Gjithnjė e mė shumė njerėzit po bėhen tė ndėrgjegjshėm qė njė imazh i kuruar mirė, transmeton tek tė tjerėt sukses dhe siguri. Jetojmė nė njė kohė ku industria e modės fiton shuma marramendėse nė kėmbim tė njė pamjeje, e cila jo pak herė ėshtė njė armė fituese. Por nuk ėshtė e domosdoshme qė tė kesh miliona pėr t’u dukur e bukur dhe elegante. Disa rregulla bazė dhe pak fantazi janė elementėt e duhur pėr tė qenė gjithnjė e kuruar. Pėr tė pasur njė pamje perfekte, ēdo njeri duhet tė bėjė fillimisht njė vlerėsim real tė vetes. Kjo do tė thotė qė ju duhet tė dini pikat tuaja tė forta, tė cilat do t’i nxirrni nė pah, dhe pikat e dobėta, ato qė do tė mundoheni t’i “trukoni”. Atelier “Mineka” sugjeron disa variante veshjesh pėr tė pėrditshmen tuaj apo raste tė veēanta. Por edhe disa kėshilla tė vlefshme, pėr t’u dukur gjithnjė shik dhe elegante, pa u zhveshur apo shpenzuar shumė. Kur nisni tė blini veshjet pėr njė sezon, duhet tė bėni njė listė me gjėrat kryesore tė stinės.
Nė pranverė, veshjet qė nuk duhet tė mungojnė janė kostumet, kėmishėt dhe fundet. Kostumi ėshtė ai qė do t’ju japė njė pamje tė sigurt dhe elegante nė ēfarėdo rasti. Ėshtė rikthyer nė modė pamja retro, ndaj dhe kostumi qė propozon atelier “Mineka” ka elementė vintage tė ndėrthurur me prerje moderne. Xhaketa me pala nė supe dhe prerje nė mes, ėshtė ajo qė po preferohet mė shumė. Ky model vė belin mė shumė nė dukje dhe krijon njė siluetė perfekte. Ndėrsa nė ditėt mė tė ngrohta, mund tė kombinoni kėmisha mėndafshi apo shifoni, me funde treēerekshe. Nuk ka asgjė mė elegante se njė material luksoz me njė prerje tė thjeshtė. Do t’ju bėjė tė ndiheni komode, pa hequr dorė nga njė pamje shik. Pėr njė element modern, mund tė krijoni kontraste me ngjyrat, siē ėshtė fundi lejla me kėmishėn ngjyrė pana, apo kėmisha bezhė dhe fundi jeshil.
Keni njė festė me kolegėt e zyrės dhe nuk dini ēfarė tė vishni? Gjėja e parė qė duhet tė keni parasysh ėshtė qė tė mos e ekzagjeroni. Jeni me kolegėt tuaj, ndaj edhe pse jeni jashtė ambienteve tė zyrės, kėrkohet njė kod i caktuar. Atelier “Mineka” sugjeron kėtė kostum me jelek dhe pantallona. Mund ta vishni paradite nė zyrė, me njė kėmishė poshtė. Nėse hiqni kėmishėn dhe e vishni me sandalina, bėhet njė kostum shumė elegant pėr njė mbrėmje tė veēantė. Jeleku, qė deri vonė ėshtė konsideruar njė element mė shumė mashkullor, i jep pamjes tuaj shumė sensualitet. Ndėrsa pantallonat e drejta ju zgjasin figurėn.
Pėr njė mbrėmje tė veēantė, gjithnjė lėrini vetes disa orė pėr t’u bėrė gati. Veshjen duhet ta keni menduar qė mė parė, sepse nė tė kundėrt do tė bėheni lėmsh duke mos u ndier e sigurt. Pėr kėtė ju sugjerohet ky fustan gurkali, i punuar me gurė Swarovski. Ėshtė i thjeshtė dhe shumė elegant. Me gjatėsinė e tij poshtė gjurit, ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr njė eveniment ku doni tė dukeni moderne. Nėse keni ndonjė kilogram tė tepėrt, atėherė mund tė shtoni edhe peliēen e vogėl, qė ju mbulon krahėt dhe ju formon menjėherė njė siluetė mė elegante. Kombinojeni me njė ēantė tė vogėl dore dhe sandale ngjyrė floriri, dhe ju do tė shkėlqeni.
Pėr njė pritje apo festė shumė tė zgjedhur, pamja juaj duhet tė rrezatojė finesė dhe luks. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė rėndoheni me fustane qė ju bėjnė tė dukeni si pema e Vitit tė Ri. Mjafton njė detaj nė dukje i vogėl, pėr tė bėrė diferencėn, siē mund tė jetė njė hapje fine nė kurriz apo aksesorė qė nxjerrin nė pah feminilitetin tuaj. Fustani i zi ėshtė ideal nė njė rast tė tillė. Materiali i veēantė e bėn shumė aristokratik, ndėrsa prerja dhe gjatėsia do t’ju tregojnė mė tė dobėt dhe mė tė gjatė. Peliēeja e zezė qė e shoqėron, ėshtė njė element shumė elegant qė plotėson pamjen tuaj.
Po pėr ditėn mė tė veēantė nė jetėn e njė vajze, atė tė dasmės...? Ajo ėshtė dita ku sytė e tė gjithėve janė tė drejtuar tek ju, ndaj dhe duhet pasur shumė kujdes nė zgjedhjen e fustanit dhe aksesorėve tė tjerė. Pamja juaj duhet tė jetė madhėshtore, por pa rrezikuar qė tė mbingarkoheni. Propozohet ky fustan mėndafshi i punuar me gurė Swarovski. Duke qenė elegant dhe shumė sensual, ai do t’ju bėjė njė nuse me shumė klas. Pėr njė koktej apo darkė me miqtė, mund tė mos mbani vellon dhe tė zgjidhni njė fjongo tė kuqe, e cila do ta bėjė pamjen tuaj mė moderne.