej teksteve standarte. Kjo ėshtė arsyeja qė vetėm njė herė nė vit, njė pjesė e tij, mund tė lexohej nė meshė publike.
    Duke u nisur prej faktit se nė arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorėshkrime tė tipit "kodik", nė tė cilėt janė kopjuar gjatė 12 shekujve me radhė shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetėr", ungjijtė dhe tekste tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet se ato mund tė jenė shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto dorėshkrime krijojnė njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė nė ndihmė tė kėtij pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera. Hapėsira iliro-biblike gjendet brenda asaj qė zakonisht quhet "hapėsirė biblike". Nė librat e shenjtė shėn Pali citohet tė pohojė: "Predikova Jesuin prej Jerusalemit nė Illyricum". Faltoret e para tė krishtėrimit nė kėtė hapėsirė u ngritėn qysh nė mesin e shekullit tė parė pas Krishtit (kisha e Linit dhe ajo e Tushemishtit).
    Nė hapėsirėn e iliro-shqiptarėve u formuan edhe disa personalitete qė themeluan letėrsinė e krishterė tė ritualit roman. Kryelutja mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor "Ty zot tė lavdėrojmė" - "Te Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shėn Niketa i Dardanisė (ose shėn Niketa i Remesianės), u pėrhap nė disa variante nė Europėn Perėndimore pas vitit 525 dhe ėshtė edhe sot njė prej vlerave kryesore tė krishtėrimit. Sipas burimeve serioze tė arkeomuzikologjisė, duke pėrfshirė ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndėrsa pėrkthimi i parė i Biblės prej hebraishtes nė latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit nė vitin 405, nga njė ilir tjetėr i shenjtėruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shėn Gjeri"). Shėn Niketa dhe shėn Jeronimi, qė pasuruan kulturėn e krishtėrimit tė Perėndimit, patėn bashkėkohės e pasues qė dhanė tė njėjtėn ndihmesė historike pėr pasurimin e letėrsisė sė krishtėrimit lindor, pėrmes pėrkthimeve nė greqishte tė vjetėr tė ungjijve nė dorėshkrimet e tipit "kodik".
    "Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė i regjistruar nė listėn e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me emrin "Memoire du Monde" ("Kujtesa e Botės") dhe prej disa vitesh gėzon kujdesin e drejtpėrdrejtė tė Unesco-s.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: kodiket shqiptare

    "Kodiku i Purpurt i Beratit" ka 190 fletė, kurse "Beratinus-2" pėrmban 420 fletė.
    Kodiku i dytė (sipas kronologjisė), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit", po edhe "Codex Aureus Anthimi" - pėr shkak tė germės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon shekullit tė 9-tė. Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Matheut). Ka pasur gjithashtu katėr shembėllime tė ungjillorėve, nga tė cilat kanė mbetur vetėm tri (e Markut, Gjonit dhe Lukės), kurse figura e Matheut ėshtė zhdukur. Figurat e ungjillorėve kanė korniza dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathė dhe lule). Stilistikisht krahasohet me njė kodik qė ruhet nė Bibliotekėn e Petersburgut dhe qė u identifikua si dorėshkrim i shekullit tė nėntė nga studiuesi gjerman Kurt Witzman. Kodiku i Petersburgut njihet me emrin e "Kodiku grek 53".

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: kodiket shqiptare

    "Beratinus-1" dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė vepra me rėndėsi edhe pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė shenjtė, por dhe tė letrarėsisė nė pėrgjithėsi.
    Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bėjnė pjesė edhe dhjetėra dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku janė zbuluar ("Kodiku i Vlorės", afėrsisht shekulli i 10-tė; "Kodiku i Pėrmetit", i shekullit tė 14-tė; "Kodiku i Shkodrės", i tė njėjtit shekull; "Kodiku i Gjirokastrės", i shek. tė 16-tė; "Kodiku i Fierit" - ose i shėn Kozmait, i fillimit tė shek. tė 19-tė). Nė kodikėt qė i takojnė periudhės prej shekullit tė 12-tė e kėndej ka dhe tė dhėna etnografike, rregulla tė ndėrtimit tė jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė sė drejtės, tė trashėgimit tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose prej ndarjes, tė ndryshimit tė sė drejtės nė rastin e konvertimit tė fesė. Nė dorėshkrimet e dy shekujve tė fundit marrin mė shumė rėndėsi ēėshtjet laike. Nė njėrin prej kodikėve tė vonėt tė Korēės (shek. i 18-tė) disa prej problemeve themelorė qė zėnė vendin qendror janė: dallimi i tė urtit prej tė diturit; ē'mendojnė i urti dhe i dituri pėr Perėndinė; mendimi i tė diturit pėr fenė, amshimin dhe lirinė; mendimi i tė diturit pėr njeriun e mirė dhe virtytin.
    Kodikėt e Shqipėrisė janė pėrmendore tė kulturės dhe qytetėrimit tė krishterė dhe mbajnė vulėn e hapėsirės biblike-ekumenike ku kanė jetuar shqiptarėt dhe tė parėt e tyre. Ato janė burim krenarie pėr bibliologėt, pėr njohėsit e shkrimeve tė shenjta e pėr kishėn, por edhe objekt studimi pėr etno-psikologjinė, pėr gjuhėn dhe teknikėn e shkrimit, pėr kaligrafinė, pėr artet e zbatuara figurative dhe pėr ikonografinė. Kodikėt janė enciklopedi tė vėrteta tė mendimit tė krishterė.


    Dr. Shaban Sinani
    BIBLIOGRAFI:
    1. "Les Codex - Trésors de la Culture Albanaise", edit. Direction Général des Archives, 1999.
    2. Prof. Kolė Popa, "Ekspertizė e kampionėve tė dy kodikėve tė vjetėr kishtarė", dorėshkrim, DPA, viti 1972, dosja 18, faqe 1-3.
    3. Theofan Popa, "Katalogu i dorėshkrimeve tė kodikėve", ruhet pranė AQSH.
    4. Liljana Bėrxholi, "Vlera e kodikėve mesjetarė dhe puna pėr evidentimin e tyre", botuar nė "Arkivi shqiptar", 1999/1, f. 63-71.
    5. Pierre Battifol, "Les manuscrits grecs de Berat d'Albanie et le Codex Purpureus", Paris 1886.
    6. Prof. Ramadan Sokoli, "16 shekuj", Tiranė 1994.
    7. Eduard Zaloshnja, "Disa tė dhėna pėr restaurimin e dy kodikėve mė tė vjetėr", dorėshkrim, Tiranė 2000, ruhet pranė AQSH.
    8. Shaban Sinani, "Kodikėt e Shqipėrisė dhe 2000-vjetori i krishtėrimit", nė "Media", 2000/6.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. VIP-t shqiptarė me dhe pa makijazh
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 08:19 PM
  2. Rivier shqiptare
    Nga DMXhea nė forum Kultura Kombėtare & Botėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-05-2011, 11:30 AM
  3. Tv shqiptare
    Nga mistir nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 07:13 PM
  4. Piktura shqiptare
    Nga kuklla nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 06:57 PM
  5. Kinemaja shqiptare
    Nga kuklla nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 10:55 AM