Receta Gatimi

Gjuha e njėsuar dhe porosia e Ēabejt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Gjuha e njėsuar dhe porosia e Ēabejt

    • Mėrgim Korēa

    Shtysė pėr t’i shkruar kėto radhė u bė njė shkrim i Kostaq Xoxės me titull “Gjuhėtarėt po e humbasin durimin”. Tek lexoja se si autori
    godiste pėrdorimin e fjalėve tė huaja nė shtypin tonė tė pėrditshėm, mė dukej sikur kishim biseduar gjerė e gjatė me tė, lidhur me kėtė shėmtim qė po i bėhet gjuhės tonė tė bukur amtare tė cilėn njerėz tė papėrgjegjshėm po e shpėrfytyrojnė me barbarizmat qė pėrdorin. Pa le sa bukur autori vė nė dukje se si vetė ata qė i pėrdorin kėto fjalė tė huaja i shkruajnė gabim se nuk i dijnė saktė as vetė! Pėrgjatė shkrimit mėsova edhe se si specialistė nė fushė tė gjuhėsisė (sikurse M. Ēeliku), tė zėmėruar me shtėpitė botuese qė nxjerrin botime thuajse tė palexueshme nga ana gjuhėsore, paskan arritur deri atje sa tė shprehen se “ ... duhet mbajtur qėndrim ndėshkues, duke filluar nga gjobat e rėnda e deri nė heqjen e sė drejtės sė botimit”. Ky informacion qė mora mė futi nė mendime. Nė parim, problemet e ngritura na shqetėsojnė tė gjithėve. Nga ana tjetėr ata qė do t’a shtyjnė punėn pėrpara si edhe do t’i korrigjojnė mangėsitė, si edhe gabimet e kaluara, padyshim qė do tė jenė vetė gjuhėtarėt. Prandaj mendoj tė shtroj edhe njė parakusht tė dytė, qė duhet tė jetė nė themelin e bashkėbisedimit nė mes gjuhėtarėve nė vetvete nga njera anė, si edhe dashuruesve tė gjuhės shqipe, nga ana tjetėr e qė duhet tė jetė parimi i kompromisit.
    Nisur tashti nga parakushtet qė shtrova, po jap edhe disa mendime ashtu siē i ndjej. Mllefit qė ēfaq gjuhėtari M.Ēeliku ndaj atyre qė e pėrdhosin gjuhėn shqipe, i bashkohem plotėsisht edhe unė. Vetėm se unė nuk mund tė ndaj me tė mendimin lidhur me masat qė ai propozon tė merren. Nė atė pėrfundim ēon ndikimi i madh qė ka nė nėnvetėdijen e tij periudha tejet e zgjatur diktatoriale. Sa pėr njė shėmbull konkret mund tė pėrmėndim Pol Potin i cili, pėrgjatė sundimit tė tij terrorist katėrvjeēar mbi Kamboxhian, kish futur si nén kushtetute dėnimin me vuajtje fizike pėr atė qė pėrdor fjalė franceze gjatė shkrimit nė gjuhėn kmere. Prandaj, nė qoftė se duam tė pranojmė se jemi pėrkrahės tė mendimit tė lirė dhe e respektojmė kėtė tė fundit, kurrsesi nuk na lejohet qė tė bėjmė gabimin e rėndė dhe pikėpamjen tonė t’ua detyrojmė edhe tė tjerėve, (kur ajo, nė vetvete, nuk pėrbėn krim). Ndrydhja e mendimit tė lirė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse dhuna intelektuale e diktaturave e cila njerėzve ua dyzon mendimet nė ato qė i ēfaqin botėrisht si dhe nė ato qė i strukin nė skutat e errėta tė vetėdijes sė tyre.
    Rrjedhės sė ngjarjeve

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gjuha e njėsuar dhe porosia e Ēabejt

    Rrjedhės sė ngjarjeve
    Vazhdojmė tashti mė tutje me shqyrtimin e problemit tė Kongresit Drejtshkrimit si edhe tė gjuhės njėsuar qė ngrihen nė mėnyrė tė ndėrsjellė shume autorė sot. Kėshtu Kostaq Xoxa shkruan: Ē’ėshtė e vėrteta, njėsimi i gjuhės shqipe ishte njė domosdoshmėri. Unė e mbėshtes plotėsisht dhe theksoj se pohimin e tij nuk e luan as topi. Me kėtė rast shtoj se Kuvendi i Elbasanit, fill mbas Kongresit Manastirit, pranoi si themel tė gjuhės tonė kombėtare tė folmen elbasanase. E vazhdoi mė tej punėn konkrete Komisija Letrare, e formuar nė Shkodėr nga Dom Ndre Mjeda edhe Luigj Gurakuqi, qė nė kohėn e pushtimit Austro-Hungarez. Dhe domosdo e vuri mbi themele tė mirėfillta shkencore problemin e njėsimit tė gjuhės, Instituti i Studimeve Shqiptare. Me njė fjalė prirja e Institutit tė Studimeve Shqiptare ishte qė gjuha e njėsuar letrare shqipe tė ishte gegėrishtja e Shqipėrisė sė Mesme dhe konkretisht e folmja e qytetit tė Elbasanit. Me propozimin e Institutit, Ministria e Arsimit me vendimin nr.61 tė datės 20 shkurt 1942 caktoi si tekst bazė tė sintaksės shqipe tekstin e punuar nga At Justin Rrota pėr klasat e II-ta tė III–ta dhe tė IV-ta tė kurseve tė ulėta tė shkollave tė mesme. Natyrshėm lind pyetja : ku u bazua ai Institut lidhur me pėrzgjedhjen e sė folmes shqipe? Sepse gegėrishtja me format e saja tė Shqipėrisė sė Mesme si edhe tė asaj tė Veriut flitej nga 2/3 e popullsisė shqipfolėse. Edhe albanologėt mė tė shquar si Meyeri, Weigandi, Nahtigali, e deri tek Jokli ishin tė mendimit qė shqipja e normės letrare tė ishte gegėrishtja. I vetmi i albanologėve qė nuk pajtohej plotėsisht me ta, ishte Petrotta. Kaq sa pėr njė paraqitje fluturimthi qė lexuesit t’ia rikujtojmė tė vėrtetėn historike se puna pėr njėsimin e gjuhės shqipe nuk ėshtė se filloi vetėm mbas 28 nėntorit 1944.
    Me shumė tė drejtė K. Xoxa shkruan se regjimi u tregua autoritar nė shkencė, dhe pra me diktat u imponua toskėrishtja si themel i gjuhės sė njėsuar. Dhe me atė rast pėrmėnd se si vetėm Mark Ndoja, Mark Gurakuqi, si edhe ndonjė tjetėr ishin pėr rrugėn e mesme, jo pėr toskėrishten. Pėr kėtė pjesėn e dytė tė pohimit tė tij nuk jam plotėsisht dakord. Tė lartpėrmėndurit ishin mbėshtetėsit e regjimit. Atyre u jepej mundėsia t’i shprehnin bindjet e tyre e megjithatė u thyen dhe u treguan puthadorė duke u pajtuar me porositė e partisė. Por kish tė tjerė studjues tė shquar tė gjuhės shqipe si profesorėt Mark Dema, Guljelm Deda, Pashko Gjeēi e tė tjerė qė ē’pėrfilleshin sikur nuk ekzistonin! Ata u luftuan vetėm se ishin tė papėrkulshėm nė bindjet e tyre shkencore. Por lufta e paprincip dhe mohuese e vlerave kulturore tė trashėgimisė letrare gege tė kombit tonė nuk zė fill me ta, se ata nė fund tė fundit ishin gjallė kur zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit. Ajo luftė e merr revanin e saj tė ēalė qė kur strategu i Anschluss-it (pėrfshirjes) tė Shqipėrisė nė suazėn e Jugosllavisė, Josif Broz Tito, filloi t’a drejtonte marionetėn e tij, diktatorin e ardhėshėm shqiptar, si tė donte vetė. Objekt i ērrėnjosjes ishin padyshim tė gjithė intelektualėt dhe patriotėt shqiptarė por ata gegėt, e posaēėrisht kleri katolik i veriut, pėr tė cilėt shkjau kish urrejtje tė veēantė, u pėrfshinė pikėrisht nė syrin e ciklonit antishqiptar! I pėrlau dhe i zhduku rrebeshi sllavokomunist studjuesit gegė Patėr Anton Harapin, Dom Lazėr Shantojėn, At Mati Prendushin, Patėr Danjel Dajanin, At Justin Rrotėn, Patėr Bernardin Palajn, At Donat Kurtin e kė tė zėmė nė gojė mė parė. E si armiq tė betuar qė u etiketuan, domosdo edhe vepra e tyre u mohua dhe u zhduk! Si tė jashtėligjėshme u dėnuan edhe veprat e At Gjergj Fishtės, Mustafa Krujės, Ernest Koliqit e Karl Gurakuqit me shokė e kėsisoji trashėgimia jonė gjuhėsore kombėtare, duke mbetur pa pjesėn pėrbėrėse gege, u cungua.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gjuha e njėsuar dhe porosia e Ēabejt

    Dy kujtime
    Nė vazhdėn e kėtyre pohimeve dua tė sjell edhe dy kujtime jo pa interes pėr ēėshtjen qė trajtohet. Rreth viteve 60-tė isha i pranishėm gjatė njė bisede qė zhvillonte Artisti i Popullit Loro Kovaēi me mikun e tij tė ngushtė Prof. Anton Krajnin. E pyet L.Kovaēi profesorin se e cilit drejtim ishte prirja lidhur me tė ardhmen e gjuhės shqipe. Profesori e shikoi, vuri buzėn nė gaz dhe tha: Veē t’dijshmit e karakterplotit Ēabej, janė edhe nja dy elbasanas deri diku t’dijshėm por pa kėrēik, (tė pa kockė), e mandej gjūhėn shqype po e studjojnė t’pa dijtunit tue i mohue visaret e kombit. Pra ē’kem me pritė synesh? Heshti pak edhe shtoi: Ēabej thotė se pėr gjūhėn shqype po bān shum Dr.Hamdi Sulēebej i cilli, me emisionet e tija shėndetsore tė pėrjavėshme, po difton se sa mirė merret vesht e foluna elbasanase nė tānė vźndin t’onė. Lene mandej se sa sinonime nep doktori pėr ndonji fjalė qė i duket e vėshtirė me u kuptue.
    Kurse poeti, shkrimtari dhe lavruesi i gjuhės shqipe Prof.Arshi Pipa mė pati pohuar nė 1990-ėn: Shpėrfillja e autorve gegė me urdhėn nga lart, kjo s’ka se si me qenė e pranueshme. Kjo nuk āsht shkencė por terror shkencor i ushtruem prej komunistave! Megjithate duhet pranue se Kongresi i Drejtshkrimit duhej bā, e po t’ishte bā me kohė dy tė folmet shqipe kishin me u pasė trajtue si dy komponente tė gjūhės tonė tė bukur shqipe. Kurse sot gegnishtja āsht mohue krejtsisht!
    Kongresi i ’72-it
    Gjuha nė vetvete ėshtė njė dukurķ shoqėrore dhe si e tillė edhe duhet studjuar. Fatkeqėsisht Kongresi Drejtshkrimor i 1972-it duke mos e pėrfillur metodėn bazė nė studimin e gjuhės qė ėshtė ajo krahasuesja, e drejtoi tehun e punimeve tė tija duke e mėnjanuar gjysmėn e visareve tė kombit tonė qė pėrbėhen pikėrisht nga e folmja gege. Gabimi u thellua edhe mė shumė sepse nuk u muar fare parasysh tė ndėrtohej njė skelet i krahasuar ndėrmjet dy gramatikave: asaj tė sė folmes gege si edhe asaj toske. Si mund tė shkohej shkencėrisht drejtė njė gjuhe tė njėsuar kur nuk u shkua fare drejtė burimit tė gjuhės sė shkruar gjė e cila ēpėrfilli me paragjykim keqdashės gegėnishten? Si pasojė metodologjia e pėrdorur i kundroi shumė pėrciptas elementėt bazė tė studimit njė gjuhe qė janė: origjina e saj, natyra e gjuhės e domosdo pastaj edhe zhvillimi i saj. Ne sot kemi kundėrthėnje tė vazhdueshme ndėrmjet gramatikės dhe kuptimit, nga njera anė, e gjithashtu pastaj edhe ndėrmjet gramatikės edhe fonologjisė, nga ana tjetėr. Duhet pranuar se ēpėrfillja e sė folmes gege ēoi drejtė thellimit artificial tė hendekut ndėrmjet semantikės edhe fonologjisė.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gjuha e njėsuar dhe porosia e Ēabejt

    Njė shembull
    Po ti hedhim tashti njė sy, sa pėr njė ide, metodės sė pėrdorur nga iluministi dhe shtetari i famshėm turk qė e europianizoi Turqinė, Qemal Ataturku, pėr njėsimin e gjuhės turke duke e shkrirė turqishten osmane nė njė gjuhė letrare moderne, ballafaqohemi me njė realitet tejet tė ēuditshėm. Qė mė 1928 me ligj u ndalua pėrdorimi i turqishtes osmane nė botime tė ndryshme si edhe gazeta. Por, edhe sot e kėsaj dite, me qė trashėgimia tejet e pasur nė fushėn e drejtėsisė nuk ka se si tė hidhet poshtė me njė vendim ose edhe me dhjetra ligje, leksiku i drejtėsisė mbėshtetet kryesisht nė turqishten osmane! Dhe mė e ēuditshmja ėshtė se ligjshmėria turke nuk bazohet as nė Kodin Napoleonik dhe as nė atė tė ngjarjeve tė parandodhura. Jo. Kodi turk bazohet nė Kodin Zviceran! Nga ana tjetėr, jo qė nuk i ka shkuar nė mėndje njeriu qė t’a dėnojė autorin e njohur turk Said Nursi, i cili pėrdor njė frazeologji tė pėrzier turqishtje osmane me turqishte moderne, por nė veprėn e tij tė njohur prej 715 faqesh me titull “Natyra dhe qėllimet e njeriut”, nė fund tė vėllimit janė jo pak por 87 faqe fjalori turqishte osmane – turqishte zyrtare. E solla kėtė shėmbull pėr t’a forcuar idenė se si nė ēdo shkencė edhe nė gjuhėsi, shikimi mbrapavėshtrues gjithmonė nxjerr nė dukje gabime tė kryera, tė cilat duhet tė shėrbejnė si baza pėr t’a ēuar punėn e ardhėshme mė pėrpara e njėkohėsisht tė mėnjanohen ato metoda tė cilat kanė treguar qartėsisht se kanė qenė me mangėsi edhe tė gabuara. Nuk mundem tė mos e kujtoj pėrgjatė kėsaj vazhde profesor Koliqin, tė madhin gjuhėtar edhe letrar tė harruar e tė mohuar prej diktaturės, i cili pohonte: Po u pėrēmue vepra e Atdhetarve tė breznķs paraprise nė kalesė, ndėrprehet trashigimi kombtar. E pa visįr gojdhānash e dhānash kulturale, shqiptarėt nuk do t’u njifshin nė botė mā si komb por si nji grumbull njerėzish ardhacakė.
    Gabim i pėrsėritur
    Nisur nga tė gjitha ē’u radhitėn mė sipėr mendoj tė shtroj edhe unė disa mendime lidhur me trajtimin e problemit tejet serioz tė gjuhės sė njėsuar shqipe. Sė pari, dua tė pohoj me zė tė lartė se nė asnjė mėnyrė dhe askujt nuk duhet t’i shkojė nė mėndje dhe tė mėtojė qė tė kthehemi mbrapa dhe t’a bėjmė gegėrishten gjuhė letrare normative tė shqipes. Tė pretendohet tė bėhet njė gjė e tillė do tė pėrsėritej ndaj toskėrishtes i njejti gabim qė u bė nė vitin 1972, por me kah tė kundėrt! Por (dhe ka gjithėnjė njė por) sot ndodhemi pėrpara faktit qė lumit tė gjuhės sonė tė bukur shqipe i ėshtė tharė artificialisht dega bashkėrrjedhėse gegėrishte e cila nė shtratin e saj, pėrzier me zajet, ka njė morķ grimcash xehesh floriri. Ato s’janė gjė tjetėr veē pjesė e thesarit kombėtar shqiptar, ato janė pjesė e visareve dhe e historisė sė kombit tonė! Duke marrė parasysh se ēdo intelektual i vėrtetė e njėkohėsisht edhe i ndershėm, sado i politizuar qė tė kish qenė, e kuptonte mė 1972-in se diskriminimi i gegėrishtes ish njė dhunė pseudoshkencore e padrejtė, duhet t’a japė sot ndihmesėn e tij sado modeste qoftė, qė tė hiqet ajo pritė artificiale e cila e thau shtratin e rrjedhės gege tė gjuhės sonė. E kjo punė bėhet vetėm duke u udhėhequr nga ndjenjat e pastra kombėtare dhe duke lėnė mė njė anė smirat profesionale. Kėsisoji mundėsohet rivlerėsimi edhe botimi i veprave tė autorėve mė tė shquar gegė. Nga ana tjetėr pjesa mė e zgjedhur e krijimtarisė sė tyre duhet pėrfshirė nė programet si edhe nė tekstet shkollore duke u bėrė ato edhe pjesė e gjallė e programeve radiofonike dhe televizive. Duam shembuj? Ngado qė t’a kthejmė shikimin kemi plot. “Thash’e themet e grave” e Goldonit, ndonėse shkruar qė nė vitin e largėt 1751 nė tė folmen veneciane, ēfaqet me sukses tė madh sot e kėsaj dite. Por edhe “Erashka” si edhe vepra tė tjera madhore tė tijat shkruar mė vonė nė frengjisht nė Paris, ai vetė i rishkroi pėr publikun italian nė tė folmen veneciane, ashtu siē vihen nė skenė edhe sot. Po Edoardo de Filippo, i cili vetėm nė tė folmen napoletane ka shkruar, a nuk ėshtė ndėr autorėt mė tė ndjekur edhe sot nė Itali, pėr tė mos thėnė ndėr mė tė suksesshmit? Po tė hedhim sytė nga Turqia e tė shikojmė se si vepruan letrarėt e shquar dhe me prirje moderne si Ahmed Hashimi, Jahja Beyati e Nazim Hikmeti me shokė, do tė shohim se si ata pa smirė si edhe me ndjenjė tė thellė kombėtare, dijtėn tė gėrshetojnė nė veprat e tyre, (tė pėrkthyera nė tė gjithė botėn), nė mėnyrėn mė tė pėrkryer trashėgiminė e hajthme osmane me lirikėn e pėrkryer europiano- perėndimore!

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gjuha e njėsuar dhe porosia e Ēabejt

    Porosia e Ēabejt
    Nisur nga kjo frymė kam mendimin se gjuhėtarėt si edhe letrarėt tanė, tashmė tė pandrydhur shpirtrisht me porosķ nga lart apo me nene kodi penal, duhet t’a japin ndihmesėn e tyre tė ndershme dhe me vlera tė paēmueshme pėr gjurmėt qė ajo punė e sotme do tė lerė nė shtegun e historikut tė ēėshtjes sonė kombėtare, sepse gjuha e folur e posaēėrisht ajo e shkruara, janė shprehja kulmore e personalitetit tė njė populli! Ato janė mishėrimi i kulturės, mėnēurisė si edhe trashėgimķsė tė shpirtit krijues popullor.
    E tashti, nė mbyllje tė shkrimit, nuk kam se si tė mos e drejtoj vėmėndjen e lexuesit ndaj hulumtuesit qė, pa mė tė voglėn mėdyshje, ka qenė dhe mbetet mė i madhi studjues yni i gjuhės shqipe, Profesor Eqrem Ēabej. Pa u ndalur nė shqyrtime pohimesh tė tija p.sh. kur thosh se madhėshtia e veprės sė Patėr Fishtės pa asnjė stepje mund t’a bėnte profesorin tė bėhej katolik; apo se si materiali i tij studimor pėr Kongresin e Drejtshkrimit pėrqėndrohej tek tradita e shkrimit tė gjuhės shqipe qė nga Buzuku e deri tek Mjeda, qėndrime tė cilat i flisnin hapur diktatorit lidhur me pikėpamjet e studjuesit tė shquar sa i takon gjuhės sė kultivuar gegėrishte, dua tė bėj njė krahasim. Njeri nga Padishahėt e Persisė, i mbushur siē qe me vetveten, kėrkoi t’a ballafaqonin me njeriun mė tė mėnēur tė vėndit. Mė nė fund ia sollėn tė pėrzgjedhurin para fronit. I drejtohet Padishahu tė mėnēurit dhe i thotė: Nė njėrėn dorė qė kam mbas shpine kam njė zog. I gjallė ėshtė ai apo i ngordhur? Pėr t’a shpėtuar jetėn e zogut i mėnēuri pėrgjigjet: Madhėri, ėshtė nė dorėn tuaj!
    E tani, qė nuk ndodhemi mė pėrpara trysnisė diktaturės, mė duket sikur nga amėshimi profesori i nderuar na bėn thirrje e na thotė: Gjuhėn e bukur shqipe, gegėrishten edhe toskėrishten, i kini nė dorė ju, dashuruesit e shqipes!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjuha Shqipe
    Nga kristimcs nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-12-2013, 08:43 PM
  2. Porosia ime pėr ty ... O babai im
    Nga Enkelejda_24 nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2013, 04:16 PM
  3. Gjuha e bishtit te maces !!
    Nga labja nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2012, 03:21 PM
  4. Pse Gjuha Letrare Shqipe?
    Nga ardona nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-03-2012, 09:15 PM
  5. gjuha shqipe
    Nga kuklla nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 11:03 AM