Receta Gatimi

Dhuna kundėr shtypit ėshtė e patolerueshme”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Dhuna kundėr shtypit ėshtė e patolerueshme”

    14/03/2008 - 10:26
    • Tedi Blushi

    Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Tiranė, ka reaguar dje ndaj dhunės sė ushtruar ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti demokristian, Tom Doshi. Ambasadori John Withers, nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp ka dėnuar ashpėr aktin, duke deklaruar se nė njė vend demokratik, dhuna ėshtė e patolerueshme. Diplomati amerikan i kėrkoi autoriteteve tė hetojnė seriozisht akuzat, dhe e quajti tronditėse kėtė situatė ku pėrfshihen deputetė tė Kuvendit. “Raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit, - tha Withers, - dėnon dhunėn nė njė vend demokratik”. Mė tej, ai shtoi se ka ndjekur nga afėr raportimet rreth sulmit, tė cilin ai e quajti njė veprim burracak kundėr gazetarit Likmeta nga deputeti Doshi dhe nė praninė e ligjvėnėsit socialist, Arben Isaraj. “Kėto raportime bėhen akoma dhe mė tronditėse, pėr faktin se ata janė tė dy anėtarė tė parlamentit. Raporti i tė drejtave tė njeriut tė qeverise amerikane, i publikuar vetėm dy ditė mė parė, e bėn plotėsisht tė qartė qė dhuna dhe kėrcėnimet me dhunė kundėr shtypit, janė tė patolerueshme nė njė demokraci”, - theksoi gjatė fjalės sė tij ambasadori amerikan. Gjithashtu, Withers pėrshėndeti deklaratėn e kryeministrit Sali Berisha, i cili bėn thirrje pėr njė hetim tė plotė tė akuzave. “Pėr kėtė pres tė shoh shpejt rezultatet e kėtij hetimi”, - deklaron Withers. Ndėrkohė, ambasadori amerikan u ka bėrė thirrje edhe pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile dhe veēanėrisht kolegėve tė gazetarit Likmeta, qė tė denoncojnė me guxim dhunime tė tilla tė lirisė sė shprehjes.
    Akti i dhunės
    Gazetari Besar Likmeta, i cili punon pėr agjencinė e njohur rajonale, BIRN (Balkan Investigative Reporting Netėork), ėshtė rrahur brutalisht nė datėn 10 mars nga deputeti i PDK-sė, Tom Doshi nė ambientet e barit tė “Hotel Sheraton”, rreth orės 10:45, nė prani tė klientėve dhe stafit tė hotelit. Dėshmitar dhe njėherėsh shoqėrues i deputetit Doshi, ishte edhe deputeti i Partisė Socialiste, Arben Isaraj, i cili ndonėse nuk ka ushtruar dhunė direkte mbi gazetarin, ėshtė pėrfshirė nė debatin paraprak me tė, nė krah tė Doshit. Likmeta, i cili pėsoi dėmtime nė fytyrė nga dhuna e parlamentarit, ka shkruar nė 20 shkurt tė kėtij viti mbi diplomat false tė deputetėve shqiptarė, mes tė cilėve ka qenė dhe demokristiani Doshi. Pasi kreu njė investigim tė pavarur mbi ngjarjen e rėndė, BIRN i ka dėrguar Kryeministrit Sali Berisha, pėrfaqėsuesve tė huaj nė Shqipėri dhe organizatave qė mbrojnė tė drejtat e njeriut, njė letėr, ku i njofton mbi ngjarjen dhe kėrkon ndėrhyrje tė menjėhershme tė tij. Duke kujtuar se ky nuk ėshtė precedenti i parė me karakter fizik i deputetit Doshi, edhe lėvizja “Mjaft” i ka bėrė thirrje pėrfaqėsuesve tė medias, pėrfaqėsive diplomatike dhe tė gjithė aktorėve tė shoqėrisė civile, qė tė reagojnė mbi kėtė ngjarje tepėr tė rėndė.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Dhuna kundėr shtypit ėshtė e patolerueshme”

    Lėvizja “Mjaft” dhe disa pėrfaqėsues tė medias protestuan dje para Kuvendit tė Shqipėrisė, kundėr dhunės qė deputeti i PDK-sė Tom Doshi ka ushtruar ndaj gazetarit Besar Likmeta, i agjencisė BIRN, pas njė investigimi qė ky i fundit kishte bėrė nė lidhje me diplomėn e deputetit tė PDK-sė. “Brutaliteti i ushtruar kėto ditė mbi gazetarin Besar Likmeta dėshmon se eksperiencat e dhunės qė politika ushtron mbi median, nuk janė pjesė e historisė sė para vitit 2000”, - u shpreh njė pėrfaqėsues i “Mjaft”-it, i cili nė emėr tė kėsaj lėvizjeje kėrkoi nga Kuvendi jo vetėm qė tė dėnojė kėtė dhunė, por t’i heqė mandatin deputetit Doshi, nėse vėrtetohet se diploma e tij ėshtė false. “Tom Doshi nuk duhet tė jetė mė deputet i kėtij vendi, vota e tij nuk mund tė pėrfaqėsojė mė vullnetin e votuesve shqiptarė”, - shtoi ai.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Dhuna kundėr shtypit ėshtė e patolerueshme”

    Incidenti mes gazetarit Besar Likmeta dhe deputetit Tom Doshi, tashmė do tė jetė objekt i punės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Burime zyrtare pranė kėsaj tė fundit, kanė deklaruar se nė bazė tė kallėzimit tė depozituar nga gazetari Likmeta, prokuroria ka vendosur nisjen e procedimit penal pėr akuzėn e “goditjes pėr shkak tė detyrės”. Sipas tė njėjtave burime, grupi i hetimit pritet tė sekuestrojė kasetat e kamerave tė sigurisė nė hotel “Sheraton”, ku ka ndodhur edhe ngjarja, si dhe marrjen nė pyetje tė dėshmitarėve okularė. Ndėrsa pėr sa i pėrket tė akuzuarit Tom Doshi, ky i fundit nė kushtet qė gėzon imunitet si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, mund tė paraqitet vullnetarisht nė prokurori. Ndėrkohė qė nėse prokurorėt vėrtetojnė plotėsisht akuzėn e ngritur, pritet t’i kėrkojnė Kuvendit heqjen e imunitetit pėr deputetin Tom Doshi. ga.ja

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Dhuna kundėr shtypit ėshtė e patolerueshme”

    Pėrdorimi i dhunės ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti demokristian Tom Doshi, ka sjellė edhe reagimin e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit. Zyra e Shtypit pranė Kryeministrisė bėri tė ditur se shefi i qeverisė, Sali Berisha, duke dėnuar kėtė akt dhune u ka kėrkuar autoriteteve pėrgjegjėse tė ndėrmarrin njė hetim tė thelluar dhe tė plotė ndaj tij. “Kryeministri ka mėsuar me shqetėsim lajmin e pėrdorimit tė dhunės ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti Tom Doshi, nė prani tė deputetit Arben Isaraj. Duke dėnuar kėtė akt dhune dhe ēdo akt tjetėr ndaj gazetarėve, Kryeministri i kėrkon autoriteteve pėrgjegjėse tė ndėrmarrin njė hetim tė thelluar dhe tė plotė ndaj kėtij akti tė papranueshėm”, citojmė tė plotė njoftimin e zyrės sė shtypit pranė shefit tė ekzekutivit. Nė lidhje me kėtė akt tė shėmtuar dhune reagoi dje mjaft ashpėr edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nė deklaratėn e saj pėr shtyp, kryeparlamentarja deklaron se ėshtė i papranueshėm ēdo akt dhune, kudo dhe kurdo, aq mė tepėr akti i dhunės ndaj gazetarit. “Po aq e dėnueshme dhe e papranueshme sa goditja ndaj gazetarit ėshtė edhe soditja nė kėtė akt tė shėmtuar”, - vijon mė tej Topalli.





    K

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Dhuna kundėr shtypit ėshtė e patolerueshme”

    Deputeti Tom Doshi kėrkoi ndjesė dje pėr incidentin me Besart Likmetėn. Por Doshi sqaron se veprimi i tij erdhi i nxitur nga provokimet e Likmetės. Nė njė deklaratė tė bėrė pas kontaktit qė “Gazeta Shqiptare” pati me deputetin Doshi, ai sqaron nė njė deklaratė publike se “Ditėn e hėnė, mė 10 mars, rreth orės 20:30, kur pas seancės parlamentare po darkoja me deputetėt Nard Ndoka, Jak Ndoka, Pashk Ujka, Ymer Tola dhe Paulin Sterkaj, mora njė telefonatė ku m’u kėrkua njė takim nė lidhje me njė pretendim tė kėtij personi pėr problemin e njė diplome. E njoftova se isha i zėnė pėr momentin dhe e lamė tė flisnim njė ditė tjetėr”. “Ēuditėrisht pas diēka mė shumė se njė orė, rreth orės 22:00 marr nė celular njė sms (tė cilėn e disponoj) ku pėrsėri m’u kėrkua takim me ngulm nga po ky person. E telefonova, i ēuditur se pse duhej tė takoheshim kaq vonė, kur jo mė pak se njė orė e gjysmė pėrpara kishim vendosur tė takoheshim njė ditė tjetėr. Gjithsesi duke parė kėmbėnguljen e zotėrisė, vendosėm tė takoheshim nė “Sheraton” rreth orės 22:30", - thuhet nė sqarimin e deputetit Doshi. Ai shprehet mė tej se “e sugjerova unė vendtakimin nė “Sheraton”, pasi kisha lėnė njė takim me deputetin Isaraj nė kėtė orė. Ishim ulur sė bashku me zotin Isaraj nė kafenenė e “Hotel Sheraton”, kur njė person, i cili ishte duke pirė konjak nė banakun e lokalit, erdhi nė tavolinėn tonė pas rreth 15 minutash. Nė fakt, - thuhet nė deklaratėn e deputetit demokristian, - na bėri pėrshtypje sepse po pinte i vetėm nė banak”. “U prezantua dhe e ftuam tė ulet nė tavolinėn tonė. Qė nė momentin qė u ul, fjalia e parė qė tha ishte: “Unė jam ai qė e kam nxjerrė nė internet me emėr”. Pyetja qė i drejtova i ēuditur ishte: “Ēfarė kėrkoni nga unė, pasi tashmė lajmi ėshtė publik dhe nuk kam ndonjė koment mbi tė”. M’u pėrgjigj se “do tė vazhdoj ta botoj pėrsėri, por mund tė gjejmė dhe mėnyrėn se si tė mos botohet”, - vazhdoi duke thėnė se edhe ai donte tė jetonte mė mirė dhe tė bėnte karrierė”, - shprehet ish-deputeti i PS-sė, Doshi. “E pyes se ēfarė kuptonte me mėnyra tė tjera dhe m’u pėrgjigj se kėrkonte nga unė 10.000 euro dhe premtoi se me t’ia paguar kėtė shumė, nuk do merrej mė me kėtė problem. Nė kėto momente, i habitur i kėrkova njė dokument identifikimi. M’u pėrgjigj se nuk punonte pėr ndonjė organ mediash vizive a tė shkruar nė Shqipėri, por ishte redaktor i njė faqeje informative nė internet me qendėr a nė Bosnje a nė Beograd, nuk mė kujtohet mirė”, - vijon sqarimin e ngjarjes Doshi. “Nė moment, - rrėfen ai, - i revoltuar dhe irrituar jashtė mase, i them se mua nuk mė ka ndodhur kurrė tė mė vendosė njeri gjobė. Personi i prezantuar si redaktor, me njė qetėsi tė habitshme mė thotė qė ‘ti je nga deputetėt mė tė pasur, i ke arritur ato qė ke dashur nė jetė dhe unė kam pikėsynimet e mia nė jetė’. I nervozuar ngrihem nga tavolina pėr t’u larguar dhe ndėrkohė, ky person duke nėnqeshur mė thotė: ‘Atėherė do vazhdoni tė lexoni shkrimet e mia pa emėr pėr ty’, - shpjegon deputeti Tom Doshi. “Nė moment, - tha ai, - i ngritur siē isha, nuk munda ta kontrolloj veten nga pafytyrėsia dhe provokimi i kėtij personi dhe nė gjaknxehtėsi e sipėr e godas me ēantėn e dokumenteve dhe celularit qė mbaj me vete. Nė lidhje me tė gjithė tė vėrtetėn qė deklarova mė lart, jo vetėm sqaroj opinionin publik, por dua tė kėrkoj dhe ndjesė pėr reagimin tim tė nxituar tė momentit”, - pėrfundon deklaratėn e tij deputeti Tom Doshi, i cili nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare” kishte deklaruar disa minuta mė parė si mė poshtė:
    Zoti Doshi, a mund tė na sqaroni a keni pasur konfrontim me gazetarin Besar Likmeta dhe si ka ndodhur?
    Nuk kam pasur asnjė konfrontim. Madje, unė kėtė gazetar as nuk e njoh fare. Mė habit fakti se si komentohet e gjithė kjo ngjarje.
    Atėherė, ju i vlerėsoni tė kota reagimet gjatė kėtyre dy ditėve nė lidhje me kėtė ngjarje?
    Unė jam i habitur nga gjithėēfarė po thuhen. Nuk kam pasur asnjė pėrplasje me asnjė njeri. Nuk e njoh fare kėtė gazetar pėr tė cilin flitet.
    Pėr kėtė ngjarje ka reaguar edhe ambasadori amerikan nė Shqipėri, i cili e ka dėnuar si rast dhune. A keni njė koment nė lidhje me kėtė reagim?
    Pse, kush ėshtė ambasadori amerikan? Ai duhet tė jetė nė dijeni, tė mėsojė mė parė a ka ndodhur apo jo dhe pastaj duhet tė flasė. Ju lutem, flisni me juristin tim…
    (flet juristi)..
    Ju lutem, zoti Tom Doshi nuk ka pėr tė bėrė asnjė koment. Do tė ketė njė deklaratė nė momentin qė ai ta gjykojė tė pėrshtatshme.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dhuna ndaj femres!?!?!?!?!
    Nga Alb-Angel nė forum Familja dhe tė Rinjtė
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 02-07-2013, 10:38 PM
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2013, 04:25 PM
  3. Dhuna nė shkolla, fenomen konstant
    Nga smocking2 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2010, 10:41 AM
  4. Dhuna ndaj Bazes, Rama akuzon Berishėn
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 06:45 PM
  5. Shtohet dhuna ne familje
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 07:42 PM