Receta Gatimi

Avioni fantazmė alarmon NATO-n dhe Shqipėrinė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Avioni fantazmė alarmon NATO-n dhe Shqipėrinė

    05/03/2008 - 11:08
    • Gerti Xhaja

    Njė mjet fluturues fantazmė alarmon NATO-n dhe autoritetet shqiptare. Sinjalizimi i ardhur nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme Ministrisė sė Mbrojtjes nga qendra e llakacionit tė NATO-s, nė Itali njoftonte pėr humbjen nga radarėt nė kufirin verior tė Shqipėrisė. Grupe shpėtimi dhe vėzhgimi janė ngritur me helikopterė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Brendshme nga Tirana, por kthimi i tyre i ka ēuditur tė gjithė. Helikopterėt kanė kėrkuar nė ēdo cep tė Alpeve tė Shqipėrisė, por nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė avioni apo helikopteri tė rrėzuar. Zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Policisė, Rasim Borishi, i cili ishte vetė me grupet e kėrkimit nė helikopterin e MB-sė; shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral-major Luan Hoxha dhe shefi i Emergjencave Civile Alfred Olli, e quajtėn sinjalizim tė rremė rrėzimin e mjetit fluturues. Kthimi duarbosh i skuadrave tė kėrkim-shpėtimit e ka shtuar misterin.
    Mjeti fluturues kishte shmangur radarėt, duke mbėrritur nė kufirin verior shqiptar dhe siē duket, kishte shmangur sėrish radarėt duke u zhdukur pa lėnė asnjė nam dhe nishan. Forcat e KFOR-it nė Kosovė, mohuan tė kenė humbur ndonjė avion apo helikopter, kėshtu edhe forcat e NATO-s, Forcat e Armatosura tė Shqipėrisė apo ato tė Malit tė Zi. Nė asnjė moment apo deklaratė, autoritetet shqiptare nuk kanė folur pėr mundėsinė e njė avioni spiun, qė mund tė vėzhgonte zhvillimet nė kufirin shqiptar me Kosovėn dhe Malin e Zi. Situata nė Ballkan nė dukje e qetė, ėshtė “nxehur” sė tepėrmi pas shpalljes sė pavarėsisė. Banorėt e zonės kanė kontaktuar drejtpėrsėdrejti me televizionin NEWS 24, i cili ndiqte minutė pas minute zhvillimet. Sipas tyre, ėshtė dėgjuar njė shpėrthim qė vinte nga maja e Jezercės, nė lartėsinė mbi 2600 metra, e cila ėshtė pika e dytė mė e lartė nė Shqipėri, pas malit tė Korabit. Burime tė rezervuara tė Komisariatit tė Policisė sė Tropojės, thanė pėr Gazetėn se nga shpjegimet e banorėve, zhurma qė ata e konsideronin shpėrthim, rezulton mjaft e pėrafėrt me zhurmat supersonik tė avionėve kur kalojnė shpejtėsinė e zėrit. Gjithsesi, burimet zyrtare tė informacionit kanė shmangur mundėsinė e njė avioni spiun, duke e konsideruar ngjarjen si njė gabim nė transmetimin e informacioneve, menaxhimin dhe pėrpunimin e tyre. Njė gabim nė dukje elementar, por qė sipas kėtyre burimeve, ngriti nė kėmbė tė gjithė shtetin shqiptar dhe NATO-n, pėr mjetin fluturues misterioz.
    Ndryshe nga tė gjitha rastet e lėshimit tė sinjaleve SOS, apo edhe nė rastet e humbjes sė mjeteve fluturuese nga radarėt, nė njoftimet apo informacionet pėrcjellėse ka njė vend nisjeje, trajektoren e ndjekur dhe vendin e dyshuar ku mund tė ketė humbur apo ėshtė rrėzuar. Nė asnjė nga informacionet e servirura nuk rezulton vendi i nisjes sė mjetit fluturues, qė nga lokalizimet e radarėve tė NATO-s rezulton tė jetė avion i vogėl, apo helikopter. Kontrollet nga ajri dhe krehja e zonės nuk konstatuan asnjė gjurmė pėrplasjeje, shpėrthimi, apo mjeti fluturues.
    Ngatėrresa
    Nė orėt e mbrėmjes, burime tė pakonfirmuara pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, “fajėsonin” pėrkthimin e keq tė mesazhit tė ardhur nga forcat e NATO-s, si shkak pėr tė gjithė situatėn e krijuar. Sipas tė njėjtit burim, ka qenė njė stėrvitje e forcave tė NATO-s, ku nė kuadrin e ushtrimeve ėshtė lėshuar edhe mesazhi SOS, i cili ėshtė marrė seriozisht nga autoritetet e Forcave tė Armatosura. Por, nė deklaratat e KFOR-it dhe autoriteteve shqiptare, nuk bėhet e ditur zyrtarisht mundėsia e njė manovre tė tillė.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Avioni fantazmė alarmon NATO-n dhe Shqipėrinė

    Me qindra forca tė Policisė sė Shtetit, Forcave tė Armatosura, Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe Pushtetit Lokal, u angazhuan nė operacionet e kėrkim-shpėtimit pas alarmit pėr aksidentin e njė mjeti ajror nė Alpet e Shqipėrisė. Televizioni NEWS 24 transmetoi minutė pas minute zhvillimet dhe tė rejat qė vinin nga terreni. Alarmi nė Shqipėri ėshtė dhėnė nga Ministria e Mbrojtjes, e cila i ka kėrkuar Kullės sė Aviacionit nė Rinas, nėse kishte informacione pėr ndonjė mjet fluturues qė mund tė kishte hyrė nė Veriun e vendit, nė orėn 4:10-4:30 minuta, apo nėse kishte interceptuar ndonjė mesazh SOS. Ndonėse nuk ka pasur asnjė pėrgjigje pozitive nga kulla, informacioni qė sipas burimeve pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, vinte nga qendra e radarėve tė NATO-s, nė Itali dhe kėsisoj nuk ėshtė “diskutuar” vėrtetėsia e tij. Dy helikopterė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, DO 105, janė ngritur nė fluturim nga reparti i ushtrisė nė Farkė tė Tiranės, dhe janė drejtuar pėr nė vendin ku mendohej tė ishte rrėzuar mjeti fluturues. Sipas njėrit prej pjesėtarėve tė ekipit tė kėrkim-shpėtimit, sapo u janė afruar Alpeve, helikopterėt janė ndeshur me mot tė keq e me mjegull, duke rrezikuar madje edhe tė rrėzoheshin. Nė kėto kushte, dy helikopterėt e ushtrisė janė tėrhequr dhe janė ulur nė Theth, nė pritje tė njė pėrmirėsimi tė motit. Ndėrkohė, Ministria e Brendshme ka nisur njė prej helikopterėve me tė cilin lėvizin forcat RENEA. Helikopteri i RENEA-s ka ndjekur njė rrugė tjetėr, duke kaluar nėpėrmjet Shkodrės, Dukagjinit, nė Luginėn e Shalės dhe duke iu afruar majės sė Jezercės. Helikopteri i Ministrisė sė Brendshme, duke pėrfituar edhe nga pilotėt qė e kishin pėr tė disatėn herė qė kryenin kėtė trajektore, ka mundur tė kryejė krehjen e tė gjithė zonės. Vrojtimi nė mjaft vende rezultonte i vėshtirė, pasi nė lartėsinė mbi 1900 metra kishte mjegull. Helikopteri ėshtė futur nė fshatin Valbonė, ku edhe ėshtė ulur. Personat qė ndodheshin nė bord kanė kontaktuar me banorėt e fshatit. Kėta tė fundit kanė konfirmuar se nė tė gdhirė kishin dėgjuar njė shpėrthim, duke treguar nė drejtim tė vendit nga ishte dėgjuar zhurma shpėrthyese, ku sipas tyre, nė dėborė shquanin njė “njollė” tė zezė. Ekuipazhi i helikopterit tė RENEA-s ka marrė nė bord dy prej banorėve, pėr ta pasur mė tė lehtė pėr tė arritur nė vendin ku dyshohej se kishte rėnė mjeti fluturues. Nė fakt, pasi kanė kaluar nė krahun tjetėr tė majės sė Jezercės, vėzhguesit kanė konstatuar pikėn e zezė mbi shpatin e mbuluar me dėborė tė malit. Burime pranė ekipit tė shpėtimit thanė se prej pamjes qė ofrohej nga helikopteri, njolla e zezė ngjante si njė rrėshqitje shkėmbi. Helikopteri nuk ka mundur t’i afrohej, pasi kishte rryma tė forta ajri dhe rreziku ishte shumė i madh. Helikopteri ėshtė kthyer sėrish nė Valbonė, ku janė lėnė dy banorėt. Ndėrkaq edhe dy helikopterėt e Forcave tė Armatosura janė ringritur nga Thethi dhe i janė bashkuar helikopterit tė RENEA-s, duke patrulluar sė bashku. Kanė zgjatur 3 orė kėrkimet, derisa janė ndėrprerė pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė kushteve tė motit dhe shtimit tė mjegullės e afrimit tė muzgut. Helikopterėt janė kthyer nė Tiranė, pasi kishin kryer krehjen e zonave tė Malit tė Hekurave, Rrethit tė Bardhė, tek Maja e Gjarprit, Gjarpri i Ēeremit, kufirin me Malin e Zi, nė fshatrat Ēerem; ėshtė kontrolluar pjesa e fshatrave Rragam, Theth, Valbonė, masivi malor mbi Ēereē Mulaj etj.
    Helikopterėt
    e KFOR-it
    Banorė tė zonave malore ku janė kryer kėrkimet, janė shprehur pėr Gazetėn, se para mbėrritjes sė helikopterėve shqiptarė, kanė konstatuar edhe helikopterė tė tjerė, qė sipas tyre mund tė ishin tė KFOR-it. Ndėrsa burimet pranė ekipeve tė kėrkim-shpėtimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe ato tė Ministrisė sė Brendshme, konfirmonin se nuk kishin parė helikopterė tė tjerė patrullues, gjatė kohės qė kanė qenė nė fluturim mbi Alpe dhe malėsitė e Tropojės.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Avioni fantazmė alarmon NATO-n dhe Shqipėrinė

    Shpresojme te kaloj vertet mire kjo situat, sepse sic eshte cituar dhe me larte, gjendja ne ate zone eshte shume e nxehte pas shpalljes se pavarsis.

    Cfare smund te kete qene ajo zhurme..

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e atit
    Anėtarėsimi
    Feb 2007
    Vendndodhja
    ferizaj
    Postime
    27
    Reputacioni
    0

    Re: Avioni fantazmė alarmon NATO-n dhe Shqipėrinė

    pas gjith asaj rremuje diq eshte duke u mshefur nga opinioni.
    mos ndoshta kemi pasur vizitor nga ndonje vend tjeter ,dhe per ket arsye mbahet ne fshehtesi.
    vizit te ndonje pjate fluturuese.
    ne te kaluaren kan ndodhur raste te tilla ,dhe jan mbajtur ne fshehtesi.
    shpresoj qe e gjitha te jet nje shaka e 1 prillit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Drejt pėrfundimit hoteli “fantazmė”
    Nga vaaldr1n nė forum Arkitekturė dhe Dekor
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2012, 10:20 AM
  2. Avioni merr flake, shpetojne pasagjeret
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 02:02 PM
  3. Pasagjeri hidhet nga avioni ne 7 mije metra lartesi
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 11:40 PM
  4. Informacione mbi msa dhe Nato
    Nga peco nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 12:24 PM
  5. Fantazme ne Ashensor! Kujdes!!!
    Nga ReniX nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-05-2008, 11:03 AM