Pėrzgjidhen gjashtė studiot mė tė mira ndėrkombėtare qė do tė vijojnė konkurrimin pėr Rigjallėrimin e
Sheshit Skėnderbej
Nė datat 6, 7 dhe 8 Mars u mblodh Komisioni i Short - listimit, i cili shqyrtoi 19 aplikimet e ardhura
nė adresė tė Konkursit Ndėrkombėtar pėr Rehabilitimin e Sheshit Skėnderbej. Konkursi ėshtė strukturuar
si njė proces i hapur nė dy faza. Nė Fazėn I, tė gjithė profesionistėt qė plotėsonin kushtet e pėrcaktuara
nė Detyrėn e Projektimit, ishin tė ftuar dhe aplikuan duke sjellė njė Deklaratė Eksperience dhe njė
Skicė-ide pėr organizimin hapėsinor tė Sheshit.
Komisioni i ngritur pėr kėtė konkurs shqyrtoi 19 aplikimet e ardhura nga Hollanda, Italia, Greqia, Rusia,
Gjermania, Spanja, Franca, Belgjika, New York, Masachussets. Komisioni i Short - listimit nė pėrfundim
tė vlerėsimit dhe pikėzimit, mori vendim tė pėrzgjedhė 6 aplikues. Studiot e pėrzgjedhura janė:
1. Daniel Libeskind New York
2. Architecture Studio Francė
3. Josep Lluis Mateo MAP Arquitectos Spanjė
4. MVRDV Hollandė
5. ATENA Studio & Partners - Italy
6. 51N4E - Belgium
Propozimet e zgjedhura janė tė larmishme dhe mjaft premtuese pėr njė garė tepėr dinamike nė Fazėn e Dytė.
Finalistėt e Fazės II do tė pėrgatisin secili njė projekt tė detajuar qė do ta dorėzojnė nė fund tė kėsaj
faze. Faza II finalizohet me vlerėsimin e Jurisė Ndėrkombėtare qė do tė zgjedhė projektin dhe ekipin
fitues, i cili do tė kontraktohet pėr tė punuar mbi projektin e detajuar tė zbatimit pėr Rehabilitimin e
Sheshit Skėnderbej.
Gjatė fazės sė dytė do tė organizohen ekspozita dhe prezantime publike, dhe Bashkia e Tiranės do tė
informojė publikun hap pas hapi pėr tė gjitha fazat e konkurrimit.
10.03.2008