Dhimiter Rera
BERAT -Ka shėruar qindra pacientė nga rrethe tė ndryshme tė vendit tonė, madje dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Shumė emigrantė qė vuajnė nga sėmundja e reumatizmės, tromboza dhe infektimi i gjėndrave tė trupit, i janė drejtuar pėr ndihmė mjekut popullor, Ramazan Hysi nga qyteti i Beratit. Trupvogėl, por i bindur tek mjekimi qė e ka zanafillėn e tij nga antikiteti, 64-vjeēari vazhdon tė kurojė njė sėrė sėmundjesh nėpėrmjet pėrdorimit natyral tė shushunjave. Pėrveēse ndihmės qė u jep pacientėve tė tij, Hysi, i cili i pėrket komunitetit egjiptian nė Berat, siguron dhe tė ardhurat pėr familjen e tij. Me kėtė profesion qė e ushtron prej vitesh, mjeku popullor ka mundur tė rrisė 10 fėmijėt e tij. Pėr ēdo ditė, ai del nė qendėr tė qytetit duke shitur speciet kuruese, tė cilat pasi i ka kapur nė kėnetė, i ka trajtuar me ujė tė ėmbėl dhe sheqer nė shtėpinė e tij. Ramazan Hysi pret me orė tė tėra blerės, por dhe pacientė qė i drejtohen pėr ndihmė. Mjeku i njohur, dje ėshtė shprehur pėr "Gazeta Shqiptare", se tashmė ėshtė e vėshtirė tė gjesh shushunja. Kjo pėr shkak tė tharjes sė kėnetave, pėrdorimit tė pesticideve tė ndryshme nė bujqėsi, por edhe tė ndotjes sė ujėrave. Sipas tij, zhdukja e kėtyre specieve qė janė tė domosdoshme pėr kurimin e disa sėmundjeve tė gjakut, do tė jetė njė fatalitet si pėr ekosistemin ashtu dhe pėr njerėzit.
SHUSHUNJAT
Enzimat e shumta qė pėrmbajnė shushunjat (Hirudo medicinalis nė gjuhėn mjekėsore) ndihmojnė nė shėrimin e shumė sėmundjeve qė kanė lidhje me gjakun. Mjeku popullor, Ramazan Hysi tregon se nėpėrmjet kėtyre specieve kurohen sėmundje tė ndryshme si: trombozat, reumatizmat, dhimbjet e pjesshme tė trupit, suadhet dhe gjėndrat e ndryshme nė trup qė papritur infektohen apo shfaqen tek njerėzit. "Pacientėt kanė qenė me probleme tė ndryshme, ēka ka bėrė qė unė si kurues, nėpėrmjet shushunjės tė pėrballem me sėmundje apo probleme ku mjekėsia shkencore nuk ka mundur tė japė rezultat", - thotė 64-vjeēari. Ndėrkaq, ai tregon njė ndėr rastet kur i ka shpėtuar jetėn njė pacienti. "Para disa kohėsh, mė erdhi njė pacient qė kishte kėputur gishtin e madh tė kėmbės. Ai kishte shkuar tek kirurgu dhe e kishte ngjitur, por pas ndėrhyrjes, gishti nuk po funksiononte normalisht dhe kishte rrezik qė tė kalbej si pasojė e mosqarkullimit normal tė gjakut. Unė pėrdora shushunjat, tė cilat bėnė qė gjaku i bllokuar tė qarkullonte", - pohon Hysi. Ndėrsa sqaron se pėr mjekime tė tilla ka shkuar dhe nė Kosovė e Maqedoni dhe sė fundmi nė Greqi.
MJEKU POPULLOR
Kur shkon pėr tė mjekuar pacientėt, vishet me bluzėn e bardhė tė mjekut. Pastron me ujė tė oksigjenuar pjesėn e trupit qė do tė mjekohet, dhe mė pas vė nė "punė" shushunjat pėr thithjen e gjakut tė papastėr. Sipas mjekut popullor, Ramazan Hysi, nė njė vend prej 6 centimetrash vendos tri-katėr shushunja. Specia menjėherė nis tė kafshojė dhe injekton njė lėng "Hirudina", i cili sipas studimeve shkencore, fillimisht bėn hollimin e gjakut dhe mė pas kalimin nga vendi i infektuar, nė trupin e species. Duke mos lejuar grumbullimin e gjakut tė infektuar tek plaga apo pjesa e sėmurė, shushunja luan rolin e njė pompe thithėse. Sipas Hysit, thithja vazhdon derisa shushunja tė shkėputet vetė prej plagės. Kjo gjė pėrsėritet disa herė (sipas infeksionit), por nė ditė tė ndryshme. 64-vjeēari shpjegon se shushunjat ngordhin pas ēdo mjekimi, si pasojė e infeksionit qė marrin nga plaga tė cilėn kurojnė. Ai merr 300 lekė pėr njė shushunjė, me tė cilat siguron tė ardhurat pėr familjen e tij tė madhe.