Pėrplaset autobusi qė shkonte nė Athinė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Pėrplaset autobusi qė shkonte nė Athinė

    Receta Gatimi

    0/03/2008 - 10:42
    • Albana Ēakshiri

    KORĒE -Pasagjerėt e linjės sė autobusit Shqipėri- Greqi, kanė pėrjetuar tmerr dje nė superstradėn qė tė ēon drejt Kapshticės, pas njė aksidenti tė rėndė tė ndodhur nė rrugė. Nga pėrplasja e autobusit me njė fuoristradė, drejtuesi i kėsaj tė fundit, Gazmir Grazhdani ka gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrsa plagė tė rėnda ka marrė edhe pasagjeri i tij. Pėr fat tė mirė, udhėtarėt e autobusit nuk kanė pėsuar dėmtime, veē tmerrit e panikut. Pėr disa orė, qarkullimi i mjeteve nė aksin qė lidh Shqipėrinė me Greqinė u bllokua si pasojė e kėtij aksidenti. Aksidenti i rėndė automobilistik ka ndodhur nė superstradėn Korēė-Kapshticė, nė afėrsi tė fshatit Plasė, ndėrsa dyshohet qė shpejtėsia e mjetit dhe humbja e kontrollit ta kenė ēuar atė drejt daljes nė kah tė kundėrt.
    Aksidenti
    Ngjarja e rėndė, sipas policisė ėshtė regjistruar dje rreth orės 15:30, nė segmentin nacional Korēė-Kapshticė. Autobusi i linjės Shqipėri-Greqi ishte nisur nga Tirana drejt kryeqytetit grek, ndėrsa ėshtė pėrplasur nga njė fuoristradė e bardhė, e cila ka humbur kontrollin. Udhėtarėt e autobusit me targė TR 1806 M, janė pėrfshirė nga tmerri, ndėrsa kanė treguar mė pas para punonjėsve tė policisė, se kanė pėrjetuar panik nga kjo ngjarje e rėndė. Autobusi i kompanisė “Helios Travel” ka qenė me rreth 30 udhėtarė nė bord, midis tė cilėve dhe fėmijė. Drejtuesi i fuoristradės sė bardhė me tragė TR 0823 H, Gazmir Grazhdani nga Tirana, ka mbetur i vdekur nė vend, ndėrsa ėshtė plagosur dhe udhėtari tjetėr i tij, i identifikuar si Albert Daci. Policia tha se viktima 31- vjeēar ka pėsuar dėmtime tė jashtėzakonshme nė trup, ndėrsa shoku i tij ėshtė transportuar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Korēės. Ndonėse kanė nisur hetimet, ende nuk ėshtė pėrcaktuar shkaku i kėsaj tragjedie nė rrugė. Por dyshohet qė humbja e kontrollit tė ketė detyruar mjetin tė pėrfundojė nė kahun tjetėr tė rrugės, duke u pėrplasur me autobusin qė kishte 30 pasagjerė.
    KAOSI
    Aksidenti ka krijuar pėr gati dy orė probleme serioze tė qarkullimit rrugor. Reshjet e shumta tė shiut nga njėra anė si dhe mjegulla, por dhe mjetet zjarrfikėse dhe ato tė shpėtimit gjatė ndėrhyrjes nė aksidente, kanė bllokuar lėvizjen e mjeteve nė tė dyja anėt e kėsaj rruge. Me qindra automjete dhe udhėtarė nė to janė vėnė nė radhė, ndėrsa situata e cila ka qenė e pandry-shuar pėr mė shumė se dy orė, ėshtė kushtėzuar nga heqja e fuoristradės qė ėshtė pėrplasur me autobusin. Efektivė tė shumtė tė Policisė sė Qarkullimit Rrugor kanė stabilizuar situatėn me lėvizjet e mjeteve fillimisht me njė kalim, deri nė pėrmirėsim tė saj. Ndėrkaq, pėr sa i pėrket udhėtarėve tė autobusit qė kanė parė vdekjen me sy, kėta janė marrė nė pyetje nga policia.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Pėrplaset autobusi qė shkonte nė Athinė

    Me vjen shume keq.
    Mua sma mban fare kur udhetoj, kam shume frike kur degjoj gjera te tilla. Nje here erdha me autobus ne Shqiperi nga Athina, dhe skam fjetur
    gjume gjithe naten, e kisha syrin pishe, ngaqe shoferi ikte pak shpejt dhe ishte nate.

    Thashe shyqyr qe mberrita gjalle

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Video: Parashutisti Vdes pasi perplaset me nje Avion
    Nga Al Capone nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2012, 08:36 PM
  2. Bie nė humnerė autobusi me 40 nxėnės
    Nga Erinaa nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-05-2012, 03:03 PM
  3. Autobusi me kondicioner
    Nga tony65 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:34 AM
  4. Kometa perplaset me Jupiterin
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-01-2010, 03:51 PM
  5. Ngjitet pėr krevat qė tė mos shkonte nė shkollė
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 02:54 PM