Egjiptiani qė kuron sėmundjet e gjakut me shushunja


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3

Tema tė ngjashme

  1. Mandarinat kuron semundjen e bronkitit dhe azmėn
    Nga PinkPrincess nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2012, 01:54 AM
  2. Semundjet qe kuron molla
    Nga Nerti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-11-2011, 04:05 PM
  3. Sėmundjet qė kuron mjalti dhe kanella
    Nga Erdi nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 07:36 PM
  4. Limoni, thesari qė kuron sėmundjet
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 11:29 PM
  5. Grupet e gjakut
    Nga Klevi88 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 08:42 AM

  1. #1
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Egjiptiani qė kuron sėmundjet e gjakut me shushunja

    • Dhimiter Rera

    BERAT -Ka shėruar qindra pacientė nga rrethe tė ndryshme tė vendit tonė, madje dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Shumė emigrantė qė vuajnė nga sėmundja e reumatizmės, tromboza dhe infektimi i gjėndrave tė trupit, i janė drejtuar pėr ndihmė mjekut popullor, Ramazan Hysi nga qyteti i Beratit. Trupvogėl, por i bindur tek mjekimi qė e ka zanafillėn e tij nga antikiteti, 64-vjeēari vazhdon tė kurojė njė sėrė sėmundjesh nėpėrmjet pėrdorimit natyral tė shushunjave. Pėrveēse ndihmės qė u jep pacientėve tė tij, Hysi, i cili i pėrket komunitetit egjiptian nė Berat, siguron dhe tė ardhurat pėr familjen e tij. Me kėtė profesion qė e ushtron prej vitesh, mjeku popullor ka mundur tė rrisė 10 fėmijėt e tij. Pėr ēdo ditė, ai del nė qendėr tė qytetit duke shitur speciet kuruese, tė cilat pasi i ka kapur nė kėnetė, i ka trajtuar me ujė tė ėmbėl dhe sheqer nė shtėpinė e tij. Ramazan Hysi pret me orė tė tėra blerės, por dhe pacientė qė i drejtohen pėr ndihmė. Mjeku i njohur, dje ėshtė shprehur pėr "Gazeta Shqiptare", se tashmė ėshtė e vėshtirė tė gjesh shushunja. Kjo pėr shkak tė tharjes sė kėnetave, pėrdorimit tė pesticideve tė ndryshme nė bujqėsi, por edhe tė ndotjes sė ujėrave. Sipas tij, zhdukja e kėtyre specieve qė janė tė domosdoshme pėr kurimin e disa sėmundjeve tė gjakut, do tė jetė njė fatalitet si pėr ekosistemin ashtu dhe pėr njerėzit.
    SHUSHUNJAT
    Enzimat e shumta qė pėrmbajnė shushunjat (Hirudo medicinalis nė gjuhėn mjekėsore) ndihmojnė nė shėrimin e shumė sėmundjeve qė kanė lidhje me gjakun. Mjeku popullor, Ramazan Hysi tregon se nėpėrmjet kėtyre specieve kurohen sėmundje tė ndryshme si: trombozat, reumatizmat, dhimbjet e pjesshme tė trupit, suadhet dhe gjėndrat e ndryshme nė trup qė papritur infektohen apo shfaqen tek njerėzit. "Pacientėt kanė qenė me probleme tė ndryshme, ēka ka bėrė qė unė si kurues, nėpėrmjet shushunjės tė pėrballem me sėmundje apo probleme ku mjekėsia shkencore nuk ka mundur tė japė rezultat", - thotė 64-vjeēari. Ndėrkaq, ai tregon njė ndėr rastet kur i ka shpėtuar jetėn njė pacienti. "Para disa kohėsh, mė erdhi njė pacient qė kishte kėputur gishtin e madh tė kėmbės. Ai kishte shkuar tek kirurgu dhe e kishte ngjitur, por pas ndėrhyrjes, gishti nuk po funksiononte normalisht dhe kishte rrezik qė tė kalbej si pasojė e mosqarkullimit normal tė gjakut. Unė pėrdora shushunjat, tė cilat bėnė qė gjaku i bllokuar tė qarkullonte", - pohon Hysi. Ndėrsa sqaron se pėr mjekime tė tilla ka shkuar dhe nė Kosovė e Maqedoni dhe sė fundmi nė Greqi.
    MJEKU POPULLOR
    Kur shkon pėr tė mjekuar pacientėt, vishet me bluzėn e bardhė tė mjekut. Pastron me ujė tė oksigjenuar pjesėn e trupit qė do tė mjekohet, dhe mė pas vė nė "punė" shushunjat pėr thithjen e gjakut tė papastėr. Sipas mjekut popullor, Ramazan Hysi, nė njė vend prej 6 centimetrash vendos tri-katėr shushunja. Specia menjėherė nis tė kafshojė dhe injekton njė lėng "Hirudina", i cili sipas studimeve shkencore, fillimisht bėn hollimin e gjakut dhe mė pas kalimin nga vendi i infektuar, nė trupin e species. Duke mos lejuar grumbullimin e gjakut tė infektuar tek plaga apo pjesa e sėmurė, shushunja luan rolin e njė pompe thithėse. Sipas Hysit, thithja vazhdon derisa shushunja tė shkėputet vetė prej plagės. Kjo gjė pėrsėritet disa herė (sipas infeksionit), por nė ditė tė ndryshme. 64-vjeēari shpjegon se shushunjat ngordhin pas ēdo mjekimi, si pasojė e infeksionit qė marrin nga plaga tė cilėn kurojnė. Ai merr 300 lekė pėr njė shushunjė, me tė cilat siguron tė ardhurat pėr familjen e tij tė madhe.
    aparenca i genjen njerzit


  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    10

    Re: Egjiptiani qė kuron sėmundjet e gjakut me shushunja

    Udhėton pėr rreth 50 kilometra pėr tė shkuar nė kėnetėn e Thanės. Nė kėtė kėnetė, Ramazan Hysi siguron shushunjat qė pėrdor pėr shėrimin e pacientėve tė shumtė, tė cilėt tashmė i pėrkasin njė hapėsire tė madhe gjeografike. Ai thotė se sezoni i shushunjave nis nė muajin shkurt dhe pėrfundon nė gusht. Sipas Hysit, kjo ėshtė dhe periudha kur ato pėrdoren pėr mjekimin e sėmundjeve tė ndryshme. I veshur me ēizme gjahu dhe dorashka, ai hyn nė ujėrat e kėnetės dhe pasi i turbullon, pret qė shushunjat tė dalin nė sipėrfaqe, duke i kapur njė e nga njė ato qė i nevojiten. "Mundohem t'i kap shushunjat pa i lėnduar dhe menjėherė i fus ato nė njė enė me ujė tė pastėr, tė marrė po nė kėnetė. Nuk lakmoj tė kap sa mė shumė, por aq sa mė duhen pėr pacientėt", - tregon 64-vjeēari. Ndėrsa sqaron se, sapo mbėrrin nė shtėpi, i trajton speciet ēudibėrėse me ujė tė pastėr, pa pėrqindje klori. Pėr rreth njė javė u ndėrron ujin, ku hedh dhe njė sasi sheqeri, me qėllim qė shushunjat tė pėrshtaten me ambientin e ri. Pas kėtij trajtimi, kėto specie janė tė gatshme pėr t'u pėrdorur tek pacientėt pėr mjekim.
    aparenca i genjen njerzit


  3. #3
    Kung_Fu Anėtar Nderi Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Egjiptiani qė kuron sėmundjet e gjakut me shushunja


    Qe shushunjat thithin helmet nga gjaku dhe bejne mire per shume semundje te kesaj natyre e dine te gjithe!

    Mendoj se zgjuarsia e ketij tipit eshte ne faktin qe ka bindur te tjeret qe vetem ky eshte i zoti i kesaj pune!

    Mendoj qe ta provoj dhe une! Nese do jete me leverdi, do hap nje klinike madheshtore me ermrin Daku323 & CO !!!!!

    Tek "CO" hyn dhe ti kuklla! Mendoj se do bejme pare te modhe me shushunjat!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mandarinat kuron semundjen e bronkitit dhe azmėn
    Nga PinkPrincess nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2012, 01:54 AM
  2. Semundjet qe kuron molla
    Nga Nerti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-11-2011, 04:05 PM
  3. Sėmundjet qė kuron mjalti dhe kanella
    Nga Erdi nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 07:36 PM
  4. Limoni, thesari qė kuron sėmundjet
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 11:29 PM
  5. Grupet e gjakut
    Nga Klevi88 nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 08:42 AM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas