Ditėt e fundit Zyra e Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit Muze tė Gjirokastrės ka hedhur nė qarkullim njė guidė turistike dixhitale pėr qytetin e gurtė e cila synon tė shpėrndahet nė hapwsirėn mbarėshqiptare.

Nėpėrmjet informacionit tė hedhur nė CD grupet e vizitorėve vendas dhe tė huaj qė mbrijnė nė qytetin e gurtė mund tė orientohen pėr tė vizituar pikat turistike, apo pėr ta patur mė te thjeshtė tė gjejnė baret, restorantet apo hotelet qė ofrojnė shėrbimin e tyre nė zona tė ndryshme tė qytetit. “Nė kuadėr tė nismės “Nxitja e turizmit Kulturor tė Gjirokastrės me Kosovėn” , qė Zyra jonė ndėrmori pak ditė mė parė, ka pėrfunduar hartimi i njė guide tė Gjirokastrės nė CD”, thotė Rajmond Kola, drejtori i Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit Muze.

Guida pėrfshin rreth 130 faqe elektronike me informacione tė ndryshme pėr Gjirokastrėn. Nė tė pasqyrohet harta turistike e qytetit, adresari i saktė i restorantėve, hoteleve si dhe elementė tė tjerė tė infrastrukturės nė shėrbim tė grupeve tė vizitorėve. Ky material ėshtė i ilustruar me fotografi. Sipas drejtorit Kola “guida do tė shpėrndahet nė agjensitė turistike nė Kosovė si dhe nė grupet turistike nga Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi qė do tė jenė tė pranishme nė Gjirokastėr gjatė kėtij sezoni turistik”.
Ndėrkohė pritet tė pėrfundojė sė shpejti njė version i kėsaj guide edhe nė gjuhėt angleze dhe italiane. “I gjithė ky informacion synon tė krijojė njė paketė tė plotė informative pėr grupet e vizitorėve qė mbėrijnė nė Gjirokastėr”, thotė Kola
Ndėrkohė Zyra Administrimit dhe Koordinimit tė Qytetit Muze tė Gjirokastrės krahas shpėrndarjes nė mėnyrė dixhitale tė kėsaj guide synon gjetjen e partnerėve tė interesuar nė mėnyrė qė ky material informativ tė pasqyrohet edhe nė botimet e ndryshme nė shėrbim tė grupeve turistike.

Blerim Kore gazeta Bisnesi