Fjalėt qė tė dėnojnė me heshtje!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Fjalėt qė tė dėnojnė me heshtje!

    Receta Gatimi

    [highlight=#FF0000:12oxqde1]Fjalėt qė tė dėnojnė me heshtje![/highlight:12oxqde1]

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ėshtė mė mirė mos t’i thuash. Duke heshtur do kishe arritur tė njėjtėn gjė: asgjė. Sepse ato ulin vlerėn e tė tregojnė mė tė dobėt, tė pasigurt e i mbėshtjellin idetė e tua me njė mantel tė grisur qė ngjall pėrbuzje. Ja ku ėshtė kthesa! Nis tė ecėsh nė rrugė tė mbarė e do ndjesh rėndėsinė tėnde sepse atė e ke pėrbuzur vetė



    Mė fal qė po tė bezdisim, por po mendonim se mos ndoshta jeni tė interesuara tė lexonit rreth ca fjalėve qė ne gratė themi kur kemi ndėr mend tė flasim. Ėshtė forma e tė shprehurit qė, si tė thuash, na i ul vlerat , pa e kuptuar as vetė. E kupton ēfarė duam tė themi? Ufa, dėgjo, ndoshta kjo ėshtė njė ide e ēmendur. Ne thjesht sa e menduam. Por ti je e lirė, nuk e di, tė mos e lexosh fare po tė duash. Nė rregull?



    Ok, ok! Mos u tremb! Mos e lėr pa e lexuar artikullin, se autorėt tė duken se nuk kanė siguri as vetė nė atė qė thonė. Kjo ishte pėr ta bėrė mė tė qartė si flasin shumė femra: shumė fjalė tė tepėrta pėr tė shprehur njė ide, tė kėrkuarit falje, pa bėrė asnjė gabim, dhjetėra “ndoshta”, e “mė duket” pėr tė shprehur mendimin e tyre.



    Ndodh dhe me ty? Atėherė lexoje artikullin qė vė nė dukje si ua ul vlerėn mendimeve tė tua me anė tė disa shprehjeve qė nuk tė ndihmojnė, pėrkundrazi! Tė tjerėt mendojnė se nuk po thua kush e di ēfarė, ti nga kjo nis ta mendosh dhe vetė se mendimet e tua nuk vlejnė. Ėshtė njė reaksion zinxhir i vėrtetė. Por mund tė shpėtosh nga ai. Mėso si tė mėnjanosh nga fjalori ato fjalė qė e zbehin vlerėn e fjalėve tė tjera. Kėshtu, pa kėto fjalė, ajo ēfarė ke nė mendje do shprehet me siguri e vendosmėri e tė gjithė do nisin ta marrin parasysh! Ja shprehjet qė duhet t’u vėsh kryq:



    “Kjo ndoshta ėshtė njė budallallėk, por…”

    Shmange kėtė frazė kaq mohuese tė ngjashme me kėto tė tjerat: “Nuk e di nė ia vlen tė pėrmendet…” dhe “Them se nuk do funksionojė , por…” .Pėrse duhet tė pėrcaktosh fatin e keq tė ideve tė tua, para se ato tė dalin nga goja? “Kur vajzat janė duke u rritur, mendojnė se nuk do pėlqehen nga vajzat e tjera po tė mbahen si mė tė mira ose tė hiqen sikur idetė e tyre janė mė tė mira se tė tė tjerėve” , shprehen studiuesit e psikologjisė sė gjuhės. “Ato mėsohen se ėshtė njė vlerė sociale t’i nėnvlerėsojnė idetė e tyre”.

    Zhvendosemi nė moshėn e rritur: Ti ulesh nė tavolinė me njė grup njerėzish te tė cilėt do tė bėsh pėrshtypje tė mirė dhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme ti i bėn si me ndrojtje sugjerimet e tua. Ja fraza jote e parė qė tė hysh nė bisedė: “Unė nuk jam specialiste, dhe ndoshta kėtė e kanė menduar tė gjithė, pėrveē meje, por ēfarė thoni sikur…?” Mė e keqja ėshtė kur tė tjerėt nuk tregojnė interes sepse ti vetė i ke zhvlerėsuar komentet e tua. Mund tė ndodhė qė njė mashkull aty tė ofrojė tė njėjtėn ide nė njė formė jo vetė-pėrēmuese e tė tjerėt tė thonė: “Uau kjo ėshtė njė ide e madhe”!

    Nė vend qė tė ngatėrrohesh me idetė e tua, jepu atyre njė prezantim tė thjeshtė neutral si: “Unė kam njė ide”, “Sipas mendimit tim”. Ti nuk ke pse e “shet” njė ide si tėnden kur nuk ėshtė e jotja, por nuk ke arsye as pėr ta ēuar dėm.



    “Mė fal!” “Ua mė vjen keq”! “Mė fal, e kam fajin unė”!

    Femrat duket se janė gjithmonė tė superngarkuara me arsye pėr tė kėrkuar falje: Ne kėrkojmė ndjesė kur nuk jemi tė sigurta nė kemi dėgjuar saktė dikė ose kur humbasim fillin e mendimit. Ne kėrkojmė falje pėr rrėmujėn nė shtėpi kur dikush vjen papritur (sikur tė ishim tė detyruara ta mbanim shtėpinė tė rregullt pėr ata). Ne edhe nė butik i themi “mė fal” njė klienteje tjetėr kur nxjerrim njė kėmishė nga varėset po tė mendojmė se ajo ia kishte vėnė sytė.

    “Duke u treguar kaq shumė tė sjellshme duket se e pranojmė qė e kemi gabim dhe i trembemi mendimit tė tė tjerėve”, thonė specialistėt e komunikimit . Ata i kėshillojnė femrat qė edhe kur nuk e kanė dėgjuar eprorin tė zėvendėsojnė: “Mė falni nuk ju dėgjova” me “Mund ta pėrsėrisni ju lutem?”. Gjithashtu ata urdhėrojnė tė zėvendėsohet “Mė falni pėr rrėmujėn” me kėtė tė ēkompleksuarėn: “Urdhėroni brenda”! “Edhe “ju kėrkoj ndjesė” ėshtė mė mirė se “mė fal”. Tė paktėn e para ėshtė aktive; “mė fal” ėshtė njė fjalė pėrulėsisht pasive”.

    E thonė aq shpesh shumė femra nė punė “mė fal”, sa mund ta pėrsėrisin edhe ndaj ushqimeve kur u bien nga duart nė supermarket.



    Unė mendoj

    "Unė mendoj se mund ta menaxhoj kėtė projekt." "Unė mendoj se mund t’ju ndihmoj." "Unė mendoj se jam njė kuzhiniere goxha e mirė." Specialistėt e gjuhės e quajnė kėtė shprehje “gardh mbrojtės”. Me vetėdije ose jo, ti mbėshtetesh te “unė mendoj” pėr tė mbrojtur idetė e tua. Por nė tė vėrtetė, ti thjesht ke pohuar qė mund tė mos jesh e aftė pėr detyrėn (pėr tė pėrfunduar projektin, pėr ndihmėn, apo pėrgatitjen e njė dreke tė shijshme). Pėrfundimi: Disa do mėrziten me ty qė asnjėherė s’e vlerėson veten. Disa tė tjerė nuk do ju dėgjojnė aspak sepse “unė mendoj” ėshtė njė parashtesė e panevojshme e fjalisė (sigurisht qė ti e mendon mendimin tėnd).

    “Ėshtė e thjeshtė tė thuash “unė mendoj” , sidomos kur ndihesh e ndrojtur", thonė studiuesit nė fushėn e komunikimit. Por mos harro, nuk pret njeri qė ti tė jesh specialste nė gjithēka. Kėshtu ke tė drejtė tė pyesėsh ose tė bėsh komente pa u ndjerė keq. “Kam nevojė pėr mė shumė informacion”, kėshillohet tė pėrdoret si e kundėrta e tė ndrojturės “Unė mendoj se kam nevojė pėr mė shumė informacion”.



    “Njė si lloj”, “Njė farė”

    Po shkon tė marrėsh pakon qė tė ka sjellė njė i afėrt. Mungon diēka qė ai ta ka pėrmendur. Ti e pyet tė panjohurin qė i ka sjellė: “Mos kishte njė si punė ēante?”. Kėto ju mbrojnė nga pėrplasja, por sa mė shumė i pėrdor aq mė shumė humbet kuptimin ajo qė po thua. Shmangi dhe do kuptosh se: 1 ballafaqimi qė i trembesh nuk ėshtė aq stresant sa mendon dhe 2 ėshtė njė lehtėsim tė ndalosh sė e fshehuri ēfarė do tė theksosh vėrtet.

    E beson apo jo, edhe vetė specialistėt e pranojnė se ndonjėherė i pėrdorin ato. “E dėgjoj veten duke thėnė, ‘ėshtė njė si’…pastaj ndaloj, qesh dhe them, ‘jo ėshtė njė si, ėshtė.’”



    “Thjesht”

    Nė rast se ju pyesin se me ēfarė merreni ju pėrgjigjeni: “Jam thjesht njė nėnė shtėpiake” (sikur rritja e fėmijėve tė ishte diēka e rėndomtė) ose “thjesht sekretare”. Madje dhe kur ju pyesin “edhe ju jeni mjeke”? ti mund tė pėrgjigjesh “jo jam thjesht mėsuese”.

    Ja zgjidhja: mos e pėrdor “thjesht” pėr tė pėrshkruar veten dhe jetėn tėnde. Porosit nė kafen e punės “tė zakonshmen”, jo “thjesht tė zakonshmen” . Dhe kur dikush ju pyet se me ēfarė merreni, pėrgjigjuni “jam nėnė shtėpiake” ose ēfarėdo tjetėr.

    Njė e mirė mė shumė: po tė mos e zvogėlosh rolin apo rėndėsinė tėnde, ai qė po flet me ty do bėjė mė shumė pyetje sepse ajo qė ti bėn do i ngjajė e ngjashme pėr nga rėndėsia me atė qė bėn dhe ai, e nė fakt ėshtė.



    Pėrgjigjja me pyetje

    Kur do tė kėrkosh diēka mos e formo fjalinė si pyetėse. Pėr shembull dados mund t’i kėrkoni me mirėsjellje orėn kur ajo duhet tė vijė dhe jo t’i thoni “do vish nė orėn pesė?”. Ose kur ju pyesin nė njė intervistė pune “sa mendoni se duhet tė paguheni?” pėrgjigjeni “x mijė lekė?” . Kjo nuk do t’i bėnte ata tė besonin se vėrtet kėrkon aq, por thjesht guxon ta shpresosh. Njė pėrgjigje e prerė po qė do i vinte tė mendoheshin seriozisht.



    Lamtumirė fjalė tė kota


    Nis ta vlerėsosh veten. Ndiq kėtė plan pėr tė shmangur fjalėt qė i bėjnė dėm figurės tėnde dhe pėrdor ato qė shfaqin pushtet.



    1. Fokusohu nė njė fjalė ose shprehje nė njė periudhė kohe.

    2. Shpenzo disa ditė pėr tė vėnė re kur, me kė e pėrdor. Ndoshta e bėn me eprorėt apo kolegėt. Mė pas, mund ta parapėrgatisėsh veten ēfarė nuk do tė thuash dhe ēfarė do thuash nė vend tė saj.

    3. Tregojua synimin dy ose tre mikeshave. Mund tė zbulosh se ato kanė tė njėjtin shqetėsim; pastaj kjo do ju fusė nė garė.

    4. Kėrkoji ndonjėrės qė tė ta vėrė nė dukje kur e pėrdor (njė vetull e ngritur, njė e rrahur shpatullash apo fjalė). Kjo do rrisė kujdesin tuaj pėr t’u ruajtur nga ai zakon.

    5. Shkruaj nė axhendė me tė mėdha “ja, cila ėshtė ideja ime, qė ta thuash nė vend tė “jam e sigurt se kjo nuk vlen, por...."

    6. Kujto: 1. t’i pėrdorėsh fjalėt ose shprehjet me tėrė forcėn e tyre, pa i zbutur, 2. t’i shprehėsh mendimet nė mėnyrėn qė dėshiron. Kėshtu do t’i stėrvitėsh veshėt dhe do mėsosh zakonet e reja tė tė folurit.

    7. Pėrsėrit -me zė tė lartė: “Unė dua tė mos them mė ... sepse nuk dua qė njerėzit tė mos m’i kuptojnė ose keqkuptojnė mendimet”.

    Revista Jeta


    Cili eshte mendimi juaj pas leximit te ketij artikulli?!

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    I paska then te gjitha kjo gazet keshtu qe un po shtoj vetem nje;Nese folesit do ta dinin se 70 % e asaj qe e thone do te sherbeje si
    kundersulm ndaj tyre me siguri do te flisnin me pak".
    ''Heshtje nuk do te thote te jeshe i qete dhe te mos thuash asgje, por do
    te thote degjim aktiv''

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fjalet qe nuk t’i thashe kurre!
    Nga girl08 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 20-11-2014, 09:47 AM
  2. 7 fjalet qe nuk duhet te thoni
    Nga ReniX nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-02-2011, 05:30 PM
  3. Topi e Berisha dėnojnė vrasjen e mjekut
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 09:20 AM
  4. Fjalėt mė infektuese nė internet
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 06:56 PM
  5. Fjalėt qė mori me vete
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-04-2008, 08:20 PM