17/03/2008 - 13:02
• Nderkombetare

Ngrohja e klimės nuk ėshtė rrezik vetėm pėr mbi jetesėn e shumė specieve qė jetojnė nė vendet mė ekstreme tė planetit. Ngritja e temperaturave po vė nė rrezik mbijetesėn e disa vendeve qė prej dekadash mirėpresin turistė nga e gjithė bota. Revista ekonomike “Forbes”, qė shumė herė ėshtė pėrcaktuar nga ekspertėt e financės “Bibla e kapitalizmit”, ka provuar tė bėjė njė renditje tė zonave detare qė rrezikojnė tė zhduken. Pėrveē ngrohjes klimaterike, faktorėt qė mė shumė kėrcėnojnė ekosistemin e kėtyre territoreve, janė peshkimi i tepėrt dhe ndotja detare.
PHUKET DHE KARAIBET
Bregdeti i parė i famshėm qė renditet nė kėtė klasifikim ėshtė ai qė ndodhet rreth ishullit Phuket, nė Tailandė. I famshėm pėr plazhet e tij ranore dhe pėr fshatrat turistikė mjaft nė modė, Phuket nė vitet e fundit ka pėsuar ndryshime tė ndjeshme pėr shkak tė ngrohjes sė klimės. Problemi mė i madh qė kėrcėnon ishullin ėshtė thatėsira. Shpesh gjatė sezonit tė plazhit, edhe hotelet mė modernė pėrballen me mungesėn e ujit. Nėse shohim nė perspektivė, kjo rritje e ndjeshme e fenomenit tė mungesės sė ujit mund tė krijojė tensione tė forta mes popullsisė lokale dhe industrisė sė turizmit.
Klasifikimi vijon mė tej me ishujt Karaibe. Sikurse shpjegon Mark Spalding, njė shkencėtar i botės detare, gjithashtu pjesėtar i organizatės ndėrkombėtare “Nature Conservancy”, kėta ishuj janė goditur nga “kėrcėnime tė fuqishme”, siē janė ngrohja e klimės, urbanizimi i tepruar dhe peshkimi ilegal. Pėr mė tepėr, pakėsimi i koraleve, i shkaktuar nga stuhitė gjithnjė e mė tė shpeshta, ėshtė njė fenomen shkatėrrues qė godet barrierat koralore dhe ekosistemin e ishujve.
GJIRI MAINE DHE ISHULLI I MAJORKES
Njė tjetėr linjė bregdetare e kėrcėnuar nga ngrohja e klimės ėshtė ajo qė shtrihet pėrgjatė gjirit tė Maines, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sikurse shkruan “Forbes”, ky vend “nuk ėshtė vetėm njė strehim pėr turistėt, por ėshtė edhe njė mbėshtetje e fortė pėr ekonominė rajonale”, qė jeton kryesisht me peshkimin dhe rritjen e kafshėve shtėpiake.
Megjithatė, sipas njė studimi tė revistės prestigjioze “Science”, ngrohja klimaterike dhe peshkimi i tepėrt janė faktorėt thelbėsorė qė kanė pėrcaktuar ngritjen e nivelit tė detit, duke bėrė qė tė rritet edhe rreziku i pasojave tė mundshme serioze tė ekosistemit detar. Tė kėrcėnuara nga ndryshimet klimaterike janė edhe brigjet mesdhetare te Majorkės, tė famshme pėr numrin e madh tė turistėve qė e vizitojnė ēdo verė. Kėto brigje, ashtu si dhe Phuketi, janė tė kėrcėnuara nga pakėsimi i ujit tė pijshėm, tė ardhur si pasojė e kėrkesės nė rritje dhe ngritjes sė temperaturave atmosferike. Vitet e fundit, qeveria spanjolle ėshtė pėrpjekur tė ndreqė problemin e thatėsirės duke dėrguar atje shumė anije cisterna, por pėr tė ardhmen ekziston frika e rėnies sė industrisė sė lulėzuar tė turizmit.
TĖ TJERĖT
Revista “Forbes” rendit nė listėn e saj edhe 4 zona tė tjera bregdetare qė rrezikohen nga faktorė tė ndryshėm. I pari ėshtė ai qė shtrihet pėrgjatė bregut qendror tė Kilit, i formuar nga shumė plazhe tė mrekullueshme, tė pafrekuentuara nga turistėt. Kėtu zhdukja e shumė specieve detare nuk i faturohet vetėm ngrohjes sė klimės, por edhe ndotjes tė shkaktuar nga shumė industri peshkimi te shfaqura vitet e fundit ne territoret pėrreth.
Klasifikimin e vijon bregu qė gjendet pėrgjatė kufirit me Kanadanė meridionale dhe shtetin amerikan tė Oregonit, i goditur nga njė nivel i lartė ndotjeje, ēka ka shkaktuar zhdukjen e shumė specieve e madje ka ndikuar edhe nė zhvillimin e peshqve tė seksit mashkullor me karakteristika seksuale femėrore.
Klasifikimin e mbyllin brigjet lindore tė Filipineve, tė kėrcėnuara nga peshkimi i tepėrt dhe kthimi i pyjeve nė rezervate pėr mbarėshtimin e peshqve dhe karkalecave (kėto pyje mbrojnė zonat bregdetare nga erozioni, ciklonet dhe erėrat) dhe disa zona bregdetare tė lagura nga Deti i Veriut, edhe kėto tė goditura nga peshkimi i tepėrt dhe ndotja.
Elona Memushi