Receta Gatimi

Dua shokė virtualė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Post Dua shokė virtualė

    Tendenca e re e te rinjve shqiptare eshte te ngulen para kompjuterave dhe teksa nuk u dine as emrat fqinjeve, te lidhin miqesi me qindra moshatare nga ana tjeter e Atlantikut



    Nuk ka nevojė qė tė stėrmundohesh pėr t’i gjetur numrin e telefonit, shoqėrinė e ngushtė apo vendin ku pi kafe. Nėse kėrkon tė njohėsh njė vajzė apo njė djalė tė ēfarėdolloj kombėsie, mjafton tė shprehėsh dėshirėn dhe ajo do tė plotėsohet njėsoj si me shkopin magjik. Mjafton tė kesh pak durim pėr tė qėndruar para kompjuterit dhe brenda pak minutash bėhesh pjesė e mijėra njerėzve tė kategorive e moshave nga mė tė ndryshmet.

    Tashmė edhe rinia shqiptare e ka pikasur kėtė mėnyrė tė re flirtimi online, aq sa kjo ėshtė kthyer nė njė mani pėr shumė prej tyre. Olsi ėshtė rreth 20 vjeē dhe navigimi nė sajtet sociale, si “hi5”, “myspace” apo “facebook” ėshtė kthyer nė kryefjalėn e mbrėmjeve tė vona deri nė orėt e para tė mėngjesit. “E kam gati tė pamundur qė tė mos klikoj tek kėto sajte, qė janė mė tė preferuarit jo vetėm pėr mua, por edhe shumė miq tė mi. Mendoj se tė qenit pjesė e kėtyre sajteve ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur sa mė shumė miq, tė njohėsh ndonjė vajzė interesante, qė nėse ėshtė nga Tirana, pse jo, tė lė edhe takime. Madje mund tė them qė disa shokė tė mi kanė krijuar lidhje dashurore me jo pak vajza”, thotė ai.

    Nuk ėshtė ēudi qė tek sajti i “facebook.com” tė gjesh edhe fotot e idhujve tė tu, qė mund tė jenė personazhe tė njohur VIP, modele, aktorė e kėngėtarė tė preferuar. Bubulina Krasniqi, kėngėtarja e njohur kosovare, Eliza Dushku, Afėrdita Dreshaj etj., janė dhe shumė emra tė tjerė qė i shtohen listės sė protagonistėve tek “facebook”, mjafton qė tė vendosėsh emrin e tyre tek seksioni “Search”. Njė foto e zgjedhur ose dhe njė album i plotė ku janė fokusuar momente nga mė tė ēmendurat, e shtojnė edhe mė dozėn e interesit tė tė rinjve shqiptarė. E pėr hir tė sė vėrtetės, shumica e meshkujve tregojnė se janė tė etur tė krijojnė kontakte, sidomos me ato femra qė nė sajt kanė shkarkuar fotot e tyre mė “hot”.

    Sociologu i njohur Lekė Sokoli i jep nota pozitivizmi kėtij fenomeni qė ka prekur vrullshėm shoqėrinė shqiptare, duke lėnė tė kuptohet se ėshtė njė formė e gjetur pėr tė kaluar kohėn. “Pėrmes lundrimit nė kėto sajte, mendoj se rinia kėrkon qė tė shfrytėzojė mundėsitė e reja tė komunikimit qė janė sot, sepse nė kohėn tonė as qė mund tė imagjinohej diēka e tillė. Si njė studiues i njė seri fenomenesh sociale, unė mendoj se kjo ėshtė pozitive deri nė momentin qė nuk kalon nė njė mani. Sepse e di qė tek pjesa dėrrmuese e tė rinjve kjo ėshtė kthyer nė njė nevojė tė qenėsishme, qė i detyron ata tė lėnė pas dore gjėra tė tjera edhe mė edukative. Navigimi nėpėr sajte interesante mendoj se ėshtė mė sė miri njė ndėrthurje e dhuntive tė shumė tė rinjve me mundėsitė qė u ofron teknologjia e pėrparuar sot”, shpjegon Sokoli.

    Po si ēdo fenomen tjetėr qė ka dy anėt e medaljes, edhe tė klikuarit tek “hi5”, “facebook” apo “myspace” nuk janė gjithmonė njė hap i sigurt, sepse njė numėr i madh tė rinjsh zgjedhin qė tė abuzojnė me forma nga mė tė ndryshmet, duke vendosur foto tė tjera, duke pėrdorur njė fjalor aspak tė zgjedhur qė shkon deri nė banalitet. Kėto aspekte janė njė metodė deri dikur frenuese, qė tė bėn tė mendohesh gjatė pėrpara se t’i japėsh “Enter” komandės qė tė lejon tė bėhesh pjesė e “hi5” apo “facebook”.

    Anida ėshtė njė studente shqiptare nė njė universitet tė famshėm tė Romės. Ajo zgjedh pikėrisht kėtė metodė pėr tė zgjeruar rrethin miqėsor, sidomos me bashkatdhetarė tė tjerė nga e gjithė bota. “Mė vjen mirė qė ekzistojnė kėto tip forumesh, qė na lejojnė tė krijojmė sa mė shumė miqėsi. “Hi5” ėshtė sajti im i preferuar dhe aty kam zėnė plot shokė e shoqe. Madje mund tė pohoj qė njė mike imja ėshtė lidhur me njė djalė qė e njohu pėrmes “hi5” dhe ata vazhdojnė tė jenė ende tė dashuruar”. Duket se dėshira pėr tė pasur sa mė tepėr miq virtualė, i shtyn edhe mijėra tė rinj shqiptarė qė pėr orė tė tėra tė ngulen para kompjuterit nėpėr sajtet e preferuara “facebook”, “hi5” apo “myspace.com”.

    Material nga gazeta korrieri

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e nina
    Anėtarėsimi
    Feb 2008
    Postime
    20
    Reputacioni
    0

    Re: Dua shokė virtualė


    Une jam me menyren tradizionale per te zgjeruar rrethin e miqesise me rendesi:

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    jo vetem qe kerkoj shok virtual po edhe kam

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    dua shoqe .............

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    MAJDI a mun te jem njera un

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    po ndersa je njera nga te cilat te kam ketu ne lirenti sigurisht qe po

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Faleminderit MAJDI

  8. #8
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga unikatil Lexo postimin
    MAJDI a mun te jem njera un
    Kisha pershtypjen qe ishe djale.

  9. #9
    Nice Man Moderator Maska e Erlindi
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    904
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    Edhe une

  10. #10
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Donnaa
    Anėtarėsimi
    Oct 2009
    Postime
    470
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    e vertet e dija qe mendoni qe jom djal po ja qe nuk kam mundur te regjitrohem me ermirn tim EDA ju pershendes

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeta virtuale
    Nga Altin111 nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-10-2012, 09:51 AM
  2. Vetem shoke apo...........??
    Nga Alb-Angel nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 06:36 PM
  3. Rrembehet nga kenaqesia virtuale e perfundon...
    Nga Cuore RossoNero nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 21-04-2012, 10:30 PM
  4. Pse smund te bej me shoke ne facebook?
    Nga endri007 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-12-2010, 10:14 PM
  5. Memoria virtuale
    Nga kuklla nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2008, 11:34 AM